Vështrime
Krime: Çka humbi Ukraina dhe çka fitoi Rusia?!
Në Krime është mbajtur referendum në të cilin qytetarët shprehën mendimin e tyre mbi statusin e ardhshëm të këtij gadishulli. Shumica e zgjedhësëve në referendum zgjodhën bashkimin me Rusinë, gjë që pritej duke marrë parasysh se shumicën e popullësisë e përbënë rusët e cila sillet rreth 58 për qind. Perëndimi dhe Ukraina nuk e njohën këtë referendum.
Shkruan: Ismet Azizi;
Shumëkush supozon se të vetmin përfitim Rusia e ka nga bashkimi i gadishullit të Krimesë , bazën detare në Sevastopol dhe kursimin prej 100 milion. në vit , sa Rusia i paguan Ukrainës për huazimin e kësaj baze. Realiteti është krejt ndryshe sepse Krimeja nuk është vetëm një bazë të madhe detare, por më shumë se kaq.
Turizmi në Krime sjell 40 për qind të ardhurave vjetore, dhe pjesa tjetër e fitimeve e bart industria dhe infrastruktura.
Qytetet më të rëndësishme industriale në Krime janë Xhankoj , Krasnoperekopsk dhe Armjansk . Industritë më të rëndësishme në Krime janë ajo e ushqimit,industria kimike, inxhinieria mekanike, e përpunimit të metaleve dhe prodhimi i lëndëve djegëse. Gjashtëdhjetë për qind e industrisë së Krimesë i takon industrisë ushqimore. Krimeja ka gjithsej 291 objekte të mëdha industriale dhe 1,002 fabrika të vogla industriale .
Portali English Rusia ka listuar shumë atribute të Krimesë të cilat pas referendumit mund të bëhen atribute të Rusisë, pasi që populli i Krimesë ashtu ka vendosur.
Rusia me aneksimin e Krimesë automatikisht do të mbizotëroj mbi 200 anijet dhe disa porte detare në Detin e Zi dhe në Detin Azov .
Nga portet detare këtu janë porti komercial i Evpatorijski, porti i Jaltës, porti Crnomorsk , porti i Krimesë dhe porti Kerq.
Këtu janë edhe kantieret e anijendërtimit të cilat janë të vendosura në Krime. Kantjeri Feodozija i cili prodhon anije për Kinën. Ukraina ka humbë me këtë referendum edhe kantierin në Sevastopol .
Krime ka 550 fabrika dhe kompani të mëdha prodhuese. Krimeja është e pasur me naftë , gaz dhe minerale. Rusia pas referendumit dhe pas aneksimit të Krimesë, do të mbizotëroj fabrikën për përpunimin e mineralit të hekurit. Ukraina do të humbë industrinë e makinave në Xhankoy, fabrikën për përpunimit e metaleve në Kerq , fabrikën e tullave në Feodezi mandej fabrikën për prodhimin e materialeve për ndërtimtari në Kerç .
Këtu është edhe fabrika për prodhimin e titanit. Rusia ka marrë dhe fabrikën e përpunimit të peshkut në Jaltë , fabrikën për përpunimin e lëkurës, fabrikën e duhanit në Simferopol, fabrikën e prodhimit të pijeve të gazuara, fabrikën e konservimit në Kerq, fabrikën e leshit dhe puplave, dhe shumë ferma .
Krimeja prodhon sasi të mëdha të energjisë nga hidrocentrale të ndryshme, por më së shumti energjinë e prodhuar e gjeneron nga burimet e rinovueshme siq është energjia e erës dhe energjia diellore. Krime ka a tri termocentrale klasike, një me 68 megavat në Simferopol , në Kamish - Burun me kapacitet 30 MW, mandej termocentralin Saki prej 20 MW.
Katër termocentralet diellore janë të vendosura në Krime, me kapacitet të përgjithshëm prej 227,5 megavat. Dy nga katër termocentralet diellore janë më të mëdha në Evropë dhe në nivel botëror për nga madhësia radhitën në vendin e 4 dhe të 6.
Termocentralet diellore janë në: Perov , 106 megavatësh e cila është më e madhja në Evropë, dhe e IV -ta në botë, Ohtonokovsko, me 82 megavat energji, e cila është e II-ta në Evropë dhe e VI-ta në botë, Mitjaev me 32 megavat dhe Rodnikovskajame 7.5 megavat energji .
Por kjo nuk është e tëra, sepse Krimeja ka edhe shatë centrale të erës me kapacitet të prodhimit të përgjithshëm prej 68.2 megavat. Kemi të bëjmë me rreth 551 turbinat të erës .
Vetëm termocentralet diellore në Krime prodhojnë 38 përqind të energjisë elektrike të kësaj krahine .
Krimeja ka disa fusha të gazit natyror në tokë e në det, dhe të gjitha janë të lidhura me sistemin e tubacionit të Ukrainës .
Këto fusha janë Xhankojsko, Golitsjna, Karlavsko, Krjim, Odessa, Schmidt, Shtormvaja dhe Shtrilkovo.
Krime ka një numër të madh kantinash të verës, dhe prodhimi i verës në krahinë është e specializuar. Rusia me aneksimin e Krimesë përvetson kantina me cilësi të lartë të verës, të tilla si Koktebela, e cila prodhon verëra dhe konjak, Bakqisaraji punishte verës , punishten e verës në Sebastopol, punishten e veres në Zlatna Pola. Krimea ka edhe një fabrikë të verërave të gazuara .
Sigurisht se për Krimenë dhe industrinë e sajë, ekonominë, turizmin, fabrikat dhe infrastrukturën mund të shkruhet pa ndalë, por gjithë këtij ilustrimi duhet shtuar pamjen e qartë se Ukraina është në të rrezik të madh për ta humbur këtë krahinë sepse Rusia me këtë referendum të mbajtur siguron ta ketë Krimenë nën ombrellën e vet, me gjasë këtë do t’ia arrijë.
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!