Buxhet, apo mu në xhep!?
Lokale

Buxhet, apo mu në xhep!?

27.Oct.2015 19:05
0
Nga aspekti etimologjik fjala buxhet (bougette) ka prejardhe françeze që në gjuhën shqipe përkthehet si "çantë e lëkurës",por jo "kulet e lëkurës" siç edhe po shfrytëzohet.

Shkruan: Izeir Islami

Buxheti është akt juridik me të cilin planifikohen të hyrat dhe të dalat për vitin e ardhshëm fiskal (vit kalendarik) dhe i cili miratohet nga organi më i lartë legjislativ siç është kuvendi i Republikës apo ai komunal.

Vlen të theksohet se gjat propzimit të projekt buxhetit në shtetet dhe vendet e zhvilluara marrin pjesë edhe qytetarët,grupet e interesit,profesionistët etj. Kjo ndodhë për arsye se qytetarët janë edhe tatimpagues dhe se ai tatim duhet tu kthehet atyre në formë të të mirave publike.

Buxheti ka disa funksione. Njëri ndër to është funskioni ekonomik zhvillimor e social. Përmes këtij funksioni duhet të ndikoj në qëllimet e politikës ekonomike si p.sh. në punësim, përmirësimin e jetës së qytetarëve apo edhe në zbutje të varfrisë etj.

Se, a e ka arritur këtë qëllim buxheti komunal viteve të fundit më së miri shihet përmes normës se lartë të papunsisë e cila është diku rreth 70% dhe nivelit të lartë të varfrirsë.

Më e keqja është se ky buxhet sipas raportit të Revizorit republikan për vitin 2014-të (revisio lat.rishikim) del se është keqpërdorur për shuma tejet te mëdha në shumë institucione publike, themeluse e së cilave është komuna por edhe nga vet administrata komunal.

Institucioni i cili ka bërë shkelje e keqpërdorime është NP “Direkcioni për ndërtim”  edhe atë për shuma tejet të mëdha. Në bazë të raportit shihet qartë se ky institucion ka bërë shkelje procedurale gjegjësisht shkelje të prokurimit e të tenderimit.

Gjithashtu shkelje të mëdha janë gjetur edhe në administratën komunale por edhe në entin parashkollor “Gëzimi Ynë”.

Buxheti për vitin 2014-të  nuk ka qenë as zhvillimor as social por, ka qenë i keqpërdorur, andaj qytetarët duhet të jenë aktiv atëherë kur bëhet fjalë për “paratë publike” të cilat rrjedhimisht janë parat e tyre.

Gjithnjë sipas raportit të Revizorit shihet se ky nuk ka qenë buxhet i qytetarëve  por për disa persona ka qenë  buxhet “për mu në xhep”.

Në kushte e krizës ekonomike me të cilat po ballafaqohet e gjithë bota, kryetari i komunës zv.kryetari dhe kryetari i kuvendit rrisin pagat e tyre për 30% , e në të njejtën kohë, popullata  po ballafaqohet me nje situatë tejet të vështirë sociale. Në këso situata krize, buxheti do të duhej të shpenzohej me shumë kujdesë, duke përcaktuar prioritetet e prioriteve.

Se si do të duhej të shpenzohej buxheti komunal le ta marim shembull kryeytarin e komunës së Elez Hanit z.Refki Suma i cili ka ndryshuar linjat buxhetore konkretisht ato të cilat kanë të bëjnë me shpenzime të reprezentacionit (shpenzime për dreka,darka,udhtime zyrtare) duke i anuluar ato e duke i orientuar ato mjete monetare për punësim apo për raste sociale.

Për fund të mos harrojme se paraja publike është “para e shenjtë” dhe se keqpërdorimi këtyre parave do të mund të perkthehej si varfri më e madhe,papunsi,mungesë të projekteve kapitale,mungesë të perspektivës për rininë etj.Kanceri i një ekonomie qoft ajo edhe komunale është korrupsioni andaj medomos duhet të luftohet kjo sëmundje ekonomike.

Autori është profesor i lëndëve të ekonomisë-i financave publike në shkollën e mesme “Sezai Surroi”

Opinionet e autorit janë personale dhe nuk paraqesin mendimin e Portalit Informativ-TITULLI   

 

Edhe në Preshevë nxënësit nisin mësimin me protestë (Video)
Të shtunën në Prishtinë përurohet libri për mësuesin Bafti Krasniqi nga Medvegja
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration