Vështrime
Zhbogar duke penguar debatin për rastin Kiçina po amniston kriminelet e vërtet
Më 20 gushtë të vitit 2001 rreth orës 23:00 në rrugën Bainc Terstenik ishin ekzekutuar Hamëz Hajra bashkëshortja e tij Miradija I biri Xhevdeti dhe vajzat Mimoza dhe Adelina, këtij ekzekutimi I kishte shpëtuar vajza tjetër Pranvera e cila mbeti dëshmitarja e gjallë për të rrëfyer krimin.
Shkruan: Naim Ramizi;
Ky rast atëbotë kishte bërë bujë të madhe. Për arsye se Hamëz Hajra kishte qenë inspektor I policisë së Serbisë, policia e UNIMIK-ut me instruksione të ish kolegëve të Hajrës nga regjimi i Millosheviqit të cilët tashmë fatkeqësisht kishin zënë pozicione edhe në policinë e Kosovës,kishte filluar gjahun e shtrigave ndaj djemve te UCK. Rasti Kiçina tashmë është I njohur për çdo shqiptar dhe për padrejtësinë që është bërë në emër të drejtësisë. Fillimisht për këtë rast ishin arrestuar dymbëdhjetë persona dhjetë prej te cilëve ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Fadil Syleviqi njëri prej fundërrinave të regjimit të Millosheviqit në bashkëpunim me policët e UNMIK-ut detyrojnë të miturin Blerim Kiçina duke I bërë presion dhe premtime atij dhe familjes së tij për jetë të re në Angli në shkëmbim të deklaratës së rrejshme kundër djemve të UCK-së, në bazë të së cilës deklaratë është ngritur edhe aktakuza duke mos marr për bazë as autopsinë as alibinë as provat materiale dhe as dëshmitë e mbi 60 dëshmitarëve që kanë mbështetur alibinë e Djemve të dënuar.
Shkelja më flagrante në kundërshtim me të gjitha normat juridike është marrja e deklaratës së Blerim Kiçinës ku ai merret në pyetje pa praninë e Avokatit të tij mbrojtës. Ekzistojnë dëshmi dhe videogjirime gjatë marrjes në pyetje të Blerim Kiçinës ku qartë shihet se ai është në presion të vazhdueshëm madje edhe duke fshire djerset e ballit dhe lotët nga syte. I gjithë ky presion i bëhet nga hetuesi: Rod Hillton, Mirvete Pefqeli, Fadil Syleviqi dhe përkthyesi Fatmir Pela të cilët i diktojnë emrat e personave të cilët më vonë do të jenë të akuzuar. Provat të cilat do të dëshmonin se këta nuk janë kryes të kësaj vepre janë injoruar dhe nuk janë paraqitur asnjëherë në gjykatë përfshirë këtu edhe tabulatet e telefonit të Hamëz Hajrës si dhe provat balistike dhe AND këto jo vetëm që nuk janë paraqitur por janë zhdukur plotësisht. Vetë deklarimi i Pranvera Hajrës të së vetme në këtë krim i nxjerrë të pafajshëm këta djem dhe hedh poshtë pretendimet e akuzës dhe dëshmitë e rrejshme te Blerim Kiçinës. Ajo thotë se vetura është gjuajtur nga njëra anë çka ka rezultuar edhe me ekzaminimin e vendit të ngjarjes përderisa organi akuzës mbështetur në dëshminë e Blerim Kiçinës thotë se vetura është gjuajtur në dy anë këtu kemi mospërputhje të akuzës me provat materiale dhe dëshmitarin e vetëm okular. Për ta bërë edhe më të vështirë luftën e tyre për drejtësi hetuesit zhdukin të gjitha provat balistike, AND autopsinë etj. Nga 11 të akuzuar sa kishte në fillim ky grup 5 prej tyre u liruan në shkallën e parë si të pafajshëm përderisa 3 të tjerë u liruan në shkallën e dytë përfshirë këtu edhe Skender Halilajn të akuzuarin kryesorë. Ndërsa me nga 30 vite burg u dënuan Burim dhe Arsim Ramadani e Arben Kicina, dhe me 15 vite Jeton Kiçina.
Pas shumë përpjekjeve në këtë skenë horror, familjarët me ndihmën e bashkëluftëtarëve të të dënuarve tash deputetë të kuvendit të Kosovës kishin tentuar që ta fusin në kuvend për diskutimet këtë absurd të drejtësisë.
Kundër kësaj nisme kanë dalë Zyra e BE e dhe ambasada ShBA . Ata kërkojnë që në procese gjyqësore të mos ketë ndërhyrje duke e konsideruar këtë nismë të deputetit Ramiz Lladrovci ndërhyrje në drejtësi. Tash e sa kohë të njëjtën gjë e kërkojnë edhe të burgosurit në këtë rast ata kërkojnë drejtësinë dhe eliminimin e ndërhyrjeve që ka pasur në këtë rast e të cilat nuk kanë lejuar që të zbardhet e vërteta. Njerëz që janë marrë me vendosjen e rendit dhe ligjit në Kosovë të cilët kanë qenë në përbërje të UNMIKU-ut shumica prej tyre kanë ardhur nga vende ku rendi dhe ligji kanë qenë dicka imagjinare dhe nuk kanë qenë kompetent për të vendosur drejtësi, një pjesë e konsiderueshme e policëve të UNMIK-ut kanë pasur edhe të kaluar me precedent, për të mos thënë kriminale. Zoti Zhbogar ose nuk është në dijeni ose nuk donë që t’ia dijë që në Kosovën e pasluftës policët kanë qenë të tillë policë të cilët janë marrë edhe me këto raste të rënda të cilët kanë zhvilluar hetime, si mund t’i besohet kësaj drejtësie kur atë e kanë vendosur njerëz të pandërgjegjshëm që kanë mbyllur sytë para krimit dhe kanë bërë një krim të dytë duke amnistuar kriminelin e vërtet dhe akuzuar dikë tjetër të pafajshëm bile jo vetëm akuzuar por edhe dënuar dhe rasti Kiçina nuk është rasti I vetëm ky është njëri prej tyre. Këta ,,hetues” e kanë montuar të gjithë procesin me një prapavi, prapavi të cilën ne duam dhe kemi të drejtë ta dimë . Zoti Zhbogar me këtë rast kërkohet gjetja e provave materiale të zhdukura qëllimisht dhe formimi i një komisioni profesionist të pavarur që duhet të merret me këtë çështje e cila është rasti më unik I shkeljes së të drejtave dhe lirive të njeriut në shekullin XXI në europë. Ju po kërkoni të mos ndërhyhet në drejtësi përderisa vetë po e bëni një gjë të tillë, ju keni për obligim të inkurajoni të gjithë ata që duan të zbardhin të vërtetën mbi këtë krim e jo të pengoni. Drejtësia e vonuar është krim. Për këta djem drejtësia është më shumë se e vonuar dhe për familjet e tyre është më shumë se krim. Zoti Zhbogar ky rast nuk është ndërhyrje në drejtësi po ndërhyrje në padrejtësi, ju duhet të bëni hapin e duhur për të rikthyer besimin e humbur në drejtësi duke triumfuar e vërteta mbi këtë rast që tashmë është rasti më flagrant I krimit në drejtësi. Të kërkosh drejtësi nuk është ndërhyrje në drejtësi të kërkosh fakte nuk është ndërhyrje të kërkosh fajtorët e vrasjes nuk është ndërhyrje prandaj nuk e kemi të qartë për çfar ndërhyrje është fjala. Zoti zhbogar ju njoftojmë se me ndërhyrjet që janë bërë gjatë hetimeve iu lejua kriminelit të kthehet në vendin e krimit . Vrasësi nuk është në burg dhe ai ka një emër dhe ai emër është Fadil Syleviqi nëse nuk është direkt 100% është vrasësi indirekt.
Këtë nismë e kishte kundërshtuar edhe ambasadorja e SHBA. Zonja ambasadore ne jemi të vetëdijshëm se në drejtësi mund të ketë gabime por në këtë rast nuk ka gabime por ka qëllime, ne e dimë se në vendin nga vini ju ka pasur raste kur është zbuluar se një I dënuar ka qenë I pafajshëm pasi ai kishte përfunduar në karrigen elektrike dhe ai ka vdekur gabimisht, Rasti Kiçina është një rast shumë më I rëndë nga ata të karriges elektrike sepse ata vdiqën gabimisht përderisa këta po mbahen peng qëllimisht. Dhimbjet shpirtërore për këta dhe familjarët e tyre nuk kanë të sosur . E nderuara ambasadore me diskutimet në kuvendin e Kosovës nuk ka ndërhyrje në drejtësi por ka një tendencë për të bërë diçka në rregullimin e një padrejtësia e cila po I kushton shumë atyre djemve që në rininë e tyre kishin pasur ëndrrat e tyre për jetën, të cilën po i’a merr pak nga pak një hije e zezë e cila fshihet prapa perdes së drejtësisë. E nderuara ambasadore le të quhet si të dojë në fund të fundit kjo nismë që ka për qëllim ndaljen e një krimi dhe zbardhjen e së vërtetës jemi thellësisht të bindur se edhe ju e dëshironi një gjë të tillë.
Të nderuar miqë të Kosovës ne i’u kemi besuar dhe vazhdojmë të i’u besojmë por ne nuk mund të qëndrojmë indiferent para kësaj ngjarje që lirisht mund ti themi krimi më I rëndë i drejtësisë në Kosovën e pasluftës . Është botërisht e ditur se prokurori i çështjes ka thënë se: ,,Unë jam plotësisht i bindur në pafajësinë e tyre por ata mund të dinë se kush e ka kryer krimin” Të nderuar miq të Kosovës këtë nuk ia ka thënë një njeriu të rëndomtë por vetë ministrit të drejtësisë së asaj kohe Jonuz Salihajt dhe mbi këtë supozim ata janë dënuar kjo nuk është as e ligjshme dhe as e logjikshme.
Gjatë seancës së kuvendit të Kosovës të datës 15.03.2013 nuk u arrit të futet në rend dite kjo çështje nga se disa deputet qyqar nuk u kthyen në seancë me të vetmin qëllim për të penguar këtë nismë bile disa me paturpësinë më të madhe këtë nismë e quajtën ndërhyrje në drejtësi siç ishte rasti i kukuvajkës Arben Gashi deputetit nga radhët e LDK-së. Këta deputet nuk e meritojnë të përfaqësojnë popullin e Kosovës këta do të mbeten për jetë e mot SERVIL si paraardhësit e tyre. Këta jo që nuk i dhanë asgjë luftës së shenjtë por sot pajtohen me padrejtësitë që po i bëhen djemve më të mirë të kombit duke ia mohuar lirinë për të cilën ata dhanë gjithçka. Ju me mos prezencën tuaj u bëtë pjesëmarrës në këtë krim. O ju që morët votat e popullit për t’i përfaqësuar ata, këta djem nuk vuajnë një dënim prej një dy apo tre vitesh por një shekull të tërë, ju ftoj që t’i thirrni ndërgjegjes suaj të shihni me sy ka fëmijët tuaj dhe të veproni sikur ata djem që po mbahen tash e 12 vite në burgje sikur të ishin fëmijët tuaj. Nuk është ndërhyrje nëse kërkohet të zbardhet e vërteta nuk është ndërhyrje nëse kërkohet të gjinden provat materiale të cilat janë zhdukur qëllimisht vetëm e vetëm për të mos dalt në shesh e vërteta, prandaj mos frikoni se po bëni një gabim përkundrazi me prezencën tuaj do të bëni një gjest human në mbrojtje të së drejtës. Nëse edhe në të ardhmen ju vazhdoni të injoroni këtë çështje siç keni vepruar më 15.03.2013 ju do të jeni pjesëmarrës në këtë krim me mosveprim.
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!