Vështrime
“Lëkundja” e lapidarit dhe gjaknxehtësia e shqiptarit!
Acari i këtyre ditëve të janarit duket se nuk do të jetë aspak i ftohtë për kombin shqiptarë, e në veçanti për ata dhjeta mijëra të luginës që jetojnë në jugun e Serbisë. Kohën e fundit, sidomos pas festimit të 100 vjetorit të Pavarësisë, shohim se nëpër medium të ndryshme ka bërë bujë të madhe lapidari i UÇPMB-së dhe tani më është bërë temë aktuale në të gjitha anët, ku jetojnë shqiptarë.
Shkruan: Naser Afizi;
[caption id="attachment_50445" align="alignleft" width="150"] Naser-Afizi[/caption]
Përderisa në veriun e Kosovës, kriminelët serb i kanë bllokuar të gjitha lëvizjet duke barrikaduar rrugët, janë kacafytur me EULEX-in dhe KFOR-in, kur t’u teket edhe i kallin pikat doganore, hedhin drunj, rërë e zhavor në mes rruge dhe doganierët tanë barten me helikopter ne pikat doganore, , dhe pikërisht për këto vandalizma, ky rajon nga ndërkombëtarët është vendosur të jetë pjesë e dialogut në Bruksel. Në anën tjetër, presidentit dhe kryeministrit serb ju pengojnë edhe të vdekurit shqiptar, atyre ju pengon skalitja e 27 emrave, të dëshmorëve të vendosur në pllakë të vendosur në qendër të Preshevës, përkundër që është një përkujtim ndaj atyre që dhanë më të shtrenjtën nga vetja dhe kur dihet fare mire se në Preshevë, etniciteti është homogjen me një përqindje absolut shqiptare!
Kjo pllakë përkujtimore nga eksponentët politik serb, po shihet si provokim dhe nga qarqet serbe ka zëra të ndryshëm si : trazim të emocioneve të serbëve, gjoja sipas tyre mos-kontrollim të plotë të territorit nga shteti etj) .
Në vazhdën e gjithë kësaj situate akute, kërcënimet nga Beogradi nuk kanë të ndalur, duke dhënë ultimatume për përdorimin e forcës e kërcënime tjera të ndryshme deri në tërheqjen nga bisedimeve me Kosovën, në Bruksel që do të mbahen me 17 Janar 2013, të gjitha këto në sy të botës ! Tani më dihet se në tavolinën e bisedimeve në Bruksel, do të jetë Veriu i Kosovës dhe kjo koincidencë me kërcënimet e Beogradit në të njëjtën periudhë, na shpie disi të mendojmë për prapaskena të ndryshme politike.
Paranojat e Kryeministrit serb Daçiq dhe të përkrahura edhe nga presidenti Nikoliq, për rrënimin e pllakës përkujtimore, analizuar nga një këndvështrim politik, duket vetëm pretekst që mund të përdoret ndaj baroneshës Ashton, për të rritur apetitet në pjesën veriore të Kosovës. Duke ja shtuar kësaj edhe platformën e rrezikshme të Serbisë e cila shpie në ndarjen e Kosovës si dhe refuzimi lejes për hyrje në Kosovë të presidentit Nikoliq.
Nëse analizohen të gjitha këto dhe Beogradi përfundimisht vendos të mos e prek lapidarin, të ndërron platformën duke e zbutur qëndrimin ndaj Kosovës, nga BE-ja do të duket gjoja se Serbia po lëshon pe dhe është demokratizuar në raport me shqiptarët dhe viktima e gjithë këtij strumbullari do të jetë Mitrovica e Veriut. Pas gjithë kësaj, lugina do të ndihej “fitimtare” duke u krenuar me qëndresën e lapidarit. Prishtina do të burrërohej që ndryshoi platforma serbe, por sovraniteti i Beogradit prapë po mbetet i njëjti, ndërsa i Prishtinës jo!
Për udhëheqësit lokal të luginës ishin shumë relaksuese deklaratat Prishtinës dhe Tiranës zyrtare, drejtuar Beogradit : “Mos e prekni lapidarin” . Kur kësaj deklarate ju bashkëngjitën edhe shume struktura të tjera të rëndësishme, qoftë veteranëve të luftës, lider partiak etj, ia lehtësuan edhe më shumë qëndrimet liderëve preshevar
Ishte një deklaratë e përfaqësuesve diplomatik të vendeve perëndimore që t’i ndërrohet vendi lapidarit në mënyrë që të shmanget dhuna, mirëpo duke njohur historikisht temperamentin e “shqiptarit gjaknxehtë” si dhe qëndrimeve të fundit të liderëve të Luginës, me theks të veçantë ish- përfaqësuesit të UÇPMB-së, Jonuz Musliu, nuk do ta kenë të lehtë zhvendosjen e aq më pak rrënimin e këtij lapidari , por si do që të ndodhë qoftë rrënimi, zhvendosja apo mos prekja e lapidarit, dëshmorët e rënë të UÇPMB , në shpirtin tonë nuk do të mund t’i rrënojë e as t’i lëkundë askush, , por edhe më shumë do t’i forcojnë në mendjen dhe zemrat tona !
Nga e gjithë kjo situatë, një gjë po shihet që do të jetë e pashmangshme, ajo është bashkimit kombëtar sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund arrijmë që armiqtë tanë të përjetshëm dhe të përbetuar, qoftë serb, grek apo edhe të tjerë, në raport me shqiptarët të janë më të kujdesshëm në deklarata e aq më shumë në veprime!.
(Qëndrimet e shprehura në këtë shkrim janë personale)
__________________________________________________________________________________________________________
http://youtu.be/hOcdxrmw904
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!