Mikeshës së shqiptarëve, zonjës Lunaçek dhe shtetit mik Austriak
Vështrime

Mikeshës së shqiptarëve, zonjës Lunaçek dhe shtetit mik Austriak

24.Jan.2013 22:49
0
Shqiptarët e këtij Rajoni mbajnë mend dhe veçojnë këto ngjarje kur Mbretresha botërore kishte bërë urgjencë për “bomba mbi ata” dhe ajo  ndodhi, si dhe katër shkronjat e z.Talbot *Away* nga KOSOVA “Shporru” dhe kjo poashtu më pas ndodhi. Këta nuk lejuan që Kosova dhe shqiptarët të trajtohen si “çështje e mbrendshme” nga se e dinin se çfarë do të thotë ti lejojsh ata të trajtohen dhe të hyjnë “në duart e sërbit”. Këte e dinte edhe z. Joshka Fisher kur kishte bërë kërkesë gjatë  vitit 1999-të për shtrirje të Misionit të vëzhguesve Europian edhe në Rajonin e Luginës, si territor i rrezikshëm për paqen në Ballkanin Perëndimor- dhe kjo kërkesë nuk e ka humbur aktualitetin edhe sot. Shkruan: Ylber Aliu ylber aliu LETËR E HAPUR Zonja Lunaçek së pari respekt për Juve dhe shumë femra si Ju. Duke veçuar zonjën Allbrajt dhe Klinton, mikesha të sinqerta të shqiptarëve. Përpjekja Juaj zonja Lunacek për të na bërë me“shpresë” tani na vyen më së tepërmi, dhe është për momentin inkurajimi më i sinqertë nga JU .  Ky tani është edhe momenti i fundit ku po i humbim të gjitha,por jo me fajin tonë: dinjitetin, identitetin, shtëpinë, atdheun, nderin dhe ndërgjegjën. Të gjitha këto të lartëpërmendurat, tashmë janë bërë shenja të kuqe, publike dhe brengosëse. Standardet ndërkombëtare për Rajonin Paradoksi politik i ballkanit Do dëshiroja të ju bëjë me dije, pse nuk ka dhe smund të ketë kushtëzime reciproke, nga se janë dy mekanizma tw atillw deri më tani: ai diplomatik dhe faktik. Tani nuk është duke ndodhur ai diplomatik nga se nuk ka vizita diplomatike në nivel të dy shteteve nga zyrtarët e këtyre dy vendeve.Këtë e kishte ngrirë së pari për shtetasit dhe zyrtarët shqiptarë vetë Sërbia që nga viti 1999 e këtej dhe tani si kundërmasë kohëve të fundit edhe nga shteti i Kosovës për zyrtarët sërbë që Kosovën e trajtojnë si ndonjë çiflig të tyre apo miraz i fituar nga krushqia me shqiptarët. Parimi i kushtëzimit fatitk ka qenë, është dhe vazhdon të jetë i rrezikuar  edhe më tej  për Korpusin e të Drejtave të Njeriut që kur mbajmë në mend për veten. Për momentin kishim dhe vazhdojmë të kemi qasje me dy standarde të bashkësisë ndërkombëtare sa i përket shqiptarëve. Po cekim disa nga kwto mekanizma:serbët mbrohen nga Plani Ndërkombëtar -Plani i Ahtisarit i cili u tentua të inkorporohet me Ahtisari plus duke e trajtuar të njëjtin si të mangët, ndërsa shqiptarët nuk kanë madje as Planin Ahtisari minus! Serbët janë komunitet i mbrojtur me Kushtetutën e Kosovës, flamuri i Serbisë valon lirshëm në shtetin e pavarur të Kosovës, kurse flamuri ynë i cili valonte dikur “lirshëm” që nga viti l968 tani është ndaluar me pretekst se është i një shtetit të huaj edhe pse është i një kombi të njejtë. Na preferoni të nxjerrim flamurin tonë për pakicën shqiptare këtu, pa e provuar të ja impononi një gjë të tillë sërbëve të Kosovës, që të kenë një flamur ndryshe nga ai i Sërbisë. Kisha dashur që këtë së pari ta provoni me ata, ta shohim cka po ndodh, e mandej edhe me neve! Në Kosovë gjuha serbe është e barabartë me gjuhën shqipe, e këtu shtrydhet pa mëshirshëm në çdo segment të jetës. Na inkurajoni të marrim pjesë në zgjedhjet shtetërore duke na përkrahur tërësisht dhe nuk i sanksiononi sërbët që përkundër avancimeve juridike-politike që janë garantuar për ata, i refuzojnë dhe minojn institucionet shtetërore të Kosovës. Na detyroni të përmbushim standardet pa e siguruar kafshatën e gojës ndërsa për ta siguroni burime të dyfishta bile edhe të trefishta: buxheti i Kosovës, buxheti i Serbisë dhe ai Ndërkombëtar. Nga Lugina e Preshevës tani më kemi të shpërngulur, të emërtuar  “azilantë të rremë” edhe pse të gjithë janë hallexhinjë, nga se i janë mbyllur fabrikat, i është marrë e drejta në punë, e drejta në shkollim, filloristi nuk ka abetare që gati 20 vite dhe kjo askend nuk e shqetëson, materniteti është mbyllur që nga viti 1987 dhe askend nuk e vret ndërgjegja. Ata që u munduan ti kundërvihen me forcë të padrejtave edhe pse u amnestuan nga shteti ,u dënuan me denime drakonike për qejfin e atij që bëri abolimin e 47 shqiptarëve-kryengritës dhe denimin e 17 prejt tyre që tani janë në vuajtje. Janë bërë projekte dhe janë shpenzuar mjete marramendese për kthimin e sërbëve në Kosovë dhe nuk e kemi një projekt të vetëm për kthimin e shqiptarëve bile së paku edhe për një të vetëm. Dihet mirëfilli se, me kthimin e xhandërmerisë në Zonën Tokësore të Sigurisë dhunshëm u shpërngulën 22.000 shqiptar të cilët më parë ishin shpërngulur nga konflikti i armatosur i viteve të 2000-ta. Ky pra, është paradoksi më i madh evropian për menaxhimin e konflikteve me komunitetete minoritare. Një Plan plot gënjeshtra dhe premtime boshe i ashtuquajtur Plan për Zgj(e)idhjen e Krizës -“ Plani i Çoviqit” tani lirisht do të thoja “supermenit ballkanik”, “sehirbazit serbë” i cili arriti ta përfitojë besueshmërin e Sekretarit të atëhershëm të NATO-së, Lordit Xhorxh Robertson, duke ja preferuar edhe Qeveris së Maqedonisë për shërbime nga ai për ta zgjidhur krizën luftarake të atjeshme në shtetin e Maqedonisë në vitet 2000-2001. Si u bë e mundur që ky Planë pas 7-8 viteve u bë inkopatibil për të mos thënë se është steril. Me që para dëshmive edhe “Zoti përkulet” më lejoni të përmend disa fakte; Lugina sipas shenimeve zyrtare gjatë regjistrimit për vitin l991 kishte 78.281 shqipëtar apo 1.30% nga totali i banorëve të regjistruar në Serbi. Tani, Lugina e Preshevës me regjistrimin e vitit 2002 ka 61.647 shqiptarë apo 0.82% nga numri i banorëve të regjistruar në Serbi. Kemi ramje- kupto shërngulje, apo tani sipas kualifikimit të ri “azilant të rrejshëm” mbi 40% të popullatës së këtij rajoni. Sot manipulohet me shifër prej 50 mijë shqiptarësh ashtu sic edhe doli gazeta Shekulli i ditëve të fundit. E gjithë kjo është alarmante, është shqetësuese dhe troket fortë në dyert e ndërgjegjës së heshtur europiane, europë të cilën cdo ditë trumbetoni se e themeloni mbi lirit e të drejtat natyrore të njeriut, e vlerat civilizuese!!! NDALONI AKREPAT E ORËS PËR KËTË FENOMEN DHE KTHIMIN E TYRE  NË DREJTIM TË KUNDËRT, SË PARI NË MEDVEGJË, PRESHEVË E BUJANOC!!! Grafiku për ndryshimet e popullsisë gjatë shekulitx-XX, si pasojë e regjimit të Mllosheviqit dhe trajtimi jo i drejtë ndaj shqiptarëve.

Për Preshevë; Grafiku për ndryshimet e popullsisë gjatë shekull.XX

per presheve Për Bujanoc; Grafiku për ndryshimet e popullsisë gjatë shekull.XX 

 per bujanoc

Për Medvegjë; Grafiku për ndryshimet e popullsisë gjatë shekull.XX

 per medvegje PASOJË DHE SHKAK I LËVIZJES SË POPULLSISË ISHTE KONFLIKTI I ARMATOSUR JO I BARABARTË DHE TRAJTIMI JO I DREJTË I TYRE NË DEKADËN E I-rë TË KËTIJ SHEKULLI

Pasojat e konfliktit të armatosur në Rajonin e Luginës së Preshevës:

forcat ne konflikt 

Lufta e Rahovicës:

 forcat

Ati shpirtëror i serbëve, Dobrica Qosiq, a nuk i kishte  mësuar se:Gjykata e Hagës e ngritur enkas për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi, u tregua e shurdhër për vrasjet, kidnapimet dhe të bëmat tjera të serbëve. Ajo deri më tani nuk ka ndërmarrë asnjë iniciativë për hapjen e hetimeve dhe dosjeve për të vrarët shqiptarë nga ky Rajon. - Gënjeshtra është interes shtetëror serbë; - Gënjeshtra është në vetë qenien serbe; - Serbët gjatë historisë shumë herë i ka shpëtuar gënjeshtra - Në Sërbi çdo rrenë në fund bëhet e vërtetë: D. Qosiq –DEOBE  (lexo: DYNDJET)   -A nuk qe vërshuar Europa me këto gënjeshtra gjatë vitit 1878 -Kongresi i Berlinit, - Konferencën e Londrës më 1913, - Konferenca e paqës në Versaj më 1918, Ajo që pasoi më vonë ishte vetëm pasojë e gënjeshtrave të bëra më herët. (Autori është avokat i Komunës së Preshevës)  
Nga turpi qava!
Paralelizmat…
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration