Vizioni Britanik për të ardhmen e BE-së
Britania e Madhe nuk do të pengojë, por do të inkurajojë dhe të mbështesë hapat e nevojshëm, duke siguruar integritetin e tregut të përbashkët dhe duke punuar për rregullimin më efektiv të sektorit financiar. Anëtarësimi në BE është në interesin kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar. Ne jemi të angazhuar për të luajtur një rol udhëheqës në një BE të fortë dhe të qëndrueshme. Qenia vend anëtar në BE ka rëndësi thelbësore përne, për të krijuar vendet e punës, për të zgjeruar tregtinë dhe për të mbrojtur interesat tona rreth botës. Ky anëtarësim na lejon të jemi në një treg të vetëm me rreth 500 milionë njerëz, me një GDP të kombinuar prej 11 trilionë eurosh, në të cilin ne mund të tregtojmë, udhëtojmë dhe punojmë lirshëm. Kjo është baza për ashkëpunim me partnerët tanë më të afërt në çështje ndërkufitare, të tilla si ndryshimi i klimës, zhvillimi ndërkombëtar, migrimi dhe krimi transnacional. Shumëfishon zërin tonë për të avancuar vlerat tona të demokracisë, tregjet e hapura dhe të drejtat individuale në botën e gjerë.
Shkruan: Willima Hague-Ministër i Jashtëm i Britanisë së Madhe
Por, Europa e sotme ka nevojë për reformë më shumë se kurrë. Ajo ka arritje të konsiderueshme në emrin e saj, por ka edhe defekte reale dhe nevojë për të përshtatur mënyrat e saj për të përmbushur sfidat aktuale dhe
të ardhshme. Ajo ka nevojë për t’u reformuar për të përmbushur sfidat e konkurrencës, një eurozonë të ëndrueshme dhe legjitimitet më të madh demokratik. Ne kemi nevojë për të hapur tregjet në BE dhe tregjet globale. Ne duhet të jemi më dinamikë dhe të zvogëlojmë barrën e legjislacionit për të lejuar Europën të krijojë vende pune dhe rritje. Ne kemi nevojë për një buxhet efikas të BE-së që shton vlerën. Ne kemi nevojë të sigurojmë interesat tona me anë të zgjerimit të BE-së, dhe përmes politikave të jashtme efektive, të tilla si promovimin e demokracisë në Afrikën e Veriut. Kriza në eurozonë po ndryshon formën e BE-së. Ne e kuptojmë që vendet e eurozonës duhet të marrin hapa drejt integrimit fiskal dhe ekonomik më të ngushtë, si pasojë logjike e bashkimit monetar.
Britania e Madhe nuk do të pengojë, por do të inkurajojë dhe të mbështesë hapat e nevojshëm, duke siguruar integritetin e tregut të përbashkët dhe duke punuar për rregullimin më efektiv të sektorit financiar. Këto masa të nevojshme në eurozonë po shtyjnë drejt “gjeometrisë variabël” më të madhe në BE, me një numër shtetesh anëtare me konfigurime të ndryshme që bashkëpunojnë në fushat e politikave të ndryshme. Kjo duhet të sjellë një BE më efektive, një trup me fleksibilitetin e një rrjeti, jo me ngurtësinë e një blloku. Kjo pikëpamje është e ndarë gjerësisht në Europë, dhe u përforcua në Londër këtë javë nga Presidenti francez, Francois Hollande. Kriza në eurozonë ka intensifikuar debatin në çdo vend për të ardhmen e Europës dhe nuk ka asnjë përjashtim në Britani të Madhe. Por demokracia dhe legjitimiteti duhet të ruhen në ndryshimet që bëhen. Imazhi pozitiv i BE-së ka rënë në të gjithë Europën nga 52 për qind në vitin 2007, në 31 për qind në vitin 2011. Pa rrënjët që mbështesin demokracitë kombëtare, është edhe më e rëndësishme që BE-ja t’u përgjigjet kërkesave legjitime
për më shumë transparencë, përgjegjshmëri, efikasitet dhe ndershmëri.
Ndërsa BE-ja vazhdon të zhvillohet, ne kemi nevojë të jemi absolutisht të qartë kur është më e përshtatshme për të marrë vendime në nivel kombëtar apo lokal, më afër njerëzve të prekur, dhe kur është e mirë për të ndërmarrë veprime në një nivel BE ose global, duke respektuar parimin e ndarjes së pushteteve dhe rolin e
parlamenteve kombëtare.Pra, tani është koha për ta kryer këtë analizë në Britani. Të enjten kemi nisur në Parlamentin tonë një rishikim të asaj se çfarë bën BE-ja dhe si ndikon kjo në Britani. Kjo është një pjesë integrale e Marrëveshjes sonë të Koalicionit të rënë dakord në vitin 2010.
Duke pasur parasysh seriozitetin e vendimeve, ne duhet të sigurojmë se debati ynë kombëtar, si në të gjithë BE-në, është i plotë, analitik dhe i mirinformuar. Kjo është thelbësore për debatin tonë demokratik. Nuk do të jetë një konsultim nëse ne duhet të jemi brenda ose jashtë BE-së. Nuk është çështje e largimit apo tërheqjes së Britanisë nga BE-ja, si rezultat i këtij ushtrimi. Debati do të ftojë kontribute nga i gjithë Bashkimi Europian dhe bota me njohuri dhe ekspertizë në fusha të ndryshme,
në të cilat BE-ja është aktive.Ajo do të jetë analiza më e detajuar dhe e hollësishme në atë që çfarë bën dhe çfarë do të thotë ushtrimi i kompetencave të BE-së për Mbretërinë e Bashkuar dhe qytetarët e saj. Kjo do të sigurojë se debati ynë kombëtar është bazuar në njohuri të fakteve dhe do të jetë një ndihmës jetik për ne për të bërë politikën tonë. Kjo do të marrë kohë për t’u bërë mirë dhe do të përfundojë deri në fund të vitit 2014. Ashtu si ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, është duke marrë përpara punën me grupin e tij mbi të ardhmen e Europës, ky shqyrtim do të ofrojë gjithashtu një kontribut të rëndësishëm, pragmatik dhe konstruktiv në debatin e vazhdueshëm nëpër Europë për të ardhmen e vetë BE-së./Titulli.com/
Marrë nga gazeta shqiptare "The Albanian" në Britani të Madhe