Vështrime
Politikan e jo mahi...
Fakti se jemi politikanë e jo mahi mësë miri e dëshmon politizimi i çdo institucioni publik dhe privat e besa edhe në çdo cep e çdo skaj si: Në shkolla, në shtëpi të shëndetit, ne rrugë, në kafene, në ndeja te ndryshme, në shitore e barnatore, në trafika e në ara e besa edhe në WC.
Shkruan: Ibrahim Rustemi
Se jemi politikanë e jo mahi dhe se ia tejkalojmë gjithë Ballkanit mundë ta kuptojmë edhe nga fakti se tek ne të gjithë merren me politikë. Gra e fëmijë, pleq e të ri, të shkolluar e të pashkolluar, bujq e blegtor, profesorë e studentë, nxënës e arsimtar, murator e argatë, katundar e qytetar, mjekë e pacientë, hoxhallarë e haxhinjë.
Aq shumë merremi me politikë saqë shpesh herë harrojmë edhe obligimet ditore e familjare. Gratë harrojnë punët e shtëpisë, fëmijët librat dhe lojën, pleqtë pleqërinë e besa nganjëherë edhe dhimbjet që shkaktarë është mosha e shtyrë, të shkolluarit duke harruar profesionalizmin e tyre, kurse të pa shkolluarit duke i thyer dhëmbët kot së koti, bujqit duke harruar kopshtet e tyre e blegtorët-kafshët.
Profesorët duke humbur orët në zyrë të profesorëve nga debatet e ndryshme politike me kolegët e tyre, kurse studentët duke harruar studimet. Nxënësit duke bërë dert se tifoz të cilës parti duhet të jenë kur të rriten kurse arsimtarët duke mbajtur procesin mësimorë me reklama e gjëra propaganduese gjatë fushatave si lapsa e fletore.
Muratori gabon radhitjen e tullave duke bisedu tema politike kurse argati derdh gjysmën e kolicës me cement duke e bërë dert politikën, katundari duke menduar se politika ia ujit specat kurse qytetari duke shpresu se politika ia sjell falas specat për turshi në stinën e vjeshtës. Mjekët harrojnë pacientët e tyre sepse seancat nuk presin pacientët kanë durim.
Pacientët gjatë pritjeve të gjata në shtëpi të shëndetit prej debateve politike të ndërsjella harrojnë besa edhe dhimbjet e edhe pse gjinden aty, hoxhallarë të Kosovës hoxhallarë të Serbisë aq shumë e kanë pështjellë saqë edhe vet dreqi në fije s’mund ti bije, haxhilerët që 2-3 orë para kohës së faljes së namazit dalin në xhami thjeshtë për të bërë kuvendime.
Jemi politikanë se jo mahi...
Natyrisht meqë jemi politikanë me renome Evropiane, Ballkanike e besa edhe botërore edhe efektet dhe rezultatet janë të dukshme.
Kriza ekonomike, pa punësia, arsimimi jo cilësor, të diplomuar jo profesionistë, korrupsion, padrejtësi e keqpërdorime.
“Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë vetveten.” (Rad, 11)
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!