Dhuna në Familje, temë tabu në Luginë
Vështrime

Dhuna në Familje, temë tabu në Luginë

24.Nov.2014 22:44
0
Për 16 ditë duke filluar nga 25 Nëntor e deri më 10 Dhjetor në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, OKB e ka shpallur si ditë ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave e cila njihet edhe si 16 Ditë e Aktivizmit. Fenomeni i dhunës në familje për shoqërinë shqiptare është një koncept i ri i cili u ngritë lart në agjendën e përditshme falë pranisë së ndërkombëtarëve në vendin tonë. Dhuna në familje paraqet shkelje të të drejtave të njeriut dhe rrënjët i ka në pabarazinë gjinore që është e pranishme sidomos në vendet në zhvillim.

Dhuna në familje nuk njeh përkatësi etnike, religjioze apo status shoqëror. Është e pranishme kudo në botë dhe shkaqet që e shtyjnë njeriun në të janë të ndryshme duke filluar nga faktorët ekonomik, social e deri te ato personal.

Zakonisht dhuna mund të paraqitet në disa mënyra por më të shpeshta janë ato fizike dhe psikologjike. Edhe pse sot në media ne hasim shpesh të dëgjojmë si dhunë ndaj grave për shkak se rastet e raportuara në institucionet shtetërore më së shumti vijnë nga gratë, ajo përfshin edhe dhunën ndaj fëmijëve, burrave dhe të moshuarve.

Dhuna në familje për një shoqëri ka koston e saj apo pasojat. Zakonisht personat që kanë pësuar dhunë janë më pak produktiv për shoqërinë duke filluar nga vendi i punës e deri te sjelljet destruktive në shoqëri.

Serbia si shtet viteve të fundit ka aprovuar një mori mekanizmash ndërkombëtar për të luftuar këtë fenomen të shëmtuar shoqëror por rastet e raportuara në institucione janë tejet të ulëta për shkak të pamundësisë së shtetit që të ofroj mbështetje ekonomike për të mbijetuarat  e që për pasoj ka kthimin e saj në ambient të dhunës. Pasi që dhuna në familje është një çështje tejet komplekse ku përfshinë shumë faktor socio-ekonomik, raportimi i rasteve vjen vetëm në rastet ekstreme apo pasi që gruaja të jetë e rrahur fizikisht nga burri i saj për të 5-ën ose 10-ën herë dhe kur i është rrezikuar jeta.

Te shqiptarët e vendit tonë në tri komunat Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë ky fenomen bie në kategorinë e temave tabu për shkak të kontekstit politik ku jetojmë por edhe të vlerave tradicionale që kultivon populli ynë, ku çështjet e shtëpisë sidomos raporti burrë-grua qëndrojnë prapa mureve dhe nuk janë për publik.

Sido që të jetë përkundër qëndrimit tonë dhuna në familjen shqiptare tek ne ekziston por në trajtimin e saj duhet të jemi të kujdesshëm, pasi që nga dëshira për të trajtuar pozitivisht këtë fenomen gjërat mund të marrin kahe të gabuar negative dhe në vend se të ndihmojmë familjet e tilla ne mund t’i dëmtojmë e që mund të na kushtoj shumë për shkak të prapambeturis ekonomike.   

E vetmja zgjidhje në rastin tonë duhet të mbetet në parandalimin e saj e cila arrihet me vetëdijesimin e shoqërisë duke filluar nga shkolla fillore e deri te gjeneratat e moshuara dhe atë duke përfshirë të dyja gjinitë. Dialogu dhe toleranca në familje aty ku ka mundësi duhet të mbeten si vlerë kryesore në mes anëtarëve të një familje në raportet grua-burrë, fëmijë-të moshuar, reja-vjehrra duke marr në konsideratë mirëkuptimin për dëshirat e çfarëdo natyre në një anë dhe mundësit në anën tjetër.

Sa më pak dhunë në familje më shumë paqe dhe harmoni do të kemi si shoqëri.

 

Shkruan: Fadil Isufi;

Pse nuk foli Rama se Lugina e Preshevës rrezikon realisht të shndërrohet në "Çamëri" të dytë?
Lugina sipas regjistrimit të vitit 1921, apo rrezikohet të mbetet pa shqiptarë?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration