Vështrime
Nami i luftëtarëve të internetit
Sikur edhe shumë herë të tjera ,,Luftëtaret e internetit te armatosur me maska” me një video mesazh i bënë benë Serbisë.
Shkruan: Naim Ramizi
Një grup prej pesë vetash të uniformuar me uniforma të zeza dhe me rekuizit maskat ne kokë ku nuk u shiheshin as sytë shpalosin një hartë në tavolinë dhe me gishtat në hartë ndajnë përgjegjësitë e operacionit, për ta bërë këtë hipokrizi edhe më të madhe ata prezantojnë armët e tyre me anë të fotografive duke thënë se posedojnë armët më moderne të kohës.
Për koiçidenc armët e prezantuara në fotografi ishin prodhim Serb. Derisa shikoja këtë video më ra ndërmend grupi ,,Qura” grup i fëmijëve të lagjes sime, që brenda strukturës së vete kishte një hierarki edhe për dallim prej këtyre Luftëtarëve që prezantonin armët në fotografi ky grup i fëmijëve te grupit ,,Qura” armët i mbanin në dorë ani pse ato ishin armë lodra, ata ishin më serioz se këta luftëtarët virtual.
Grupi ,,Qura” ishte themeluar gjatë kohës së UÇPMB-së. Disa fëmijë të lagjes sime të entuziazmuar me ushtarët e UCPMB-së dhe moshës tyre të njomë që nuk i lejonte të ishin ushtarë si ta, ata u bënë ushtarët e vegjël të kohës, të veshur me uniforma të kamufluara në dorë nga një automatik lodër kishin vendosur edhe një pikë kontrolli në fshat dhe kështu ishin bërë të dashur për banorët dhe të njohur nga të gjithë.
Këta luftëtarët e ,,AKSH” që paraqiten në këtë video kanë vetëm një dallim prej grupit ,,Qura” këta janë të rritur dhe nuk kanë të drejtë të luajnë me ndjenjat e popullit Shqiptar. Populli Shqiptar si në veri ashtu edhe ne lindje ka nevojë për mbështetje serioze nga njerëz seriozë .
Paraqitjet filmike me të cilat është paraqitur organizata fantome e AKSH-së nuk i bëjnë nder Shqiptarëve përkundrazi. Tashmë jemi dëshmitar të disa ultimatumeve që ka bërë kjo organizatë po asnjëherë nuk pamë asgjë konkrete, asnjëherë nuk e pamë të dal nga biruca.
Joserioziteti i këtyre virtualistave shihet qartë edhe në këtë video, të mjerët na në mbetshim për të na ndihmuar ata. Arsyeja që më shtyri të shkruaj këtë shkrim është entuziazmi i një pjese të manipuluar të popullit të cilët duke qenë të pashpresë e të pa ndihmë po e marrin si të mirëqene këtë organizatë virtuale.
Neve na duhet unitet, vendime të mençura dhe të guximshme në këtë kohë të vështirë kur po na cënohet dinjiteti jonë kombëtar, nga një politikë diskriminuese e ngjashme me atë të viteve të 90-ta. Por tash ky diskriminim, shtypje e terror na vjen më i moderuar i cili ka ndryshuar mjetin por jo qëllimin.
Përfaqësuesit politikë duhet të jenë më syçelë se kurrë nga që ky represion sistematik të cilin po e aplikon Serbia nuk do të përfundoj eventualisht me heqjen e lapidarit apo edhe me lënien e tij, ky do të jetë fillimi dhe njëherit matësi i durimit tek Shqiptarët.
Nëse eventualisht ne do të pajtohemi me heqjen apo ndërrimin e lokacionit, ne do të tregonim lodhje dhe dobësi para Serbisë. Serbia donë ta bëjë këtë matje për të parë se sa jemi rezistent, lapidari do ti pengoj njëjtë edhe në tri lokacionet tjera të propozuara por qëllimi është të krijoj pasiguri, kjo është edhe lufta psikologjike që ka zgjedhë Serbia karshi Luginës, prandaj rezistenca dhe unitetit i të gjithë faktorëve është më se i domosdoshëm në të kundërtën e nesërmja do të rezervoj diçka edhe më të rëndë.
(Autori është nga Tërnoci i komunës së Bujanocit, qëndrimet e shprehura në këtë shkrim janë personale)
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!