“Pse të bashkohemi me 28 Nëntor,kam qindra arsye që thonë të kundërtën “
Vështrime

“Pse të bashkohemi me 28 Nëntor,kam qindra arsye që thonë të kundërtën “

16.Nov.2012 09:43
0
Se Shqiptarët jemi popull patriot,kjo ska dyshim,por se jemi armiku më I madh I vehtevetës prap dhe kjo sdo menduar shumë,është mbasë më e sakt se e para. Euforia e 100 Vjetorit të pavarsis së Shtetit Shqiptar ka kapluar të rinjë e plak,burrë e grua,mjek e profesor shqiptar, të qdo skaji të botës. Shkruan: Valon ARIFI Sa Nacionalist që jemi ? Shqipëria mbush përvjetorin e 100,harrojm qdo gje, ama Shqipëria administrative,ajo Shqipëri që neni 8 I kushtëtutës saj thotë : "Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar, që jeton jashtë kufijve të saj. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vet. Republika e Shqipërisë u siguron ndihmë shtetasve shqiptarë, që jetojnë e punojnë jashtë shtetit, për të ruajtur e për të zhvilluar lidhjet me trashëgiminë kulturore kombëtare" Atëher,u zbatua ky nen,nga cila qeveri u zbatua,ose pse su zbatua? Janë pyetjet që menjëher me sillen në mendje, e përgjegj’ien e gjej fare leht te liderët  tanë lokal, ata lider që na kritikokan se po festojm ndryshe,ose spo festojm fare e po ngrehim zërin që një kryeministër të zbatoj atë që  I thotë kushtetuta e vendit që ai qeverisë.  Aman,Ju që po e doni Shqipërin më shumë se Ne, ua them me një PO të madhe, se Jo, kjo sështë Shqipëria që dua unë,mbase kjo sështë as Presheva qe dua Unë, e jo As Bujanoci, Prishtina,Tetova e Ulqini që unë I shoh në mendjen timë “të shfrenuar” sipas jush, e normale sipas qdo qytetari normal të botës perendimore. Dua një Shqipëri Shtet,ama tamam shtet, e jo si ky që është sot, I zhytur në varfëri,hipokrizi, I degraduar në qdo kënd të shoqërisë,e që realisht e vizitoj qdo javë,por shenjë shteti nuk shoh gjetiu,pos doganës ne hyrje të “shtetit” dhe tek-tuk ndonjë polici që në këmbim të penalizmit për kundëravjtje komunikacioni, më kërkon lek në dorë.Unë shof ca  godina cë I thirrin Parlament Shteti,Kryeministria,Bashkia Tiranës,etj por mua më shumë më gjasojn në korporata biznesi të lidhur me mafian se sa institucione shteti.   Andaj më quani dhe tradhtar,por ktë Shqipëri Une nuk e dua. Nuk jam aq patriot sa ta them “Shqipëri të dua,edhe ashtu si Je”,sepse e shoh të jetë ndryshe,më të bukur e më të ndershme se q’e kanë bërë ,e që s’ishte.  Pa një Shqipëri si do duhej ishte,sdo kemi as një Preshevë e Bujanoc si duam të jetë. Një Shqipëri që duam,sdo bëhet me lider që për 100 vjet ,nuk gjetën kohën,mundësin që qoft dhe për një orë të ndalojn në vendin tim,Preshevë. Ua pranoj kohën e diktaturës,por nuk ka mendje që më bindë se plot 20 vite pluralizëm politikë I ndaloi ndokush që të mos vijnë të prekin nga afër bashkqytetarët e mij të Preshevës e Bujanocit.Të njofin hallet e problemet që kemi si shqiptar në një shtet që na quan musafir ne shtëpit tona. Një burrshtetas që kërkon mandatin e tret ,e nuk sheh dot përtej kufirit,sdi qfarë I duhet kombit. Se ne jemi Sërbi kjo sdo muhabet,por ama  jemi shqiptar që jetojm për shekuj në trevat tona ,e që një kohë të caktuar ishim dhe pjesë e asaj Shqipërie që sot feston pa Ne ,e as se lodh kokën për ne ,nuk gjej asnjë arsye pse të bashkohem festës më të. Ju festoni sa të doni,por  mos degjeneroni,se edhe festa me Sinan Hoxhën s’bëhet.                                                                                       - Kjo ndarja me Shqipërin në festë do më dukej e pa arsyeshme në mos ndahemi edhe ne ktu. Qdo ditë po nxirren lajmet se do bëjm ktë, do bëjm atë për ktë festë. Ka nga ata që krekosen se do vendosin një flamur kombëtar (mos qoft ky me mutaicon-kinezi) duke harruar se kto qenë bërë edhe para 10 viteve ,e edhe para 100 viteve. Andaj ju që po u duket vetja se po bëni ndoj vepër madhore,po ua them se ju,spo bëni gjë veq  po përsëritni historinë,flamurin kombëtar 2 orë në ballkon të komunës ,22 orë tjera në shërbim të dhunës (dhunë nuk quhet vetëm ajo fizike). Andaj dhe me ju,28 Nëntori sdo na bashkoi,jo se jam më i mirë se ju, po sjam si JU. Së paku ende s’më ka rastis të zbatoj urdhëra “nga lart” (Beogradi),ende skam provuar te kërcënoj me largim pune askë,ende si kam marr bukën e gojës një shqiptari për  ti dhënë atë një ithari të Sheshelit. Kam bërë gjëra të shfrenuara,kam gabuar me mijra herë,jam penduar ,mbase edhe e s’jam lodh fare,ama jo,ktë unë se kam bërë,andaj dhe sdo festoj me JU. Ka shumë zëra që po kërkojn të bashkohemi për 28 Nentorin,ndërsa une po thërras për ndarje,pikrisht në 28 Nëntorin e vitit të 100 të Republikës së Shqipërisë, Të ndahemi nga ata që po na shuajn shpresën e fundit për te jetuar në ktë vend.Të ndahemi sot,që nesër të jëmi të bashkuar përgjithmonë.  Skemi pse festojm bashkë me ata që Shqipërin e shohin vetëm në lajme televizioni,e zemrën e kan kthyer ka korrupcioni.  Fundja,edhe ju festoni, po jo bashkë me ata. Jo me  Medën e Seldin,  kur keni Vace Zelën. Ndahuni,mos festoni bashkë me ata që po u vrasin të ardhmen ,mos festoni me kriminel,se krim më i madh se vrasja e një njeriu,është vrasja e shpresës së një shoqërie !
Pse shajnë shqiptarët ?
Flamuri, atdheu ideal i shqiptarëve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration