Oksidenti laik dhe orienti fetar
Vështrime

Oksidenti laik dhe orienti fetar

13.Oct.2012 15:52
0
Zëri i protestave në botën islame u aktualizua pas shfaqjes së filmit “Pafajësia e myslimanëve”. Protestat nuk ishin drejtuar kundër shtypjes dhe dhunës që ushtronin regjimet diktatoriale siç jemi mësuar t’i shohim pas “pranverës arabe”, por kundër shfaqjes së një filmi blasfemik i cili vazhdon ta paraqes personalitetin e profetit Muhamed dhe myslimanët legjitimues të dhunës, joshës të akteve të pedofilisë dhe burim i të keqes.   Shkruan: Nexhmedin Ademi;   Stigmatizime të ngjashme kemi hasur edhe te publikimet e karikaturave të profetit të myslimanëve në revistat daneze dhe më gjerë, para disa viteve. Reagimet edhe atëherë ishin masovike ku shfaqnin pakënaqësi ndaj fyerjeve që po i bëhen myslimanëve përmes këtyre akteve. Sikur edhe te protestat ndaj karikaturave provokuese, ngjashëm, reagimet edhe ndaj këtij filmi ishin emocionale të përshkruar me dhunë të pajustifikueshme, deri edhe në humbjen e jetëve të njerëzve në mesin e tyre edhe ambasadorit amerikan në Bengazi të Libisë z. Kristofer Stivens. Ngjarjet aktuale sinjalizojnë për një perceptim ndryshe të dukurive që ofron oksidenti nga orienti. Nëse do të respektohej ky diversitet i mendimeve, reagimet e myslimanëve ndaj këtyre akteve provokuese, duke përjashtuar dhunën, do të ishin më se normale. Për perëndimorin e laicizuar liria e të shprehurit është shenjtëri e modernitetit që nuk e kursen as shenjtërinë religjioze, ngase një qenie e racionalizuar nuk mundet të mbetet e robëruar nga tradita irracionale e religjiozitetit, prandaj, parashikimet e mendimtarëve klasikë perëndimorë, nëse jo për zhdukjen e religjionit në tërësi, së paku për zvetënimin e vlerave religjioze si pasojë e zhvillimeve moderne janë realizuar. Programi i modernitetit përbëhet duke zbërthyer të gjitha gjërat me logjikën e përmasave shekullare, që nënkupton mosmarrjen në konsideratë të udhëzimeve qiellore për sundimin e kësaj bote me arsyetim të ruajtjes së lirisë individuale, barazisë dhe lumturisë së njeriut. Përkundër këtyre parashikimeve, periudha e postmodernizmit shënon rritje në rikthyerjen e interesimit për religjionin. Për lindorin e fetarizuar praktika shoqërore rregullohet sipas të shenjtës e jo sipas arsyes të ndarë nga e shenjta. Pikëpamjet fetare tek myslimani mbeten të rëndësishme në interpretimin e të vërtetës që për burim kanë diturinë qiellore të bazuar në mësimet e shenjta hyjnore. Te myslimanët tentimi për ta paraqitur vizuelizimin e figurës së profetit Muhamed është rreptësisht i ndaluar dhe konsiderohet akt blasfemik. Çdo gjë që futë dyshim në monoteizmin e pastër islam sipas dispozitave islame është rreptësisht i ndaluar, prandaj në këtë drejtim duhet parë edhe ndalimin e paraqitjes të figurës së profetit të myslimanëve me qëllim të mbrojtjes së besimit të pastër monoteist islam. Perëndimori duhet të kuptoj se në praktikën shoqërore tradicionale, të gjitha format jetike e shoqërore drejtohen duke e marrë shpalljen hyjnore element drejtues. Kjo shpallje e siguron harmoninë e shëndoshë mes elementeve strukturore të traditës. Kështu, ajo mundëson që të mos ekzistoj në parim asgjë jo e shenjtë. Papa Benedikti i XVI mbrojtës i vlerave religjioze