Perceptimi Shqiptarë
Vështrime

Perceptimi Shqiptarë

16.Oct.2012 11:13
0

Rikthimi në lustrimin e qenies sonë!?

Paraqitja e pikëpamjeve të lira intelektuale është e drejtë qytetare e fjalës dhe e mendimit,  në një shoqëri e cila gjeneron ide të lira në thjerrzën e një etike të vërtetë civilizuese? Shkruan: Abdullah Bilalli Një fat i zi po na përcjellë shumë gjenerata duke u rropatur nëpër rrugët e Evropës pa kurrëfarë shprese. Vendi ynë po zbrazet dita e ditës dhe po mbetet pa me të shtrenjtën-rininë. Pra, këtë gjendje që e kemi askush nuk po e merr përsipër që njëherë e përgjithmonë ta orientojë popullin për një të ardhme më të mirë. Edhe shtetet fqinje i ka përcjell i njejti fat, ama ata ditën më mirë ta organizojnë popullin. Më vjen keq të them por është realitet se ne nuk njohim asnjë filozof shqiptarë që në mënyrë sistematike të jetë marrë me urtësinë, që bënë filozofi, që merret me cështjet më sublime të harkut filozofik! Sepse ata e tejkalojnë vijën e anemisë jetësore. Ata janë në gjendje të gjenerojnë vlera të cilat regjistrohen në për shekuj. Ata janë të aftë të krijojnë e të thyejnë legjenda e mite që e mësojnë popullin të mos bishtnojë e as të gëlltisë gjëra të gatshme, që dijnë të gjykojnë edhe për gjërat më delikate, që dijnë të i zgjidhin problemet e kohës sipas një logjike brilante, dijnë t’i japin mend popullit edhe ne castet më kritike, që e kanë guximin t’u thonë shumë gjërave të shëmtuara ndal. E këso personalitete popujt e shteteve evropiane i kanë pasur para nesh. Ata sot janë më të zhvilluar në cdo pikëpamje. Shpeshherë më rastis që gjatë bisedave të dëgjojë fjalë duke thënë: “Për mos zhvillimin tonë fajin e kanë shtetet perandorake, e duke u kthyer pas shumë shekujve fajin më të madhë ia hedhin Perandorisë Osmane’’. Kur i dëgjojë këto fjalë më nevrikosin dhe më bëjnë të pelcasë nga mëllefi. Po, është e vërtetë se kanë pasur faj, por fajin më të madh e kemi ne! Kur populli shqiptarë para e epokës së re ka qenë më i vyeri dhe më i dituri  e që nga ne edhe popujt tjerë e kanë marrë një pjesë të kulturës sonë në cdo semgment të jetës. Gjatë historisë kemi pasur shumë dijetarë, që edhe Lindjes dhe Perëndimit ia kanë dhënë një kulturë të mirfilltë dhe ia kanë ngritur namin. Me kalimin e kohës ja se në cfarë gjendje jemi… Besoj se për mos zhvillimin tonë një pjesë të fajit e kanë edhe disa historian tanë të rrejshëm që janë ndikuar dhe janë mbështetur në historgrafin hegjemoniste sllave dhe greke dhe na i kanë servu shumë gjëra të pavërteta. Po e marrë si shembull një detaj kur historianët tanë thojnë se: Oto Bismarku gjerman në Kongresin e Berlinit kinse kishte thënë: “Shqiptarët nuk janë asgjë tjetër vetëm se një kuptim gjeografik në hartë’’. Kjo nuk është e vërtetë! Kjo thënie ka dalë nga historianët tanë që janë ndikuar nga historia Sllavo-Greke. Edhe pse nuk jam historian, mirëpo këtë shtrembërim historik nuk e pranoj dhe më duhet ta theksoj se te këta historianë vihet në thumb të kritikës vetëm Perandoria Osmane duke anashkaluar ate Romake, Bizantine dhe Sllave. Për këtë flasin tekstet shkollore duke filluar nga ato fillore e gjerë te ato parauniversitare dhe univerzitare. Pra cdo komb e shkruan historinë e vetë dhe e zbukuron në mënyra të