Pse nuk foli Rama se Lugina e Preshevës rrezikon realisht të shndërrohet në "Çamëri" të dytë?
Vështrime

Pse nuk foli Rama se Lugina e Preshevës rrezikon realisht të shndërrohet në "Çamëri" të dytë?

13.Nov.2014 11:42
0

Vizita e Kryeministrit shqiptar Edi Rama më 10 nëntor 2014 në Beograd, thënë troç, ishte vazhdimësi e atmosferës së ndeshjes futbollistike Serbi-Shqipëri, në stadiumin e Partizanit në Beograd.


Vizita e Kryeministrit shqiptar Edi Rama më 10 nëntor 2014 në Beograd, thënë troç, ishte vazhdimësi e atmosferës së ndeshjes futbollistike Serbi-Shqipëri, në stadiumin e Partizanit në Beograd.

Kësaj radhe, Edi Rama ia tha qartë Kryeministrit Vuçiq dhe serbëve në Beograd se Kosova është shtet i pavarur i pranuar nga 108 vende anëtare të OKB-së, që ia kalon madje edhe Malit të Zi.
Pastaj, Rama e përmendi edhe domosdoshmërinë e reciprocitetit midis të drejtave të serbëve në Kosovë me shqiptarët në Serbi. 

Mjerisht, këtë Thaçi nuk pati guxim e as gadishmëri e sinqeritet ta thotë në Bruksel, që e mbulon me turp dhe tradhëti kombëtare qeverisjen Thaçi gjatë shtatë vjetëve të keqqeverisjes së tij me Kosovën.

Mirëpo, Rama dështoi të kêrkoj formimin e Konsullatës shqiptare në Preshevë.
Kjo sigurisht se do ketë pasoja të mëdha për të ardhmen e shqiptarve të Luginës së Preshevës.

Mjerisht, vizita e Edi Ramës në Beograd, mÄ“ 10 nëntor 2010 vetëm sa e ripërsëriti atmosferën e dronit, nga ndeshja futbollistike Serbi-Shqipëri, në stadiumin e Partizanit në Beograd. 

Por, asgjë më tepër!!!

Sepse, e hodhi primitivizmin serb nÄ“ sipërfaqe, që ishte i tejfryrÄ“ me monaovrat në heshtje që zhvilloheshin simultanisht me hedhjen e autoblindave e tankeve nga ajri për manovrat ruso-serbe, që çuditërisht u heshtë nga të gjithë, edhe europianët edhe vendorët. 

Sa duket, për tÄ“ na ruajtur mga kujtet e ekspansionet rus të Putinit, i cili duhet ndalur vetëm me gjuhën e forcës ushtarake dhe grushtit të fuqishëm ekonomik.

Falë Zotit, edhe Serbia, si klysh rus në Ballkan, të njejtën gjuhë të vëllaut të vet rus e njeh. 

Por, luksi dhe shkëlqimi demokratik perëndimorë, ia ka turbulluar mendjen e tyre të trullosur sllave, duke i vënë para dilemës hamletiane: të jesh rusofilë i varfër ne "moskviç" parahistorik dhe diktaturë cariste, apo me "mercedes" gjerman e demokraci të avancuar perëndimore. 

Pra, dilema midis gjakut primitiv dhe diktaturës bizantine sllavoruse dhe shkëlqimit të demokracisë dhe luksit perëndimorë, ia bënë copë zemrën e serbit tëshkretë aktualisht.

Andaj, edhe këlyshit rusofil, Aleksandër Vuçiqit iu nda zemra më dysh, kur Kryeministri Rama deklaroi në Beograd, duke e shikuar në sy se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, dhe se ky fakt është i pakthyeshën, të cilin fakt Serbia kurrësesi nuk mun ta rikthej, e aq më pak ta zhbëjë, e bëri Aleksandar Vucgiqin të sullet si ekscentrik, si majmun i hutuar, por kurrësesi si njeri i civilizuar dhe kryeministër.

Prandaj, ky ishte një dron njëmijë herë më i fuqishëm se ai i 14 tetorit 2014 në stadiumin e Partizanit, që e vërtetoi katërcipërisht faktin se sa e brishtë, e paaftë dhe joprofesionale është siguria serbe për t'u mbrojtur madje edhe nga lodrat që mund të trondisin këtë shtet të hutuar serb që aktualisht kurrësesi nuk ia arrinë ta lidhë modernizmin dhe demokracinë e pandalëshme europiane, në kishte të globalizmit të pandalshëm, karshi mesjetarizmit të stërkequr të mentalitetit të retarduar, të mbrapambetur dhe të humbur në labirintetet e katakombeve të antikitetit jocivizues sllavo-serb, që e gjeti parajsën e pakthyeshme në sllavokomunizmin antihistorik, që na kishte gulfatur edhe ne shqiptarët me titizmin dhe enverizmin e kobshëm dhe mesjetar.
Putini, i cili don ta kthej Stalinizmine ndikimin sllovo-hegjemonist në Ballkan, sepse ndihet i fuqishëm karshi një presidenti Barak Obama, i cili nuk e din as vet se ky e ka kryet me hutinë e tij dhe dështimet, që sigurisht do e radhisin nÄ“ presidentët më të dështuar në historinë e Amerikës, dominimi republikan në Senat dhe në Dhomën e përfaqësuesve , dmth në Kongees, që u dominua tërësisht nga Republikanët në mes zgjedhjet e fundit, sigurisht se do të shpëtoj gjithçka mun të shpëtohet në këtë superfuqi botërore, derisa të shkoj në pakthim keqqeverisja antikombëtare e Obamas.

Sepse, një Putin ekspansionist, me një ObamÄ“ të trullosur, paraqet rrezik për botën bashkëkohore. Në rethana të tilla, Ukrajina u shpërbë si një kullë prej letre. Krimeja, një ujdgesë Ukrajinase me plotë histori, industri dhe ekonomi, iu bashkangjitë Rusisë, sikur të ishte një tortë. 
Perëndimi u tregua aq i brishtë dhe i paaftë, sa që edhe pjesa tjetër e Ukrainës është më rrezik! Donjecku
më nuk është Ukrainë, por as e tërë Ukraina Juglindore. Dalëngadalë e tëra do bëhet Rusi.
Padtaj, edhe Mitrovica e Veriut është përplotë me rusë. 
Tani kanë filluar edhe manovrat Ruso-Serbe, madje me njÄ“ qetësi marramendëse dhe të pabesueshme. 
Tanket dhe autoblindat ruse zbresin nga ajri në manovrat serbe.
Territori i i Kosovës shkilet dhe qeveriset nga Serbia "si në bahçe të babës" dhe qeveriset absolutisht mbi 25 % e territorit kosovarë nga serbët dhe Prishtina zyrtare flet pÄ“ pavarësi. 

Ky është tmerr dhe terror i një logjike parashtërore që mbretëron në diskursin shqiptar në Kosovë, ku të gjithë e kemi futur kokën në zallnsi struci dhe kemi krijuar një teori sui generis të Sovranitetit dhe Pavarërësisë, "A lla Kosovarçe". 

Por, mjerisht jash kufijve të këtij vendi të shkretë dhe të mjeruar, askush në këtë botë nuk e kupton!

Prandaj, pritja e Kryeministrit të Shqipërisë në aeroportin "nikolla Teslla" në Beograd, si dhe mosekzistimi i asnjë flamuri shqiptar gjatë rrugës ku kaloi eskorta e Kryeministrit shqiptar Edi Rama, paraqet mosmikpritjen jocivilizuese serbe dhe urrejtjen e shovinizmin e tyre mesjetar antishqiptar. 
Kjo urrejtje antishqiptare, padyshim se paraqet frikën dhe albanofobinë histerike të serbëve, të cilët e kanë imanente albanofobinë e tyre irracionale, që ua shtynë në palcë atyre tmerrin se "erdhi fundi i botës" dhe se "na pushtuan shqiptarët"!

Prandaj edhe duhet kuptuar ekscentrizmin dhe tërbimin histerik të Aleksandër Vuçiqit ndaj "provokimit të Edi Ramës se Kosovën e kanë pranuar 108 shtete të OKB-së dhe se Pavarësia e Kosovës është realitetit i pakthyeshëm. 

"Madhështia" e Vuçiqit, si edhe e të gjithë paraardhësve të tij qëndron pikërisht në faktin se "Beogradin askush nuk mundet ta poshtroj!

Dhe këtë e tha me heroizëm edhe Vuçiqi mesjetar, karshi Edi Ramës, që fal primitivizmit të Vuçiqit, Edi Rama na doli Europian. Madje edhe duke ia përsëritur "pikë e për pe" faktin e përmendur. 
Prandaj, Rama me lehtësi doli fitues me 8:0 ndaj Vuçiqit në Begrad!!!
Vuçiqi i "trullosur", kur e pa shansin e humbur dhe debaklin politik në Beograd, ai e ftoi darkën e paplanifikuar, sa për të larë m... me sh... siç themi ne dhe ta nënshkruaj marrëveshjen për pranimin reciprok të diplomave, që për hirë të së vërtetës, realisht paraqet aktin mÄ“ të rëndësishëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës. 
Sepse, diplomat e Kosovës nuk pranohen në Serbi dhe Hashim Thaçi është kujdesur shumë më tepër t'ua nxijë jetën studentëve shqiptarë të Luginës, duke ua futur kuotat famëkeqe dhe më antikombëtare e antishqiptare, 

Këto kuota diskriminuese të Thaçit, shpërngulën dhjetëra mijëra të rinjë shqiptarë nga Lugina e Preshevës. 

Madje, Hashim Thaçi nuk hezitonte ta paraqiste "zemërgjërëdinë" e tij që po i lejon studentat shqiptarë të Luginës që ta shkelin tokën e Kosovës, edhepse me një taksë, gjoba dhe diskriminim të pafund.

Sikur mos të hapeshin dyertë e Universiteteve të Tiranës dhe Tetovës, nuk dihet se ku do
merrte shantazhi i Qeverisë Thaçi për shqiptarët e Luginës dhe çfarë barrierra të tjera do të prodhontevpër t'ia nxirë sa më tepër jetën e shqiptarve të kësa gjeografie shqiptare, me gjoba, taksa, kufizime dhe pengesa të pafund për ata. 

Natyrisht, duke ua vështirësuar pafundësisht jetën atyre dhe duke i akuzuar se po e harxhojnë ajrin kosovarë dhe duke kërkuar me ngulmë nga ata që të falemnderohen pafundësisht se po lejohen të hyjnë në Kosovë , edhepse me taksa drakonike dhe me pengesa e barriera nga më të ndryshmet!!!

Kurse, ardhja e Edi Ramës në Preshevë, më 11 nëntor 2014, e plotësoi vizitën e tij në Serbi. 

Pritja e shqiptarve të Luginës ishte madhështore. Qëndrimi dinjitoz i Edi Ramës ndaj Qeverisë serbe dhe Aleksandar Vuçiqit, realisht ia kishte rritur rejtingun dhe autoritetin e tij në këtë pjesë të gjeografisë shqiptare.
Natyrisht, Serbia i frigohej tepër paraqitjes së Ramës në Preshevë. 
Madje, siç deklaroi ish Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ai nuk ishte lejuar kohë më parë që ta vizitoj Preshevën. 

Prandaj, ai nuk kishte realizuar vizitën e tij në Beograd, meqë kishte vlerësuar se ajo vizitë do ishte e pakuptimtë pa vizitën Luginës së Preshevës.

Por, Edi Ramës në Preshevë nuk iu lejua të mbajë fjalim në ambient të gapur, para dhjetëra mijëra qytetarë e shqiptarë, para platosë së shtëpisë s Kulturës "mehmet Jusufi në Preshevë. Përkundrazi, ai u detyrua ta mbaj fjalimin e tij 50 minutësh brenda sallës 694 vendëshe, ku ishin ftuar disa politikanë, qytetarë, biznesmenë e maturantë të Gjimnazit "Skënderbeu".