në Evropë, nga një vizitë e papritur në Liban, mund të mallëngjehet shpirtërisht nga reagimi i myslimanëve ndaj fyerjeve që po i bëhen shenjtërive të tyre, nëse për asgjë tjetër, së paku, për ndjeshmërinë shpirtërore ndaj të shenjtës që shfaq lindja myslimane, për dallim nga perëndimi i profanizuar i cili kishën dhe krishterimin e ka shndërruar gati në një relikt historik. Në anën tjetër protestat e dhunshme ndaj këtij filmi provokues, kanë ngritur disa shqetësime që ndërlidhen me zhvillimet e fundit politike në botën arabo islame që kanë për qëllim përmbysjen e sistemeve diktatoriale. Pas këtyre protestave dhe akteve të dhunës sikur ka filluar të diskutohet me rezervë për suksesin e ndryshimeve të shumëpritura në botën arabo islame, si rezultat i frymës revolucionare që solli “pranvera arabe”. Aktet e dhunës dhe vrasja e ambasadorit amerikan në Bengazi, japin sinjale se transformimet shoqërore politike për të vendosur një sistem politik i bazuar në shtetin e të drejtës, vendosjen e ligjit dhe respektimin e vullnetit të lirë të qytetarëve vazhdojnë të mbeten vetëm një ëndërr e dëshiruar për popujt e Lindjes. Ndryshimet e reja pas revolucionare nuk do të sjellin paqe dhe mirëqenie, përkundrazi, përfituesit më të mëdhenj nga kjo situatë e krijuar do të dalin elementet radikale islamike të cilët me rënien e diktaturave kanë fituar terren për instalimin e dhunës dhe terrorit si mjete për përfitime politike. Nuk mundë të kuptohet ndryshe ftesa e kreut të al – Kaidës për sulme ndaj pranisë amerikane në Libi, pak para se të realizohet sulmi terrorist ndaj konsullatës amerikane në Bengazi. Kushdo që i kontribuon një përfundimi të këtillë është duke bërë një krim, sepse shuan shpresat e të vdekurve që ranë në Tunizi, Egjipt, Libi dhe po vazhdojnë të bien edhe në Siri, për të ndërtuar një shoqëri ku idealet e lirisë dhe barazisë si vlera themelore universale për të gjithë njerëzit të bëhen të merituara edhe për popujt e tyre. Pas këtyre akteve të dhunës “pranvera arabe”, te opinionist të ndryshëm filloi të emërtohet si “verë përcëlluese arabe”, apo edhe “dimri arab”. Kufiri që duhet të ngrihet në mes të drejtës të shprehjes së lirë të individit dhe fyerjes së dinjitetit të tjetrit pas këtyre ngjarjeve gjithnjë aktualizohet. Në shoqëritë e liberalizuara edhe partizanët më të flaktë të lirive njerëzore, një nga to edhe shprehja e lirë e individit, e dinë që në rast se në emër të këtyre lirive nxitet urrejtje racore apo fetare, fyhet dinjiteti i njeriut, ajo sanksionohet me ligj. Filmi në fjalë është cilësuar nga shumë figura udhëheqëse me ndikim në jetën shoqërore publike, si në Lindje po ashtu edhe në Perëndim akt provokativ që ka nxitë zemëratë në mesin e myslimanëve. Gjithashtu edhe aktet e dhunës si shenjë e pakënaqësisë ndaj këtij provokimi janë vlerësuar të pa tolerueshme. Kryeministri turk z. Erdogan, e ka cilësuar filmin si provokim publik dhe qasje armiqësore. Për të mos u ballafaquar me këto akte provoaktive në të ardhmen, ai ka propozuar që në mbledhjen e ardhshme të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, islamofobia të vlerësohet si krim./Titulli.com/  
Perceptimi Shqiptarë
Shqiptari provokon shqiptarin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration