“Kuvendi i urgjencave paradoksale ”
Vështrime

“Kuvendi i urgjencave paradoksale ”

10.Mar.2013 21:35
0
A kemi urgjenca paradoksale, të cilat prodhojnë kriza politike apo ndoshta kjo është vetëm lojë fjalësh, tamam demagogji e radhës! Për DEK-laratën e të a.q “Kuvendi i Këshilltarëve shqiptarë të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës” e cila dek-laratë është e pakuptimtë, nule juridikisht dhe tërësisht e pa konstituuar kombëtarisht, e kemi fjalën!   Shkruan: Shkodran ISMAILI; shkodran ismailiA ka jurist, politikolog, sociolog apo diç tjetër ky “Kuvend”? A e dinë si themelohet një Institucion juridik-politik i një organizimi politik të një komuniteti? Të gjitha këto pyetje nuk më kanë lënë rahat, dhe përderisa në profilin (median time personale) në Facebook e postova shpejt e shpejt një fjali për “ fillesat e pjekurisë politike të politikës shqiptare në Luginë të Preshevës”, sepse hartimi  dhe miratimi i rregullores kisha bindjen se është element konstitutiv ashtu dhe siç është, më vonë e pashë se asnjë Akt Konstituiv-statutar për themelimin-konstituimin juridiko-politik e kombëtar të këtij Institucioni nuk është bërë, atëherë mu deshtë ta tërheq atë fjali. Ky akt, statut konstituiv është dashur të hartohet e miratohet dhe në të qartë me dispozita hyrëse e konstituive të sanksionohet konvertimi i mandateve parlamentare (të dalura nga zgjedhjet e rregullta të qershorit) në mandate unike interparlamentare të Kuvendeve të  Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, me plotfuqishmëri konstituive të një Institucioni Juridik-Politik Kombëtar, Dje nuk kemi bërë asgjë! Element i ri në këtë seancë është hartimi-draftimi e miratimi i rregullores së Kuvendit, për punë të tij, edhe pse sipas disa mediumeve elektronike (PreshevaNews) ky është një “model i ri forme juridike”, sepse në këtë Rregullore pune paskemi disa nene të cilat e konstitiojnë këtë Institucion dhe paraqitka një model ndryshe të statutit?! Pa hyrë shumë në konceptet juridike, kushtetuese-statutore të formalizmit të institucioneve për të mos e lodhur audiencën me konceptologji të shumtë, e themi se Rregullorja, statuti dhe shumë akte tjera juridike dallojnë. Nëse në një institucion kemi statut i cili në preambulën e tij konstituon, pra themelon (sanksionon politikisht) dhe mandej sanksionon juridikisht me dispozita (nene) këtë institucion juridik-politik, nuk kemi nevojë për Akt të veçantë themelues në formë të deklaratës konstituive! Rregullorja është metodologjia e punës së atij institucioni, pra rrjedha, procedimi i punëve dhe metodologjisë procedural të institucionit dhe statuti është akt juridike i cili i jep statusin (gjendjen, pozitën juridike-politike) atij institucioni, pa përjashtuar edhe atë sociale, diplomatike, ndërkombëtare etj. Statuti dhe aspiratat-konflikti civil jo ndërkombëtar!? Ata të cilët e kanë gabuar adresimin e drejtë e menaxhimin e saktë të gjendjes politike këtu, janë fajtorët kryesorë për këtë gjendje, ata të cilat në të a.q, “Marrëveshje të Konçulit” nule, që pala serbe nuk ka marrë obligime dhe as të drejta pa firmosjen e tij, por vetëm pala ndërkombëtare i firme mbikëqyrëse, duhet të tregojnë veten duke dhënë dorëheqje nga skena politike dhe duke e çliruar vendin nga jo menaxhimi adekuat e asimetrik. Gjithë atë mund të cilin e kemi bërë, është formalizue me një “Marrëveshje” nule të quajtur të Konçulit, në të cilën e kanë pranuar Konventën e Gjenevës (12 gusht 1949) për trajtimin e viktimave të luftës në konflikte të armatosura jo ndërkombëtare, andaj me këtë e kanë bërë kryengritjen tonë, një konflikt jo ndërkombëtar të kategorisë së konflikti civilë. Revidimi dhe rishikimi i kësaj marrëveshje është imediate për zgjidhjen e nyjës gordiane të statusit tonë, për ndërmarrjet që ne shkojmë në Bujanoc e dikush në Bruksel për negociata të pozitës së tyre. Paradokset e përsëritura! Shumë herë në jetë përsëriten paradokset, mirëpo te ne si rezultat i tri K-ve të mëdha të post modernitetit, kontradiktës, kaosit dhe krizës ( Ziaudin Sardar: 2010) kemi shumë ri-ri-përsëritje, andaj të dielën ky Kuvend për të satën herë e bëri të njëjtën! Në atë dek-laratë thuhet se e ri konfirmojmë, vullnetin e dalë nga referendumi i vitit 1992, por më absurdja është kur thuhet se e ri konfirmojmë vullneti politik të komunitetit tonë të dalë në deklaratën e vitit 2006, e cila është nule sepse atëherë nuk ka pasur as rregullore fare, në dek-laratën tash të këtij viti, e kështu që hierarkia konstitucionale-juridike e besa dhe politike është paradoks dhe absurd i radhës. Sfidat e ardhshme! Ende ka kohë, sepse negociatat ndërshtetërore sipas të gjitha gjasave do të tej zgjaten, dhe aspirate tona duhet të marrin formë të plotfuqishme juridike-e politike të organizimit politik të shqiptarëve këtu, andaj duhet ta themelojmë një Institucion të mirëfilltë kombëtar, që përfaqëson mirë e drejtë vullnetin tonë, për të na marrë bota seriozisht. Që dy dekada të veprimtarisë politike kemi treguar se nuk kemi qenë të matur politikisht sa duhet, këtë e themi sidomos për liderët të cilat janë në skenë që 23 vite dhe të cilët ende nuk kanë arritur ti artikulojnë idetë e aspirata komunitare-kombëtare siç duhet. Prandaj shtojmë një pyetje: dy dekada në skenën politik dhe të mos dish ose duash ti artikulosh drejtë, saktë, qartë e mirë kërkesa politik të komunitetit që e “përfaqëson”, kjo për mua është absurd, paradoks dhe marrëzi politike. Prandaj është kohë e fundit për të bërë diçka, sepse për këtë do të na mallkojnë brezat e ardhshëm të cilat perspektivën e tyre e kanë në duart tona!  

 

Sporti dhe figurat e mëdha sportive preshevare
Decenia e punës së RTV Spektri
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration