Vështrime
Nënat e Srebrenicës: Dodik, serbët e Kosovës vendosi në oborrin tënd
Deklaratës së Dodikut të dhënë ditë më parë se gjëja se janë të gatshëm të jenë pjesë e procesit, duke bërë të qartë se Republika Sërpska do të mund t’u ofronte tokë për vendosjen e serbëve nga Kosova, vjen reagimi i shoqatës "Lëvizja e nënave të Srebrenicës dhe Zhepës",
I themi Dodikut se serbët e Kosovës mund t’i vendosë në oborrin e tij në Laktash, Nënat e Srebrenicës: Dodik serbët e Kosovës vendosi në oborret tuaja I keni mjaft të mëdha, thuhet nga shoqata e Srebrenicës
Shkruan : Ismet Azizi
Sarajevë – Shoqata "Lëvizja e nënave të Srebrenicës dhe Zhepës", ka lëshuar një deklaratë sot se janë të shqetësuara nga fakti se nesër pothuajse gjysma e popullsisë së Bosnjes dhe Hercegovinës shënon 9 Janarin, Ditën e Republikës Serbe, dhe me këtë siç është vënë në dukje, festohen dhunimet , dëbimet , plaçkitjet dhe gjenocidi.
"Duhet ditur se ata të cilët nesër në mbledhjet solemne dhe me manifestime shënohet kjo ditë, festojnë formimin e setnitetit i cili u krijua në gjak dhe dëbime. Republika Serbe nuk është asgjëtjetër , përveq rezultat i gjenocidit, dhe në të paktën është e pamoralshme të festohet kjo ditë. Vështirë të gjindet një shembull i ngjashëm në histori. Megjithatë, të bëjmë një krahasim, imagjinoni një situatë ku gjermanët të festojnë ditën e fitores mbi hebrenjtë apo amerikanët të festojnë Hiroshima dhe Nagasaki. Është krejtësisht e pamoralshme dhe e papranueshme për mendjen e shëndoshë", njofton Shoqata" Lëvizja e nënat të Srebrenicës dhe Zhepës .
Tutje shoqata e Srebrenicës deklaron se, edhe atëherë kur nuk ka konflikt të armatosur në hapësirat tona , udhëheqet “politika e cila një popull vendos para gjith të tjerëve dhe këtij populli i sigurojn të drejtën eksluzive në një territor të caktuar”.
"Shembulli i fundit është deklarata e kryeministrit Milorad Dodik se në territorin e Republikës Serbe duhet vendosur serbët e Kosovës. Këto deklarata mund të jetë vetëm faza e fundit e gjenocidit dhe të spastrimit etnik. Sepse , pas vrasjeve dhe dëbimit të jo-serbëve nga territori i Republikës Serbe, vjen koha që ideologjia serbe në këtë hapësirë të forcohet. Për këtë arsye i themi Dodikut se serbët e Kosovës mund të vendosë në oborrin e tij në Llaktash, i cili ka hapësirë të madhe , "thuhet në deklaratë, transmetojnë mediat e B dhe H, transmeton Agjensia Anadollia.
Përveq të tjerash ditë më parë Kryetari i Republikës Sërpska, Milorad Dodik, ka thënë se angazhohet për ndarjen e Kosovës në dy shtete për dy popuj. Ai ka vlerësuar se mbajtja e një konference ndërkombëtare, sipas modelit të asaj në Dayton, do të ishte vrastare për Serbinë, sepse do të hapte mundësinë e hapjes së çështjes së Sanxhakut dhe Vojvodinës.
(Autori jeton dhe vepron në Gjilan-Kosovë, qëndrimet e shprehura në këtë shkrim janë personale)
_____________________________________________________________________________________________________________________________________
http://youtu.be/hOcdxrmw904
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!