ndryshme, me të vetmin qëllim që para botës të prezentohet sa më mirë. Duke i parë shtrëmbërimet historike burrështëtasi dhe poeti i madh francez Lamartini në revistën e vet” Këshilltari i popullit” prej vitit 1899 ka bërë përpjekje që historia franceze të shkruhet sërish, kësaj rradhe me vetëdije të plotë. Pra edhe une jam ithtar i mendimit se edhe historia jonë duhet të rishkruhet nga historianë të mirëfilltë, e jo prej historianëve të paguar nga bankierët, kapitalistët, dhe poltikanët të interesuar të cilët kanë qenë dhe janë pronarë të shtypit dhe literaturës në përgjithësi. Kur është fjala te moszhvillimi i popullit tonë, bëj një pyetje: cila perandori ka bërë më shumë të keqija kundër popullit tonë, duke fillur nga Iliria  e deri në ditët e sotme? Jam i bindur se perandoria Bizantine, ajo Serbo-sllave na kanë vrarë e asimiluar më tepër se sa Perandoria Osmane! Unë e them dhe jam i bindur se Perandria Osmane ishte ajo që na ka ruajtur qenien dhe identitetin kombëtar. Sikur të mos kishte qenë kjo perandori sigurisht se tokat tona  do të ishin zhvatur nga fqinjët sic ndodhi pas vitit 1912 si dhe raca shqiptare nuk do të ekzistonte më. Në cilën perandori patëm më shumë dijetarë, kryeministra, ministra, gjeneralë ushtarakë etj? Padyshim se në Perandorin Osmane. Andaj nga e gjithë kjo që u tha më lartë arrij në përfundim se fajin  për moszhvillim e kemi në vet shqiptarët, sepse qe njëqind vite nuk po mund të konsolidohemi si komb dhe si një shtet unik. Kush na detyroi që t’u bësojmë fqinjve tanë, madje për të hyrë në një fedaratë me ta, në një klub sllavësh?! Na detyruan ata që nuk mund të shihnin pas shtatë kodrave!!!  Rreshtimi në anën e fqinjve në luftë kundër Perandorisë Osmane, ma merrë mendja se ishte më e dhimbshmja. Ata rreshtimin tonë e  kthyen me të keq, duke na vrarë, na dhunuar dhe dëbuar nga trojet tona autoktone. Ku ishin fuqitë e mëdha që para syve të tyre po luhej ky kalvarë dhe katrahurë?! Po zhdukej një racë që edhe kjo ishte pjesë e kësaj Evrope. Pra  para syve të tyre u debuna më tëpër se 200 mijë shqiptarë. Fare nuk u erdhi keq. E ku u vendosën? Përsëri në trojet e Perandorisë Osmane, ku atje tani gjenden mbi pesë milion banorë me përkatësi kombëtare shqiptare. Pse nuk u zbardh fati që i nderuari dhe patrioti i i madh Ismail Qemajli u eliminua nga skena politike dhe më në fund u helmua në qendër të kësaj Evrope? E shumë e shumë ngjarje tjera.Me një fjalë, fajin nuk e kanë Osmanlinjtë. Disa individë deklarohen se edhe feja Islame është fajtore për moszhvillimin tonë! Unë përsëri them se Islami nuk ka qenë dhe nuk është pengesë e moszhvillimit tonë. Pse, brenda pesëdhjetë viteve që jetuam në një sistem ku njeriu ishte më i përbetuari kundër fesë, nuk patëm zhvillim si popuj tjerë. Edhe pse ata nuk e kishin mohuar fenë sikur ky i yni. Pra Osmanlinjtë, e as feja sipas mendimit tim nuk paska faj, por fajin e mbajnë prijesit dhe udhëheqësit tanë që e kanë udhëhequr popullin jo në mënyrë të drejtë. Po e parafrazoj Ukshin Hotin ku thotë: “ Me një vepër artistike të mirë mund të kenaqen shumë njerëz, me ndonjë vepër politike mund të shpëtoj një popull apo shumë sish. Si dhe anasjelltas, me veprën e falsifikur mund të dëmtohet vetëm blerësi, ndërsa me politikën e falsifikuar mund të dëmtohen shumë popuj”. Kurse te ne ka ekzisuar një praktikë shumë e mbrapshtë, në skenën tonë politike me dekada janë emëruar njerëz që brenda qenies së tyre njerëzore kanë pasur dhe e kanë mediokritetin, snobizmin dhe demagogjinë. Kur dihet se kjo dukuri patologjike është shumë e dëmshme për një shoqëri. Kështu që, njerëz me veti të tilla karakteri janë shkaktarë që ende nuk po mnd t’i shërojmë plagët tonë shekullore. Patologjitë të cilat janë prezente të ne, sipas mendimit tim janë këto kategori: mediokriteti, snobizmi dhe demogogjia!? Mediokri përpiqet që ta njollosë shoqërin e cila përpiqet që ardhmërin e vetë ta bazon në forcat e veta, dhe në iniciativat e tyre kreative. Ata bëhen të dëmshëm, sepse krijojnë amulli, inercion, pasivitet, duke u zhytur në terrin e gjumit, të komoditetit individual dhe të vetëkënaqësisë. Mediokrët krijojnë gjendje të përgjumur kudo që gjenden. Ata e pasivizojnë mjedisin në të cilin jetojnë për shkak se nuk mund ta freskojnë me ide, mendime, iniciativa, frymëzime, aksione, propozime të reja dhe konkrete.  Dëshirojmë apo jo, ata shndërrohen në armiq të levizjes së aksiont konstruktiv social, dhe kombëtar. Duke mos qenë as njerëz të aksionit dhe të meditacionit, ata bëhen parazit të shoqërisë të cilët kujdesen dhe pikësynim të vetin e kanë ta mjelin popullin. Kur shtohen mediokrët, fillojnë kompromiset dhe në plan të parë dalin interesat e ngushta-vdesin idealet e larta njerëzore dhe kombëtare, ndërsa jeta shoqërore bëhet e shthururr dhe e coroditur. Edhe snobizmi është një dukuri patologjike dhe e dëmshme për shoqërinë. Snobi shitet dhe thirret ne ate cka s’është, bën cka do të mund të mos bënte që me cdo kusht ta reklamoj atë që e ka bërë apo të atë që se ka bërë. Shoqërinë tonë e cënojne dhe demagogët, të cilët janë oratorë të famshëm por madje këtë oratori e përdorin për punë të veta personale, klanore dhe partiake, duke arritur famë, pozitë dhe interesa në dëm të shoqërisë dhe institucionit. Ai e sheh vetëm karrigën në të cilën do të ulet ose kuletën të cilën do ta mbushë. Këto anomali shoqërore i përmenda, sepse edhe në mesin e shoqërisë sonë mund të kemi njerëz të tillë. Mirëpo ka ardhur koha që shoqëria civile të veprojë tani  nëse estabilishmenteve politike ndokush nuk i’a ndërpret hovin e tyre ata do ta katandisin popullin dhe nuk do të mundet të mekëmbet gjeneratë pas gjenerate. Ne kemi nevojë që në ballë të kësaj nisme të radhiten njerëz të ditur, që dituritë e tyre i kanë fituar nëpër qendra të mëdha univesitare të botës akademike, sepse vetëm ata janë të zotët të bëjnë këto ndryshime dhe do të mundë t’i shërojnë plagët tona shekullore, prandaj është mirë që ata ti bashkangjiten kësaj levizje “veproni tani”.

Me një fjalë ka ardhur koha që të bëhet një levizje gjithëpopullore ku do t’i thuhet ndal të gjitha këtyre të këqijave që e kanë lodhur popullin. Atëherë: o ju të ditur, o ju vizionar mos u hamendni, por bashkohujuni kësaj levizjeje se edhe Perëndia do t’na ndihmojë.

(Autori është, Arsimtar i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, në pension)

Lustrimi historik i figurave preshevare !?
Oksidenti laik dhe orienti fetar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration