Rritja e Vuçiqit, si rënia e Millosheviqit
Vështrime

Rritja e Vuçiqit, si rënia e Millosheviqit

18.Mar.2014 17:39
0
Fitorja absolute e Partisë Përparimtare Serbe, me në krye Aleksandër Vuçiq, në zgjedhjet e parakohshme të 16 marsit, tregon qartë mentalitetin e mbrapshtë të qytetarëve serbë, të cilët asesi të lirohen nga sindromi i ekstremizmit, ultranacionalizmit e “izmave” të tjerë, me të cilat, ata, po ia mbyllin vetes rrugët e integrimeve evropiane. Shkruan: Kujtim Sadriu [caption id="attachment_106649" align="alignleft" width="300"]Kujtim Sadriu, Këshilli i Partisë Liberale Demokratike në Preshevë Kujtim Sadriu,
Këshilli i Partisë Liberale Demokratike
në Preshevë[/caption]   Fitorja spektakulare e Vuçiqit, gjithashtu do ta çoj Serbinë në një qorrsokak politik, në një kolaps ekonomik dhe në trazira sociale, nga të cilat do të pësojnë të gjithë ata që me votën e tyre ia mundësuan këtij ultranacionalisti, i cili është në kundërshtim demokracinë perëndimore, duke e futur popullin serbë në një armiqësi me botën. Kush ka pasur rast ta përcjell fushatën elektorale të Vuçiqit dhe diskutimet e tij të mëhershme në Parlament, s’ka se si të mos çmendet nga skizofrenia e tij për vrasjen e mijëra myslimanëve, pastaj për kërcënimet ndaj ndërkombëtarëve etj.  Pavarësisht nga fjalori i tij luftënxitës e revanshist, qytetarët e mbështetën me votën e tyre në sytë e vëzhguesve ndërkombëtarë. Populli serbë i verbëruar nga nacionalizmi i demoduar, i kanë shkuar parapa kasapit të dikurshëm të Ballkanit, satrapit Millosheviq, po i jep mbështetje Sheshelit në Tribunalin e Hagës dhe po e shpërblen me votën e besimit Vuçiqin, krejt në emër të një patriotizmi verbal. Ky popull ka nevojë për një vetëdijësim politik, ngase si mund të quhen patriotë këta politikanë që më së shumti e dëmtuan Serbinë, e cila për shumë vjet ka për t’i hequr sanksionet e një politike përçudshme e prapanike. A nuk është po ky Vuçiq, i cili për muaj të tërë e mbajti popullin e tij në Brigada në veri të Kosovës, dhe në fund i tradhtoi duke u thënë se kryeministër e keni Thaçin e jo mua! A nuk është po ky Vuçiq, i cili dikur thoshte hapur për ndërkombëtarët se po ua fusin nga një “bander” nga prapa e këta nga frika po thonë: O sa mirë po na rrinë! Por si do që të jetë kjo rritje e Vuçiqit, do të jetë në favor të shqiptarëve, ngase, ai, de fakto e ka njohur Kosovën me Marrëveshjen e Brukselit e sidomos me menaxhimin e integruar të kufijve. Ndërsa me fitoren bindëse do ta njoh Kosovën edhe de jure. Fitorja absolute e partisë së Vuçiqit, në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare, ia mundëson atij ta ndërroj Kushtetutën e Serbisë, duke e korrigjuar atë me heqjen e Kosovës nga ajo. Është një karakteristikë e politikës serbe. Me këso premtime është rritur Milosheviqi, dhe  me këso dështime ka ra, ndërsa për Vuçiqin do të vlejë edhe një formulë më e keqe, si ajo e Berluskonit në Itali, e Sadamit në……e Gadafit në……etj. Gjithnjë me shprehjen tonë popullore shumë të qëlluar: Soni harabatë! E gjith kjo na del se tani Vuçiqi është për urim, por fundin do ta ket me ngushllim.
Politikan e jo mahi...
Intelektualët e Luginës: Racizmi i Qosjes
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration