Populli përbëhet me njerëz dhe jo me insekte që mund t'i shtypni ju lehtë?
Mar shkas të shkruaj këtë shkrim, një pa turpësi shumë të madhe, që po i bëhet Kombit tonë. Shkruan:Egzon Lakna;
Deri tani kemi parë se si ndërrmarjet publike provojnë ti zgjidhin problemet e tyre ,para së gjithash , duke larguar nga puna puntorët shqiptarë.Sjelljet e tilla të drejtorëve ,kryeshefave, punëdhënsve ndikojnë negativisht në jetën e njerzve, sidomos, emocionalisht edhe financiarisht.
Opinioni ndanë mendime të ndryshme në lidhje me këtë cështje.Disa I arsyetojn veprimet e largimit nga puna rrjedhoj e mbijetesës së ndërrmarjes, e disa të tjerë e kundërshtojnë këtë llojë veprimi dhe konsiderojn se nga veprimi I tillë më shumë ka dëme se sa dobi.Që të gjithë në përgjithësi kanë arsye racionale në mbrojtje të mendimit të tyre.
Qëllimi I këtij shkrimi nuk është kundërshtimi apo mbrojtja ,por një përpjekje që në vend se të largohen nga puna puntorët shqiptarë të gjendet alternativa në zgjidhjen e problemeve të ndërrmarjeve. Ndërrmarjet të cilat po provojnë të largojnë nga puna puntorë athu janë profitabile? A janë këto ndërrmarje më të sukseshmet në rajon ? Nëse shohim praktikën e deritanishme atëherë përgjigja është negative. Pse atëherë edhe më tutje insistohet në atë? Largimi nga puna ndikon shumë keq tek të larguarit por edhe tek ata që mbeten në punë. Tek të larguarit fillon brenga financiare , ndërsa tek ata që mbeten fillon frika dhe pasiguria. Pyesin veten kush e ka rradhën tash? Frika demotivon. Në vend se të koncentrohen në punë , ata shpenzojn energji duke menduar arsyetimin në rast të gabimit në punë. Kështu shmangin përgjegjësit dhe janë gjithmonë të gatshëm të fajësojn tjetrin. Cila është zgjidhja? Së pari, ndryshimi i të të menduarit. Në cilin drejtim? Largimi i punonjësve nuk duhet të jetë mjet i parë për zgjidhjen e vështirësive në ndërrmarje!
Në vend të shpenzimit të kohës, energjisë dhe parasë në këtë drejtim,forcën duhet ta fokusojmë ne racionalizimin e këtij kapitali fizik. Ky është hapi i parë. Para se menaxheri të trokas në derën e bankës me qëllim të marrjes së kredis së shtrenjtë duhet të mledh fondet e pakthyeshme të cilat I ka nga buxheti vjetor. Ky kapital është bllokuar në ndërtesat, pajisjet, mjetet, furnizimet, proceset joefikase, përgatitjen dhe veprimet e panevojshme. Ky kapital nuk menaxhohet nga financierët për inxhinierët, menaxherët, teknologë, bosët, punëtorë, etj. Si dallohet ndërrmarja e mire nga ajo e keqe? Në relacionin e raporteve drejtorë- puntorë. Nga raportet mvaret motivimi, morali dhe shëndeti I puntorëve gjë që ndikon ndjeshëm në produktivitet dhe kualitet në punë.
Nëse puntori është I pakënaqur atëherë edhe shërbimi është joefikas. Efikasiteti I dobët ndikon në zhvillimin e administrates dhe krejt ndërrmarjes. Qytetari I dëshpëruar zhgënjehet cdo ditë më shumë. Për me qenë të knaqur puntorë dhe qytetarët nuk mjafton vetëm marrja e vendimeve të mira. Është e nevojshme që edhe të zbatohen. Me fjalë të tjera duhet menagjim me përgjegjësi të plota. Nuk është aspak e lehtë por gjithësesi egzistojn mundësi. Me injorimin e mendimeve të puntorve ai shkatërron besimin e ndërsjellë.
Drejtorit të tillë, I mungon koha për të menagjuar ndërrmarjen, sepse e shpenzonë kohën duke kontrolluar gjithcka dhe çdo gjë. I I Izoluar dhe autoritar merr vendime të këqija. Për atë, largimi nga puna si mjeti i parë për zgjidhjen e problemeve, pasi ai puntorët i sheh si shpenzim që duhet ndalohet.Në pyetje është qasja e gabuar në menaxhimin e ndërrmarjes. Dështimi i ndërmarrjes është i garantuar.
Në ndërrmarje të mira puntorët llogariten si burim I kreativitetit, inovacionit dhe rinovimit. Shpresoj që ditë më të mira do të vijnë, pasi ky nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë fati i Shqiptarëve!! Edhe pse vështirë, nuk duhet të heqim dorë, sepse duhet të përballojm shiun për të parë ylberin.