Vështrime
Sporti dhe figurat e mëdha sportive preshevare
Sikurse ne shume sfera te jetes qe eshte margjinalizuar padrejtesishte Lugina e Presheves apo Kosova Lindore,nga pjeset tjera te gjeografise shqiptare,e njera nga ato qe po ndien me se shumti pasoja eshte komunikimi kulturore e sportive.
E gjithe kjo si vazhdimesi e rrethanave te krijuara shoqeroro-politike e te sigurise si dhe gjendjes se pergjitheshme qe mbreteron ne historine e re ne hapesirat e kesaj treve.
Por pa dyshim se edhe nje pjese te madhe te pergjegjesise dhe fajit e bartin edhe vet institucionet perkatese qe jane te thirrura dhe te krijuara qe te mirren me organizimin sportive si pjese te kultures dhe edukates fizike e sportive.
Ne komunen e presheves per fat te keq kjo nuk po ndodhe, edhe ate ,si pasoje e militantizmit partiake te institucioneve sportive, ku sporti dhe aktivitetet tjera kulturore e sportive jane lene ne meshire te individeve , jo profesional ne sporte, ndersa kuadrot e licencuara dhe te perkushtuara ne aktivitete sportive po anashkalohen. Ku infrastuktura per aktivitete sportive jo vetem qe eshte ne gjendje te mjerueshme ,por per fat te keq edhe po shkon drejte shkaterrimit. Kur ne shekullin e 21 nje vendebanim si presheva ende nuk ka salle qendrore te sportit. E gjithe kjo me pasoja te medha per rinine dhe sportistet e rinje preshevare,qe cdo dite e me shume po ikin nga lugina e presheves. Kjo duhet te jete brengosese per nje shoqeri.
Por ne presheve sporti ne pergjithesi ,e fudbolli ne vecanti si sport me popullore gjithemone me entuziazem dhe deshire te madhe eshte luajtur dhe kultivuar nga shume gjenerata sportistesh. Kjo treve ne vecanti ka respekte dhe ndien kenaqesi qe nga gjiri i vete ka dhene e kultivuar shume individe e breza sportistesh qe per permasat e nje qyteze periferike i tejkalon kufijte e suksesit ,karieres dhe fames,e kjo vetem se i ben ndere ketij vendi dhe kesaj popullate.
[caption id="attachment_63128" align="aligncenter" width="559"] Hasan Kadriu[/caption]
Njeri nder ta qe keto dite u purkujtua eshte edhe Hasan Kadriu, nje djalosh preshevare qe arriti majen e karrijeres sportive europiane edhe ate ne historine e fudbollit gjitheshqipetare si menaxheri i pare shqipetare I licencuar nga F.I.F.A. Per punen dhe meritat ne fudbollin gjithe shqipetare te Hasan Skender Kadriut ,me tregoi me detajishte ,trajneri i shume ekipeve superiore shqipetare dhe profesori nga Tirana Hysen Dedja, i cili e cmonte shume kontributin e vecante te Hasanit ne periudhen e tranzicionit te sportit dhe shoqerise shqipetare.
[caption id="attachment_63129" align="alignleft" width="232"] Ali Kastrati[/caption]
Por njeri nder sportistet qe ketyre diteve nderroi jete ,e qe fare nuk eshte ditur se eshte me origjine nga presheva eshte tashme i ndjeri Ali Kastrati.-i lindur ne fshatin Corrotice te Presheves ne vitin 1920 ,e qe qysh ne diten e 7 te jetes se tije se bashku me familjen e leshojne Presheven dhe shperngulen ne Stanboll te Turqise.
Por ne prag te adoleshences me prinderit kthehet ne Tirane,pa ditur te flase shqip,por duke u angazhuar ne aktivitetet sportive e meson edhe shqipen.
Ali Kastrati gjate gjithe karrijeres se vete te bujeshme sportive si boksiere,mundes,peshengrites edhe si trajnere arriti te stoliset me 65 medalje te disciplinave te ndryshme. Ne karrieren e tije mbajti edhe titullin kanpion i europes si peshengrites ne stilin,,shtytje me nje dore”-discipline qe sot nuk egziston me,duke mbajtur rekorde te pathyeshem deri tani ne 71 kg. Z.Aliu kishte edhe autoritete te madhe edhe si mjeke sportive,nje profesion paralel me sportin.
Ne shenje mirenjohjeje dhe respekti eshte zgjedhur midis 12 sportisteve me te medhenje shqipetare per te gjitha koherat(1998) .Ai ishte bartes I shum titujve nder ta edhe ,,Urdher I arte Naim Frasheri”, ”Urdheri I skenderbeut” . Sot ne lirishte mundemi te mburremi se Ali Kastrati ishte nje personalitet i shquar me origjine nga Presheva.
Andaj te perkulemi Ali Kastrati ,Hasan Kadriu,….Musa Musahu,Ali Latifi,Afrim Ymeri dhe shume e shume sportiste te tjere qe dhane nje kontribute te vecante per sportin kombetare e preshevare.
Keto figura duhet te nderohen dhe respektohen edhe ne menyre institucionale ,ketu ne lugine te presheves, por fatekeqesishte keto sugjerime ,nuk shkojne aty ku duhet, ngase te “ata “ne trende jane bastoret dhe injoranca.
Gjeneratat e tashme edhe te ardheshme te sportisteve duhet te vazhdojne rrugen e ketyre kaloreseve te sportit edhe perkunder sfidave te kohes, sepse presheva ka nxjerre dhe ka patur gjithmone njerez te medhenje ne sherbim te progresit.Kete me se miri e vertetojne keto figura te medha sportive.
[caption id="attachment_63131" align="aligncenter" width="638"] Ali Kastrati[/caption]
Shkruan: Fitim Hajrullahu ecc.i dip. aktivistë sportivë.
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!