Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë: Komuna Preshevës e detyruar të anulojë konkursin për financimin e mediave
Shoqata e pavarur e gazetarëve të Serbisë (NUNS) ka publikuar një komunikatë përmes të cilës fton komunën e Preshevës për të anuluar konkursin për bashkë-financimin e projekteve të medieve me qëllim të realizimit të interesit publik në fushën e informimit.“Komuna Preshevës është i detyruar të anulojë konkursin, i cili haptazi favorizon mediat që informojnë në gjuhën shqipe dhe diskriminon të gjitha mediat e tjera, u konkludua në një takim ku morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Administratës Publike dhe Pushtetit Lokal, Ministrinë e Kulturës dhe informimit, Trupit Koordinues për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë, Shoqatës së pavarur të gazetarëve të Serbisë (NUNS), si dhe një përfaqësues i Misionit të OSBE-si vëzhgues” thuhet në komunikatën e lëshuar nga NUNS.
Mes tjerash në komunikatë thuhet se “Koalicioni i shoqatave të gazetarëve dhe mediave” (NUNS, UNS, NDNV, ÐNЕРdhe Lоkаl prеs) publikisht më 18.11.2016 ka ftuar komunën e Preshevës të anuloj konkursin pasi që është në kundërshtim me kushtetutën dhe Ligjin për informimin publik të Republikës së Serbisë.
Të dy ministritë në përputhje me përgjegjësitë dhe kompetencat e saja do të marrin masat e nevojshme për zgjidhen e situatës së krijuar nga komuna e Preshevës në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme.
Një vërejtje të tillë komunës së Preshevës ia ka drejtuar edhe Ministria e Kulturës dhe Informimit dhe lidhur me parregullsitë ligjore në këtë konkurs vërejtjen ia anë tërhequr më arë edhe përfaqësuesit e Ministrisë për çështje shtetërore dhe pushtet lokal dhe përfaqësuesit e Trupit Koordinues.” shkruan në komunikatën e lëshuar sot nga NUNS.