Ramushi kryeministër - rregullimi shtetëror i sigurt
Vështrime

Ramushi kryeministër - rregullimi shtetëror i sigurt

14.Jan.2013 19:09
0
Fundi i nëntorit për të gjithë shqiptarët ishin ethe të papërshkruara,ishin të gjithë në pritje të pastërtisë së Luftës së pastër që donin të na mveshnin për tu bërë balance të ndryshme që shpeshherë ndodhin në momente vendimtare. Shkruan: Mevlan Fazliu Mevlan Fazliu Sfida shumë e rëndë që i kishte ndodhur z.Haradinaj(2 herë), ishte sfidë që kishte të bëjë me të gjithë shqiptarët ,e që këtë e tejkaloi me shumë burrëri. Që nga hera parë që la postin e kryeministrit që udhëhoqi vendin për 100 ditë(siç njihet në popull 100 ditshi i artë i qeverisjes së Ramushit),kurse në herën tjetër si një lider shumë i fuqishëm në Kosovë e me ndikim në zgjedhje të pritshme. Pra,nëse e bëjmë një analizë të thjeshtë në lidhje me këtë lider,rrugën të cilën ka ecur,mund të vlerësojmë vlerat,vendosshmërinë e shumë detaje tjera që e bëjnë një udhëheqës të përkryer për të udhëhequr me vendin dhe popullin e tij. Politika ditore e njerëzve të ndryshëm që janë të këqyr në politikë për të manipuluar me masën në mënyra të ndryshme mundohen që figurën e z.Haradinaj ta keqpërdorin duke bërë thashetheme kinse z.Haradinaj ka bërë marrëveshje të fshehur me partinë në pushtet, mirëpo opinioni fort mirë e din që kjo politikë është ditore sepse ky njeri meritor e ka çdo gjë haptaz para qytetarëve të tij, siç ka ndodhur çdo herë deri më tani. Këtë manipulim njerëzit e tillë e përdorin sepse Haradinajt brenda subjektit të tij i kanë mbetur disa punë pa kryer,sepse partia pa lider të saj në vendet siç është Kosova është vështirë të funksionojë edhe pse AAK-ja e ka mbajtur një balancë të mirë pa liderin duke u mbështet tek disa njerëz brenda saj që e kanë kuptuar konceptin e z.Haradinaj. Tani 15 janari e deri më datën 15 prill mbahen kuvendet zgjedhore të AAK-së në tërë Kosovën kurse pas datës 15 prill kryetari Haradinaj fton mbajtjen e kuvendit të përgjithshëm zgjedhor ku zgjidhen organet drejtuese të partisë duke përfshirë edhe kryetarin. Prej ardhjes së tij i pafajshëm nga Tribunali i Hagës shumë individë me karrierë të gjatë e të pastër politike dhe grupe të ndryshme i janë bashkangjitur AAK-së dhe vizionit të z.Haradinaj dhe ende vazhdojnë të ofrohen këtij subjekti politik. Pas gjithë asaj pune të palodhur të këtij lideri që ka brenda subjektit të tij politik,ky lider që bëri historinë e vendit të tij, do të jetë edhe udhëheqës ,ta vazhdon qeverisjen e tij aty ku e ka lënë  për të mirën e vendit dhe qytetarëve të saj. (Autori është kryetar i rinisë së AAK-së në Gjilan, qëndrimet e shprehura në këtë shkrim janë personale)
Mo(menti)numenti!?
Nami i luftëtarëve të internetit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration