Vështrime
Ne Shqiptarët e ... dhe ata Shqiptarët e …?
Atë që nuk arritën të na e bëjnë armiqtë po tentojnë të na e bëjnë: Matoshi, Lubonja, Spahiu etj. Këta pseudo intelektual kanë shfaqur hapur qëllimet e tyre ogurzeza për krijimin e kombit Kosovar dhe kështu për të krijuar një komb artificial në bazë të së cilit Shqiptarët do të ndaheshin në dysh Shqiptar e Kosovar.
Shkruan: Naim Ramizi
Shqiptarofobia e cila po shfaqet edhe te këta analistë në Kosovë e Shqipëri, disa serbofil e disa grekofil të cilët me opinionet e tyre po nxisin reagime në shoqërinë tonë, qëllim kryesor kanë ndarjen dhe përçarjen.
Për çudi këtyre demagogëve po u jepet hapësirë e madhe mediale për të shfaqur opinionet e tyre kontroverse që po irritojnë çdo shqiptar. Lloji i Matoshit i cili arrin aq larg sa kërkesat legjitime të shqiptarëve për bashkim me Shqipërinë t’i quaj kërkesa naziste ka kohë që i hasim në media të shkruara ato elektronike dhe nëpër emisione të ndryshme televizive.
Matoshit i përgjigjemi me thënien e profesorit të nderuar Koço Danaj Se :,, NACIONALIZMI SHQIPËTAR ËSHTË NACIONALIZËM I BUKUR’’.
Paragjykimet e këtyre korbave nuk kanë të ndalur për ta bërë përçarjen më të madhe këta tipa kanë arritur deri aty sa që thonë se shqiptarët e Kosovës nuk kanë asgjë të përbashkët me shqiptarët e Shqipërisë pos që flasim një gjuhë e cila ka dallime dialektore dhe se kombi kosovar do të formohet. Gjatë gjithë kohës ky demagogë pretendon se po e argumenton atë që po e thotë e ne ende nuk kemi hasur në asnjë argument shkencor pos në dokrra e fraza të thata.
Qëndrim të njëjtë me ketë demagogun kanë edhe disa si ky në Kosovë por edhe në Shqipëri si lloji i Lubonjës i cili pati deklaruar: Nuk jam patriot as nacionalist. Edhe kur e dëgjoj himnin nuk ngrihem në këmbë dhe as që më bënë përshtypje. Sipas këtij deklarimi i etnisë është zgjedhje e individit ai mund të deklarohet si të dojë qoftë Grek, Shqiptar apo diçka tjetër. Pra etnia na qenka bindje e jo identitet me të cilin lind. Këtij zotëriu që nuk ndjen asgjë për himnin tonë kombëtar i themi se as Gabelët nuk ndjejnë asgjë për himnin tonë për dallim prej Serbëvë e Grekëve që ndjejnë urrejtje pra vlerësoje vetë ku je.
Si lloji i këtyre është edhe Spahiu por ai për të arsyetuar qëndrimin e tij ka gjetur një justifikim. Ai thotë se kombësia dhe etnia janë gjëra të ndryshme prandaj nuk duhet ngatërruar gjërat kur ai thotë se kombi Kosovar është në formim e sipër pra sipas tij në Kosovë do të kemi Shqiptar me etni dhe Kosovar me kombësi.
Shtrohet pyetja çfarë janë Shqiptarët në Serbi me kombësi a janë Serb? Po shqiptarët në Maqedoni a janë maqedon? Po në Mal të zi a janë Malazez? Jo nuk janë e as nuk do të jenë kurrë as serb as maqedon as Malazez janë dhe do të mbeten gjithmon Shqiptar si Idriz Seferi, Dervish Cara, Ded gjo Luli e Adem Jashari, prandaj hiqni dorë nga kjo rrugë dhe ktheni parat me të cilat jeni paguar në mënyrë që fëmijët tuaj nesër mos të ndihen të turpëruar se juve nuk ju lanë dot as Joni e Adriatiku.
Pra Matosheviqi, Spahiqi, Lubonjiqi, janë vetëm disa prej atyre që kanë ëndrra si këto, për fatin tonë të keq këto po shtohen por shqiptarët kanë kaluar pesëqind vjet sundimin Otoman njëqind vjet atë Serb dhe kanë arritur që në mënyrë brilante ta ruajnë identitetin e tyre kombëtar. Krimbat si këta nuk do të arrijnë asnjëherë të prekin as lëvozhgën e strukturës sonë kombëtare ,çdo iniciativë si kjo qysh në fillim është e dënuar të dështoj sepse ne u kemi bërë ballë uraganeve dhe stuhive fjalët s’na bëjnë gjë./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!