Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë: Komuna Preshevës e detyruar të anulojë konkursin për financimin e mediave
Lokale

Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë: Komuna Preshevës e detyruar të anulojë konkursin për financimin e mediave

12.Dec.2016 22:12
0
Shoqata e pavarur e gazetarëve të Serbisë (NUNS) ka publikuar një komunikatë përmes të cilës fton komunën e Preshevës për të anuluar konkursin për bashkë-financimin e projekteve të medieve me qëllim të realizimit të interesit publik në fushën e informimit.

“Komuna Preshevës është i detyruar të anulojë konkursin, i cili haptazi favorizon mediat që informojnë në gjuhën shqipe dhe diskriminon të gjitha mediat e tjera, u konkludua në një takim ku morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Administratës Publike dhe Pushtetit Lokal, Ministrinë e Kulturës dhe informimit, Trupit Koordinues për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë, Shoqatës së pavarur të gazetarëve të Serbisë (NUNS), si dhe një përfaqësues i Misionit të OSBE-si vëzhgues” thuhet në komunikatën e lëshuar nga NUNS.

Mes tjerash në komunikatë thuhet se “Koalicioni i shoqatave të gazetarëve dhe mediave” (NUNS, UNS, NDNV, АNЕРdhe Lоkаl prеs) publikisht më 18.11.2016 ka ftuar komunën e Preshevës të anuloj konkursin pasi që është në kundërshtim me kushtetutën dhe Ligjin për informimin publik të Republikës së Serbisë.

Të dy ministritë në përputhje me përgjegjësitë dhe kompetencat e saja do të marrin masat e nevojshme për zgjidhen e situatës së krijuar nga komuna e Preshevës në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme.

Një vërejtje të tillë komunës së Preshevës ia ka drejtuar edhe Ministria e Kulturës dhe Informimit dhe lidhur me parregullsitë ligjore në këtë konkurs vërejtjen ia anë tërhequr më arë edhe përfaqësuesit e Ministrisë për çështje shtetërore dhe pushtet lokal dhe përfaqësuesit e Trupit Koordinues.” shkruan në komunikatën e lëshuar sot nga NUNS.

Nagip Taipi nga Tërnoci me vepra arti përmes copëzave të drurit (video)
Hapet zyrtarisht pikëpagesa rrugore në Preshevë, nga 40 të punësuar vetëm 6 shqiptarë?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration