titulli.com
Vështrime

Kalimi nga çështja personale në atë publike

18.Jul.2012 15:47
0
Me prezantim apo mos prezantim në Kuvendin Komunal, vazhdon ritmi i verës në Bujanoc. Po të ishte nga vapa do ishte për të gjithë ata të deleguar(këshilltarë) të popullit që janë dërguar në këtë Kuvend, e jo vetëm për një pjesë qe si duket nuk po i reziston vapës në ambient të mbyllur.   Shkruan: Faton Rexhepi               Apo ndoshta duhet bërë mëditja me pjesëmarrje e jo mujore? Nisur nga fakti se në politikë ekziston e drejta për të zgjedhur dhe ajo për tu zgjedhur, e cila në çdo sistem kushtetues njihet si e drejtë aktive dhe pasive, për shprehjen e vullnetit politikë drejtë realizimit të së drejtës themelore që i jep frymë demokracisë. E kjo është e drejta e votës e garantuar me aktin më të lartë juridiko-politik (Kushtetutë). Nga kjo votë e lirë dhe e fshehtë rrjedhin të deleguarit e popullit(Këshilltarët) si formë e shprehjes së demokracisë së tërthortë, përmes përfaqësimit dhe artikulimit të zërit të tyre në organet legjislativ, ekzekutiv dhe vendimmarrës siç është Kuvendi Komunal i Bujanocit dhe Administrata Komunale. Në çdo garë politike kemi pozitën dhe opozitën, ku rolet e tyre janë të ndara në mënyrë të saktë. Ku njëra qeverisë me pushtetin dhe tjetra mbikëqyrë dhe kritikon lëshimet dhe keq qeverisjen, gjithmonë duke u bazuar në argumente dhe kulturë politike. Çdo i zgjedhur apo përfaqësues politik ka përgjegjësi politike ndaj elektoratit, që ka arrit ti bindë se ai mundet të jetë më i miri dhe duhet zgjedhë atë, në çdo formë dhe mënyrë, si në pozitë ashtu edhe në opozitë. E jo ti jap vetit primatin e të pa arritshmit sikur të kishte arritur në atë pozitë me forcat e veta duke harruar përkrahjen dhe mbështetjen e sovranit. Nëse marrim shkasë nga ngjarjet e fundit që po ndodhin në Kuvendin Komunal të Bujanocit, disa parime bazë nga disa të deleguar të popullit po shkelen dhe po harrojnë rolin dhe përgjegjësinë e marrë nga populli duke i kthyer ato në çështje personale me ironi dhe inte që nuk i duhet ti posedojnë assesi këshilltarët. Në të bërit politikë nuk ka personale, sepse tani më kemi kalim nga çështja personale në atë publike dhe do jesh jo vetëm një zë, por zëri i shumë zërave tjerë që ndoshta bëjnë një trumbe. Çdo politikan-përfaqësues i cili mendon se është i zgjedhur nga simpatizues dhe përkrahës të tij, njëherë e mirë le të vetëdijesohet se në politikë duhet treguar Kulturë Politike, me qëllim të arritjes së të kuptuarit të politikës si ‘’artë i së mundshmes’’, sepse në politikë ai që mbanë inat dhe ironi tregon pa pjekuri dhe mungesë të kulturës politike e cila e mban dhe identifikon emancipimin kulturor dhe politik të çdo përfaqësuesi politik, qoftë në pozitë apo opozitë. Komuna e Bujanocit me përfaqësues që tregojnë kulturë politike do ishte shembull i unitetit dhe bashkëpunimit për realizimin e interesave dhe vullnetit politik të çdo qytetari pa dallim përkatësie etnike, feje dhe race. E jo me ambicie, inate, revolta, kuorume të mundohet të bllokojë punën e organeve legjitime të dalura nga vota e sovranit.  ‘’Sovrani qeverisë vetveten’’ me verdiktin të tijë./Titulli.com/   Autori është i Dipl.Sh.Politike dhe JUR.Dip.
Mbani premtimet e dhëna në fushatë
Vizioni Britanik për të ardhmen e BE-së
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration