Foto: zerilugines
Lokale
Hapet zyrtarisht pikëpagesa rrugore në Preshevë, nga 40 të punësuar vetëm 6 shqiptarë?
Në autoudhën Levosojë drejt kufirit me Maqedoninë me një gjatësi prej 22 km është hapur zyrtarisht pikëpagesa rrugore .Kjo pikëpagesë ka 8 korësi e vendosur në Preshevë është pjesë e autoudhës në korridorin 10 dhe pagesa për automjete do të jetë 70 dinarë dhe për mjetet e rënda 440 dinarë.
Fillimi ka qenë i mbarë dhe pas asnjë problem, ka thënë për rtv “Presheva” kështu Nikolina Arbutina , bashkëpunëtore profesionale për koordinim dhe komunikim në “Putevi Serbije”
Ndërmarrja publike shtetërore “Putevi Srbije” ka paralajmëruar gjithashtu se edhe pjesa tjetër në Bujanoc prite shpejt të aktivizohet pikëpagesa në Bujanoc.
Jo zyrtarisht është mësuar se në mesin e 40 të punësuarve janë vetëm 6 shqiptarë që do të punojnë në pikëpagesën rrugore në Preshevë./Titulli/com/.