Të shtunën në Prishtinë përurohet libri për mësuesin Bafti Krasniqi nga Medvegja
Organizuar nga "Galaktika Poetike Atunis" dhe familja e Bafti Kraniqit të shtunën në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare "Pjetër Bogdani" në Prishtinë, përurohet libri me përkushtime poetike me titull "Faqeve të pavdekësisë" të autorit, poetit nga Medvegja Rrahman Hyseni.“E shtuna do t’i tubojë artëdashësit dhe poetët të cilët e dhanë kontributin e tyre me poezi për mësuesin Bafti Krasniqi. Është një punë dymujore në tubimin e poezive dhe seleksionimin e tyre në këtë libër të veçantë, ku përmes vargjeve poetike përkushtohet dhe përkujtohet mësuesi Bafti , i cili i pari e futi abetaren në komunën e Medvegjës” theksoi poeti Rrahman Hyseni për gazetarin e Titulli.com.
Vlen të theksohet se të shtunën në Bibliotekën Kombëtare do të ketë poetë nga vise të shumta shqiptare, të cilët i ka tubuar puna e vyeshme e poetit Rrahman Hyseni.
Përurimi do të mbahet në sallën e Bibliotekës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë dhe do të fillon në ora 12.00.
Aty poetët do t’i lexojnë poezitë e tyre që janë brenda kopertinave të librit, pra krahas përurimit të librit , do të ketë edhe orë letrare përkushtuese për mësuesin Bafti Krasniqi.
Pak fjalë për veprimtarin dhe intelektualin Bafti Krasniqi.
Bafti Krasniqi ishte pishtar i arsimit shqip në Medvegjë, veprimtar i çmuar.
Lindi në lagjen Vllasë të komunës të fsahtit Gërbac të komunës së Medvegjës në vitin 1936.
Ai edukoi breza të tërë në frymën atdhetare e patriotike në kohët më të vështira kur gjithçka ishte e cenzuruar dhe në përcjellje të shtetit të atëhershëm.
Bafti Krasniqi ka filluar punën i pari mësues në gjuhën shqipe në Medvegjë, ka sjell abetaren e parë në Medvegjë, ku për këtë u largua nga puna një vit. Ka qenë me Akademik Idriz Ajetin dhe ka qenë njeriu më besnik në komunë e Medvegjës dhe në fshatrat përreth. Vdiq në vitin 1983.