Shqiptari provokon shqiptarin
Lokale

Shqiptari provokon shqiptarin

13.Oct.2012 09:10
0
U mbushën mbi 100 ditë të pushtetit multietnik në Bujanoc (Luginën e Preshevës), e ndjenja e hakmarrjes, smirës dhe xhelozisë, nuk ka të mbaruar. Haraçin e këtyre dukurive negative më së shumti po i paguajnë, ata që ngelën në opozitë, për shkak bindjeve të tyre politike, jo të ngjashme me ata që u detyruan të formojnë koalicion qeverisës me serbët lokalë të Bujanocit dhe pse kishte zgjidhje për të u bërë 21-shi vetëm shqiptar. Shkruan: Valon BEGZADI Kamxhiku hakmarrës fillimisht ra mbi kurrizin e kuadrove të partive opozitare dhe ata pak neutral (të pavarur), të cilët kishin kontrata pune, por edhe ata që kanë vendime të përhershme pune nuk kalojnë lehtë. Presionet politike, janë nga më provokueset, më iritueset dhe nga më degradueset. Ato vijnë në çdo kohë dhe në çdo vend, si në rrugë, sheshe, restorante, treg, punë, telefon, makinë, autobus, zyrë pune, shkollë, shtëpi etj, etj. Shqiptari provokon shqiptarin. “Shqiptari ndanë sofrën, por jo edhe gjakun”, thuhet në librin e Kanunit. Ambiciet për pushtet kanë bërë, të goditen sa më shumë kuadrot shqiptare, për t’i detyruar ata të përçahen, të largohen nga vendi i lindjes, si dhe sundohen më lehtë. Nuk mbahet mend, në asnjë periudhë, një gjendje e tillë e hasmërive, përçarjeve dhe ndasive ndër shqiptare. Pushteti lokal multietnik përmes “fshesës” politike ka delvalvuar iniciativat e dikurshme për rregullimin e emrave të rrugëve dhe shesheve, për zbatimin e dygjuhësisë dhe ndonjë platforme të përbashkët rreth përgatitjeve për një dialog të mundshëm shqiptaro-serb. Fokusimi i opozitës së (“fjetur”) për ta rrëzuar pozitën dhe anasjelltas, angazhimet e pozitës për ta shpartalluar opozitën, kanë bërë që shumë kërkesa të shqiptarëve të kësaj komune, të rrudhen vetëm në nivel lokal, duke i lënë anash veprimet me interes kombëtar e qytetar. Elektorati shqiptar i komunës së Bujanocit, është i zhgënjyer keq. Ai, nuk ka pritur ndryshime të tilla, të cilat nuk sjellin perspektivë në këtë vend dhe në rajon. Kjo hakmarrje e cila po ndodh në këtë komunë dhe në përgjithësi në rajonin e Luginës së Preshevës ka me lënë vragë në shpirtin dhe ndjenjat e shqiptarëve kudo qofshin ata. Profesionalizmi në pothuajse në çdo veprimtari shoqërore në komunën e Bujanocit, ka kaluar në dorë të një amatorizmi primitive dhe provincial. Qëllimi më i lartë i kultivimit intelektual është që njeriu të i dhuroj dituri të përsosur dhe qeverisje mbi “unin” personal të brendshëm, ndërsa intelektualët e vërtet janë njerëz që nëse nuk paraqiten në opinion, bëjnë përpjekje ta fshehin faktin se kanë më tepër shpirt. Diferencimet ideo-politike, të cilat po ndodhin në komunën e Bujanocit, na kujtojnë kohën e ferrit të kuq komunist. Sa do të zgjas një gjendje e tillë mbetet të shihet në vijim, kur veç po bëhen përgatitjet për ta shënuar një ngjarje të madhe kulturore, politike dhe historike shqiptare, atë 100 vjetorin e shtetit shqiptar. Në këtë eveniment të lartë kulturor shqiptarët duhet të jenë bashkë sidomos në këtë periudhë për shqiptaret e Luginë të Preshevës, por mjerisht, ndodh e kundërta. (Autori është gazetar në Radio Televizionin Bujanoci “RTB” dhe aktiviste i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Luginë të Preshevës. Mendimi i shprehur është personal).    
Hyda: Vende të lira për studim në Universitetet e Shqipërisë
Presheva do të mbetet pa rrymë dhe ujë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration