Vështrime
Janari i mërdhezur
Janari është muaji i parë kalendarik, të cilin e përshkojnë një varg aktivitetesh nga më të ndryshmet me inters qytetar dhe kombëtar.
Shkruan: Drilon Hyseni
Fillimi i javës së dytë i janarit, fillon me Flakën e janarit, një manifestim tashmë tradicional kulturor, që mbahet në nderim dhe kujtim të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të historisë shqiptare.
Pastaj gjysma e dytë e janarit fiilon me përvjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu (17 janar 1468) si dhe takimi i Brukselit në kuadër të takimeve në nivel kryeministarsh Thaçi-Daçiq.
Por, 17 janari 2013, do të jetë një datë historike vendimtare e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të cilët do të vendosin a do ta heqin, apo do ta mbrojnë Lapidarin e ngritur në qendër të Preshevës, të skalitur me emrat 27 dëshmorëve t UÇPMB-së, të rënë për lirinë e vendit.
Deklaratat
Prishtina dhe Beogradi, për herë të parë, në fillim të këtij viti, i kanë shtrënguar dhëmbët me kushtëzimet shtetërore të reciprocitetit.
Hapi konkret, në këtë drejtim, janë shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët ndonëse të mospërfshirë në dialogun e bisedimeve shqiptaro-serbe, po kushtëzohen për fatin e ardhmërisë së proceseve dialoguese.
Monumenti i lavdisë së clirimtarëve të UÇPMB-së, ka nxitur reagimet provokuese të Serbisë karshi Kosovës, në të cilën valë nuk ka mbetur pa u prekuar as Shqipëria.
Kjo ndjesi e politikës shqiptare për të reaguar në situata të caktuara si një komb, ka sensibilizuar shqiptarët e Luginës, të cilët nuk ndjehen vetëm në këto situata të vështira nëpër të cilat po kalon vendi i tyre.
“Kujdes me Luginën”, janë apelet e faktorit shqiptar, drejtuar autoriteteve të Beogreadit, të cilat kanë marrë një ofanzivë ekstreme kundër vlerave kombëtare të shqiptarëve në jug të Serbisë.
Apeli i institucioneve shqiptare vjen, pas kërcënimeve të kryeministrit serb Ivica Daçiq, i cili kërkon nga shqiptarët e Preshevës ta heqin “me hatër ose me zor” lapidarin e dëshmorëve të UÇPMB-së, përndryshe sipas tij do të dështojnë bisedat e 17 janarit në Bruksel.
Prishtina e mllefosur nga këto deklarata kërcënuese e kushtëzuese të kryeministrit Daçiq, ka bllokuar vizitën e presidentit Toma Nikoliq, me rastin e kërshëndellave ortodokse në Graçanicë të Kosovës.
Revanshizmi
Pushtetin aktual të Beogradit, po e tërbon solidariteti i instucioneve shqiptare në Prishtinë dhe Tiranë, lidhur me kërkesat e bashkëkombësve të tyre në Luginë, e posacërisht rreth monumentit të lirisë.
Qeveria e Serbisë i akuzon qeveritë shqiptare për partenalizëm, ndaj rajonit të Luginës së Preshevës, duke harruar përzirjen e saj flagrante me institucione paralele në veri të Kosovës.
Në shenjë revashizmi Beogradi në Bujanoc, përkatësisht mbi fshatin Lluçan, ku janë zhvilluar dikur luftëra të rrepta midis ushtrisë çlirimtare të UÇPMB-së dhe forcave militare serbe, ka ngritur një përmendore për ushtarët e rënë serbë.
Beogradi kërkon me dhunë ta rrënoj lapidarin e lirisë në Preshevë, ndërsa në Bujanoc lejon ngritjen e përmendores të forcave serbe, të cilat kanë vrarë dhe masakruar shumë shqiptarë.
Paramendoni, në tokat shqiptare ngriten përmendore të okupatorit, ndërsa insistohet të prishen lapidarë e lirisë shqiptare. Kjo nuk ndodh askund.
Protestat
Shqiptarët e Luginës së Preshevës, duhet të jenë unik rreth qëndrimit që duhet të ndërmerret për mbrojtjen e Lpidarit të dëshmorëve të lirisë së UÇPMB-së. Mbrojta e këtij lapidari, në fakt, është mbrojtje e vlerave të luftës clirimtare të ushtrisë shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Duke e mbrojtur Lapidarin e lirisë, gjithashtu, mbrohet trashëgimia historike dhe kulturore e shqiptarëve të Luginës, mbrohet dinjiteti shqiptar, mbrohet identiteti i shqiptarit, në tokën e tij etnike.
Me mbrojtjen e Lapidarit të Lirisë, mbrohet statusi i luftëtarëve të UÇPMB-së, amnestia e tyre, me një mënyrë mbrohet dhe legjitimohet lufta e tyre e drejtë për liri, pavarësi dhe demokraci.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës, këto vlera duhet t’i mbrojnë me të gjitha mekanizamat që kanë në disponim, qoftë edhe me protesta, e drejtë kjo e garantuar edhe me konventat ndërkombëtare.
Vënia në mbrojtje të Lapidarit të lirisë, mbron vlerat e luftës çlirimtare të manifestuar me Marrëveshjen Paqësore të Konçulit, të vitit 2001. Mbrojtja e këtyre vlerave ka një kuptim në të ardhmen, kur të ndërrohen emrat e shesheve, rrugëve, instiutucioneve shkollore, të cilat akoma në Luginë mbajnë emra të personaliteteve sllave edhe atë me alfabet çirilik.
(Autori është nga Bujanoci, qëndrimet e shprehura në këtë shkrim janë personale)
_____________________________________________________________________________________________
http://youtu.be/hOcdxrmw904
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!