Vështrime
Big Brother, Big Danger!
“Sikur marrëzira të ishte dhimbje, nga çdo shtëpi do të dëgjoheshin ulërimat.” (Thënie Spanjolle). Reality Show “Big Brother”, një “lokomotivë” drejt emancopëtimit të kulturës shqiptare, promovim i antivlerave të huaja perëndimore dhe tendencë për ç'rregullimin social dhe moral të shqiptarëve.
Shkruan:Labinot Kunushevci;
Mendoj se sikur ta kishim një vetëdije sociale më të ngritur nuk do të na servohej një “Big Brother” i tillë sepse nuk do i kushtonim asnjë minutë kohë fëlliqësirave dhe antivlerave të tyre, atyre skenave dhe stileve degraduese që deri para lufte ishin të papranuara për ne dhe i kritikonim gjithnjë, ndërsa tani ata mundohen me na i imponuar ato antivlera dhe me i bë pjesë të identitetit tonë kulturor.
Do e kritikonim të gjithë atë jetë falsifikuese që zhvillohet brenda. Por fatkeqsisht po ndodhë e kundërta; ata po gjejnë njerëz me vetëdije të ulët sociale e kulturore dhe po ua servojnë nëpërmjet mediave duke ua shpërlarë dhe mjegulluar trurin pa e marrë vesh ata se kjo është në dëmin e tyre dhe një pjesë e kësaj shoqërie me plotë gojë-hapur po e pranojnë! Sa fat i zymtë dhe i mykët për ta, veç sikur ta kuptonin! T'i hapim sytë se promotorët e këtij SHOW-i po groposin në oborret e shtëpive tona pa e marrë vesh ne fare, që posa të duam me bë ndonjë hap jashtë shtëpisë sonë, të biem në to.
Unë si sociolog me qasjet e mia sociologjike nuk mund as ta pranoj e as të heshti para këtij fenomeni në fjalë. Sociologët janë ''mjekët'' e shoqërisë, andaj “terapia – diagnoza” që ne e japim “mjekon dhe shëron” shumë probleme shoqërore, e prej tyre edhe këtë të fundit që e ceka.
Mediat duhet t'i japin hapësirë më shumë emisioneve edukative-arsimore, sociale e kulturore sepse këtu është emancipimi dhe socializimi i vërtetë, e më pak emisioneve dhe shfaqjeve të karakterit si “Big Brother” që për gjykimin tim sociologjik vetëm se e shafitin moralin tonë.
Shteti me të gjitha mekanizmat dhe potencialet e veta duhet këtë popull në tërësi, rininë në veçanti, ta stimulojë për punë drejt krijimit të një mirëqenieje më të mirë dhe drejt përmbushjes së standardeve evropiane e që mendoj se në radhë të radhë parë është krijimi i kuadrave arsimore, e jo t'i përkrahë dhe sponzorojë ata “artistë” që artin e vërtetë e shkelin me dy këmbë, ndërsa neve na duket se ata po e “bartin flamurin e artit”. Unë nuk them se jam kundër “Big Brother-it”, por them se “Big Brother” është kundër gjithë kësaj shoqërie, madje edhe nëse na “mahnitin” me shfaqjet e tyre. Të mos lejojmë m'u bë “figura shahu” që tjerët me luajt me neve e as spektatorë të tyre, por ta aktrojmë ne vet jetën tonë. Kohën e lirë ta shfrytëzojmë me diç tjetër sepse ende fatmirësisht kemi emisione cilësore që popullin e ngritin përpjetë. Më së paku që ju thërras të bëni është ta fshini – bllokoni programin “Big Brother” nga lista e programeve të juaja televizive dhe të mos i vizitoni video-ingjizimet e tyre në rrjetet sociale elektronike.
Turp për ato institucione dhe për ata që e quajnë veten ''intelektualë dhe dashamirë'' të shoqërisë e që heshtin dhe nuk intervenojnë. Siç po shihet ata po punojnë vetëm që shoqëria të mos kapitullojë materialisht se për moralisht as dert s'po e kanë fare.
Të gjithë ata që i bëjnë hyzmet këtij SHOW-i i quaj unë ''Big Danger'', rrezik të madh, sepse nëse tek shqiptarët ka faktorë që ndikojnë në shpërlarjen e trurit dhe ç'rregullimin social të tyre, duke filluar nga institucioni familje e ma gjerë, atëherë ata janë "estrada jonë e famshme'' që na sillen si ''modelë'' me shfaqjet e tyre që janë ma të rrezikshme se bomba atomike e hedhur në Nagasaki dhe Hiroshimë.
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!