Salla ishte pa flamuj kombëtar. Askund nuk shte vendosur së paku një mbishkrim përshëndetjeje apo mirëseardhjeje për Kryeministrin shqiptar! 
Ashtu si edhe jashtë, ku mungonin flamujtë shqiptarë, me përjashtim të disa flamujve që valëviteshin pandërprerë, të shoqëruar me muzikën folklorike dhe ansamblin e valltarve të veshur e stolisur me veshje kombëtare.

Fjalimin e hapi kryetariaktual i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, i cili në fillim të këtij viti gjatë vizitës në Tiranë kishte refuzuar kategorikisht sugjerimin e Edi Ramës, së bashku me pesë parti(za) mahallësh për pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare, duke e lënë vetëm PVD-në e Riza Halimit. 
Ragmi Mustafa shqiptoi, duke belbëzuar, ca formula euforike e kontradiktore, dhe kur u bllokua fare, ia dha fjalën Edi Ramës.

Fjalimi i Edi Ramës ishte dinjitoz dhe gjithëpërfshirës, duke deklaruar se edhe këta shqiptarë që jetojnë në Luginë, dmth në Serbi, që kanë shumë shkurtime e përkufizime, pengesa e barriera, duhet doemos të jenë pjesë e kujdesit kushtetues të Shqipërisë për tu siguruar atyre të njejtat të drejta që gëzijnë serbët në Kosovë.

Pra, Edi Rama e përmendi me këtë rast domosdoshmërinë e reciprocitetit midis shqiptarve në Serbi dhe serbëve në Kosovë.

Këtê fakt, të konfirmuar e deklaruar nga partitë politike shqiptare të Luginës, moti kohë e kishte përdhosur e përbuzur Hashim Thaçi gjatë 30 raundeve të Dialogut të Brukselit dhe nëshkruarjes së Marrëveshjes famëkeqe të 19 prillit 2013 në Bfuksel.
Aty Thaçi i përjashtoi shqiptarët e Luginës nga Marrëveshja dhe përgjithësisht nga Dialogu i Brukselit! 

Madje, pa asnjë sqarim! Sepse, sa duket, e ndiente veten "kompetent" dhe pronarë të shqiptarve të Luginës, duke u vetëshpallur madje si "gardian" i tyre. 

Por, dreq o punë, na u deshtë ta hapim fjalorin "shqip-Shqip" dhe të mësojmë se gardiani paraqet "rojtar të të burgosurve". Na trishton fakti poqese Thaçi mendon dhe i shkon mendja ndonjëherë se mund të na trantoj si të burgosur të tij?!!!

Duke e bërë të qartë qëndrimin e tij antishqiptar dhe angazhimin e tij maksimal për serbët e Kosovës, të cilëve u premtoi Republikën Serbe në Kosovë, sipas modelit të Bosnes, duke e bërë kështu Kosovën skajshmërisht shtet jofunksional dhe të varur nga vullneti i çetnikëve sebë dhe Beogradit e Rusisë!!!
Ky akt tradhëtie ordinere i Hashim Thaçit, për përfitime personale apo nga frikësimi i pëgjegjësisë për krime lufte e korrupsion, apo për ndonjë arsye tjetër, aktualisht të panjohur për opinionin shqiptar, i shkaktoi dëme të mëdha dhe të pariparueshme shqiptarve të kësaj gjeografie shqiptare.

Pra, atë që e kishte shlyer nga Dialogu i Brukselit për reciprocitetin e shqiptarve në Serbi me serbët në Kosovê, atë e ringjalli dhe e bëri Edi Rama në Beograd dhe për këtë shqiptarët e Luginës së Preshevës i janë mirënjohës përjetësisht Edi Ramës, ashtu si janë mllefosur nga qëndrimi jodinjitoz, të frikësuar, joprofesional, jokompetent e antishqiptar të Hashim Thaçit dhe ekipit të tij negociator në Dialogun e Brukselit., që kishin shkuar atje për të zgvatur buxhetin e taksapaguesve kosovarë, si puna e Edita Tahirit, e cila pretendonte t'ia kalonte madhe edhe mbretëreshës që shkatërroi dikur Egjiptin e lashtë e me namë, për shkak të hire e të saja makabre!

Në Preshevë Edi Rama shpalosi enigmën e ftesës së paplanifikuar për darkë të ekipit ahqiptar dhe firmisjen e njohjes reciproke të diplomave midis dy shtetesh, që e kumtoi triumfalisht Rama në Preshevë dhe ngriti peshë në këmbë auditorin e entuziazmuar shqiptar, që e përjetoi si fitore domethënëse.
S do mend se vizita dyditore e Edi Ramës në Serbi, hodhi poshtë si lojë fëmijësh Dialogun e pasuksesshëm dhe thellësisht antishqiptar të diletantëve shqiptarë të ekipit negociator të Hashim Thaçit, të ngulfatyr deri në fyt me korrupsion dhe gadishmëri për të shitur çdo gjë shqiptare, për përfitime të vockla e mistrece të pafytyrësisë dhe mosdinjitetitit të tyre njerëzor e kombëtar.

Por, megjithatë, Edi Rama nuk arriti që ta institucionalizoj ndihmën vëllazërore të Shqipërisë, duke negociuar formimin e Konsullatës shqiptare në Preshevë, që do merrej prej dorës së parë, në mënyrë të drejtëpërdrejtë me nevojat dhe hallet reale të këtyre shqiptarve jetim, duke "kaluar detin", siç tha Rama midis deklarimeve pompoze dhe mosveprimeve shqiptare. 
Ashtu si ishte puna vendosjes së 11 janarit 2013 për dhënien e shumës simbolike të dy qeverive Kosovë e Shqipëri, për maternitetin në Preshevë. Edhe sot e kësaj dite nuk dihet se a u dhanë ato para, sado që ishin simbolike dhe të padenja, apo mbetën vetëm premtime reklamuese të tyre?

Poqese edhe fjalët e tilla të Edi Ramës përjetojnë këtë fat, atëherë na ka ngrënë dreqi!!! Sikur të formohej Konsullata shqiptare dhe t'i hapej rruga formimit të Zyres së Kosovës në Preshevë, do hapej perspektivë dhe shpresa të reha për shqiptarët e kësaj ane.
Sepse, mos të harrojmë, Beogradi gjendet reth 100 km më larg nga Presheva se sa Tirana. Kurse, Prishtina gjithsejt 75 km, që dmth gjashtë herë më afër se Beogradi. Prandaj, Beogradi është tepër larg për studentat shqiptarë, krahasuar me Prishtinën, Tiranën dhe Shkupin. Mungesa e konsullatave të shteteve respektive i dëmton rëndë shqiptarët e kësaj ane!

Pastaj, Edi Rama "harroi" ta përmendë obligimin e shtetit të Serbisë dhe të Qeverisë Shqiptare për hartimin e projekteve për ndaljen e shpërnguljes së këtyre shqiptarve nga trojet e veta stërgjyshore dhe kthimin e të shpërngulurve që kanë ikur nga zullumi i padurueshëm i qeverisë antishqiptare të Serbisë dhe nga varfëria ekstreme, meqë kjo pjesë është shpërfillur deri më tani nga Serbia, Kosova e Shqipëria.

Pastaj, Edi Rana nuk foli asnjë fjalë të vetme se Lugina e Preshevës rrezikon realisht të shndërrohet në "Çamëri" të dytë, meqë nga Medvegja janë larguar mbi 90 % e shqiptarve she aty kanë mbetur më pak se 10 % shqiptarë, kryesisht pleq e plaka, të paaftë, që jetojnë në varfëri ekstreme dhe të terrorizuar nga shovinistët serbë.
Kurse, nga Bujanoci kanë ikur reth gjysma e shqiptarve, duke i lënë shkretë tokat e veta. Presheva gjithashtu ka mbetur pa 1/3 e shqiptarve.
Prandaj, aktualisht në Serbi ka mbetur reth gjysma e shaiptarve, krahasuar me 10-15 vjet mëparë. 
Dhe ky fluks i shpërnguljes është duke u shtuar përçdo ditë e më tepër. 
Kurse, zoti Rama nuk na tha asnjë fjalë tÄ“ vetme se a ka sjellur ndonjë projekt apo plan konkret se si duhet ndalur shpërngulja e shqiptarve të kësaj ane dhe se a është duke u ofruar diçka për kthimin e tyre, të cilët kanë ikur nga zullumi i padurueshëm i Qeverisë antishqiptare të Serbisë dhe mungesës së mjeteve elementare për ekzistencë dhe nga varfëria e skajshme edhe e padurueshme, që i detyroi ata t'i lëjnë shkret trojet e veta stërgjyshore dhe morën rrugën e gurbetit anembanë botës, duke u bërë refugjatë të padinjitetshëm nër podrumet e Europës.

Gjithashtu, Edi Rama nuk mori mundimin që ta mundësoj kujdesin institucional të Shqipërisë, duke negociuar me Serbinë për hapjen e Konsullatës shqiptare në Preshevë, që do merrej për së afërmi me problemet reale të shqiptarve të Luginës dhe të siguronte mundësinë e hapjes së Zyres së Kosovës në Luginë. Sepse, Qeveria e Serbisë në vitin 2002 ka formuar Trupin Koordinues për Luginën në Bujanoc. Kurse, Lugina është pa asnjë përfaqësi
apo institucion shqiptar apo kosovar në Luginë. Sepse, mos të harrojmë, Beogradinëdhtë gadi 100 km më larg nga Presheva se Tirana, kurse Prishtina është reth gjashtë herë më afër Preshevës se sa Ëështë Beogradi.
Studentat shqiptarë aktualisht maltretohen të marrin një rrugë kaq të gjatë, madje me shumë rreziqe për të realizuar ndonjë të drejtë, apo për të rregulluar dokumentet e nevojshëm në Ambasadën shqiptare, apo në Zyrën ndërlidhëse të Kosovës në Beograd.
Prandaj, hapja e Konsullatës shqiptare në Preshevë është domosdoshmëri jetike për shqiptarët e Luginës dhe nuk mund ta kuptojmë, e aq më pak ta arsyetojmë Kryeministrin Rama pse e neglizhoi këtë domosdoshmëri jetike për shqiptarët e kësaj ane?!

Edi Rama theksoi me të drejtë se duhet tejkaluar hendeku apo deti midis deklarimeve dhe fjalëve dhe veprave konkrete. Gjykuar sipas vendimit të dy qeverive të marrë më 11 janar 2013 në Bruksel lidhur me ndarje e shumës simbolike nga 50.000 euro nga dy qeveritë, dmth gjithsej 100.000 euro për Maternitetin në Preshevë, që akoma nuk e dijmë se a u realizua deri më sot apo jo?!

Poqese edhe premtimet e tanishme të Edi Ramës përjetojnë të njejtin fat, që do të thotë se deklarimet mund të jenë bërë për efekte mediatike dhe për konsum të brendshëm, për të arritur besimin e munguar të shqiptarve jashtë Kosovës, në krahasim me Sali Berishën, i cili gëzon besim të plotë tëk kjo pjesë e gjeografisë shqiptare.
Atëherë, vizita e Ramës na shprehet si reklamë e dështuar, që nuk e ka hallin e fatit të shqiptarve nën regjimin antishqiptar serb, por fatin e vet politik dhe parapërgatitje për të siguruar mandatin e dytë dhe karrierën e cet politike.

Urojmë që Edi Rama të ishte i sinqertë me shqiptarët e Luginës dhe premtimin e tij të dhënë kohë më parë, deri sa ishte në opozitë, për ndërtimin e një shkolle shqiptare, ta bëjë realitet.

Ndërkaq, ardhja e tij e sërishme në dhjetor në një takim të liderëve rajonal në Beograd, ta inicoj formimin e Konsullatës shqiptare në Preshevë dhe ta bëjë transparente nivelin e realizimit të pranimit të diplomave reciproke, duke na dhënë informata konkrete për sukseseset dhe dështimet eventuale në (mos) realizimin e Marrëveshjeve të nënshkruara me Serbinë gjatë vizitës së 10 e 11 nëntorit në Serbi.

 


Shkruar nga : Nehat Hyseni;
Populli përbëhet me njerëz dhe jo me insekte që mund t'i shtypni ju lehtë?
Dhuna në Familje, temë tabu në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration