Vështrime
Paralelizmat…
Pakicat kombëtare, në Ballkan, nuk janë vetëm problem në Serbi, ato janë një “gur” i mullirit i varur në qafën e shteteve “demokratike”, të cilat trumbetojnë me plot gojën se ofrojnë kushte të mira për joshqiptarët, joserbët, jomaqedonasit, jogrekët e jo…e jo… të tjerë, që nuk ndihen rehat në vendin ku jetojnë dhe veprojnë. Harta e Serbisë, i përngjanë lëkurës së leopardit me laramaninë e pakicave kombëtare. Ky shtet, në vend se të krenohet për begatinë e pakicave, ajo jo rrallë ngryset e shqetësuar për kërkseat e pakicave për më shumë të drejta në fushën e arsimit, kulturës, gjuhës, simboleve kombëtare e vetqeverisjes lokale.
Shkruan: Drilon Hyseni;
Beogradi për dallim nga kryeqendrat e tjera ballkanike, qalon në përmbushjen e standardeve evropine për pakicat kombëtare. Në familjen e vendeve Evropiane, minoritetet kanë të drejta të barabarta. Po, a i gëzojnë të drejtat e barabarta shqiptarët, në krahasim me joserbët e tjerë në Serbi? Jo!
Ato të drejta që i gëzojnë hungarezët, rumunët, sllovakët, sanxhaklinjtë, romët etj, nuk i gëzojnë edhe shqiptarët, të cilët radhiten në qytetarë të rendit të dytë a të tretë pas romëve.
Serbia ndjenjën e albanofobisë e ushqen prej shekujsh. Shqiptarët e Luginës, ndonëse i ka të integruar në jetën politike dhe ekonomike të vendit, ajo i mbanë për “kusuritje” me serbët e veriut të Kosovës.
Lapidari dhe Haqif Efendiu
Lapidarin e dëshmorëve të UÇPMB-së, xhandarmëria serbe e hoqi nga Sheshi i Dëshmorëve, në qendër të Preshevës.
Të kota ishin lutjet e shqiptarëve në Beograd, Prishtinë e Tiranë, që mos ta prekin pllakën e përkujtimit për më të dashurit e tyre, të cilët e dhanë jetën për lirinë e vendit.
Pushteti aktual i Beogradit, nuk veproi ngjashëm edhe me Pllakën e Haqif Efendiut në Novi Pazar, të cilën e kishte vendosur Këshilli Nacional i Sanxhakut, në gusht të vitit të kaluar.
Nënkryetari i Serbisë, Vuçiq e kryeministri Daçiq, dërguan porosi të qarta për sanxhaklinjt, të hiqet pllaka dhe të gjendet një zgjidhje nga organet kompetente të Ministrisë së Drejtësisë, në frymën e ligjit dhe Kushtetutës serbe.
A do të pësoj Pllaka e Haqif Efendiut në Novi Pazar, fatin e Lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevës, mbetet të shihet në vijim. Një është e ditur, se atë demonstrim të forcës, të cilën Beogradi e tregoi në Luginë, nuk do ta provonte kurrë në Sanxhak. Pse? Jo, pse sanxhaklinjtë janë më patriotë e atdhedashës se shqiptarët e Luginës, por pse udhëheqja e tyre politike është më pragmatike, më vizionare.
Lidershipi i Luginës, është i ndarë dhe i përcarë pa fund. Atyre u mungon një strumbullarë rreth të cilit do të silleshin të gjithë. Ata kanë shumë parti politike, një Këshill Nacional dhe një deputet republikan. Të ndarë në pozitë e opozitë, ata herë thërrasin në ndihmë kryesinë e këshilltarëve shqiptarë, herë Grupin e Unitetit, herë kuvendet komunale veç e veç. Bashkëpunimi mes tyre, është jo i sinqertë dhe shpesh cinik. Mungesa e një bashkëpunimi të ndërsjelltë, shpesh i ka sjellë ata jo serioz si ndaj Beogradit, edhe ndaj Prishtinës. Ata, mjerisht, as sot nuk kanë ndonjë vizion të qartë se çka dëshirojnë për Luginën: Autonomi në kuadër të Serbisë, Bashkim me Kosvovën, Status Special, etj.
Për shumë iniciativa spektri politik i Luginë, gjatë takimeve me institrucinet në Prishtinë dhe Tiranë, ka marrë këshillimet, që ata vetë të vendosin sipas rrethanave ekzistuese. Në disa momente kjo u ka sjell edhe huti. Mirëpo, rasti i Lapidarit dhe porosia e faktorit politik në Kosovë dhe Shqipëri, që të mbrohet nga shqiptarët e Luginës, nuk dha rezultate të pritura.
Grupi i Unitet shqiptar në Luginë, doli i befasuar dhe i tradhtuar siç thonë ata, nga Beogradi, ngase ishin të gatshëm ta lëkundin Lapidarin me marrëveshje. Sa qesharake!. Zhvedosjen e Lapidarit si opsion, ata e kanë pasur shumë më herët, mirëpo ushqeheshin me iluzione se Beogradi nuk guxon ta destabilizoj Luginën. Manovrat politike të Grupit të Unitet, që i tradhtoi Serbia në prag të marrëveshjes, i përngjajnë shumë përrallës së Kësulkuqës.
Kokë për kokë
Lugina e Preshvës dhe Veriu i Kosovës, sa do që në zhargonin politik të Kosovës dhe Serbisë, merren si dy çështje të ndara, ato dalë nga dalë po hyjnë në një Pako, pak më ndryshe se ajo e Ahtisarit.
Opsioni i shkëmbimit të territoreve, është një ide e kahmotshme, në fillim e pakapshme, tabu, madje edhe iluzore. Por, me kalimin e kohës, gjërat po ecin në drejtim të një zgjidhjeje të kënaqëshme deri diku për të dy palët negociatore, për të dy shtete shqiptaro-serbe.
Një një intervistë për javoren “Zëri”, më 1993, dr. Ibrahim Rugova, pat thënë se nuk ka ndarje të Kosovës, por nuk përjashtohet mundësia e këmbimit të territoreve (Veriu i Kosovës; Leposaviq, Shtërpc, Zubin Potok - Luginë e Preshevës: Preshevë, Bujanoc dhe Mevegjë).
Ngjashëm mendojnë edhe intelektualë të kalibrit të dr. Rexhep Qosjes, dr. Mark Krasniqit, Adem Demaqit etj. Po edhe në Serbi, ka zëra që e propagandojnë një ide të tillë, si një zgjidhje e mundshme për t’i ulur pasionet, ëndërrat, iluzionet.
Perëndimorët vetë e kanë thënë se shqiptarët dhe serbët, po deshën mund të merren vesh edhe pa praninë e tyre, ata vetë vendosin për rregullimin e demakracionit të kufijve shtetëror, pavarësisht Kushtetutave dhe ligjeve ekzistuese, të cilat nuk janë as Kur’an e as Bibël, që të mos ndryshohen.
Pakicat kombëtare, në Ballkan, nuk janë vetëm problem në Serbi, ato janë një “gur” i mullirit i varur në qafën e shteteve “demokratike”, të cilat trumbetojnë me plot gojën se ofrojnë kushte të mira për joshqiptarët, joserbët, jomaqedonasit, jogrekët e jo…e jo… të tjerë, që nuk ndihen rehat në vendin ku jetojnë dhe veprojnë.
Harta e Serbisë, i përngjanë lëkurës së leopardit me laramaninë e pakicave kombëtare. Ky shtet, në vend se të krenohet për begatinë e pakicave, ajo jo rrallë ngryset e shqetësuar për kërkseat e pakicave për më shumë të drejta në fushën e arsimit, kulturës, gjuhës, simboleve kombëtare e vetqeverisjes lokale.
Beogradi për dallim nga kryeqendrat e tjera ballkanike, qalon në përmbushjen e standardeve evropine për pakicat kombëtare. Në familjen e vendeve Evropiane, minoritetet kanë të drejta të barabarta. Po, a i gëzojnë të drejtat e barabarta shqiptarët, në krahasim me joserbët e tjerë në Serbi? Jo!
Ato të drejta që i gëzojnë hungarezët, rumunët, sllovakët, sanxhaklinjtë, romët etj, nuk i gëzojnë edhe shqiptarët, të cilët radhiten në qytetarë të rendit të dytë a të tretë pas romëve.
Serbia ndjenjën e albanofobisë e ushqen prej shekujsh. Shqiptarët e Luginës, ndonëse i ka të integruar në jetën politike dhe ekonomike të vendit, ajo i mbanë për “kusuritje” me serbët e veriut të Kosovës.
Lapidari dhe Haqif Efendiu
Lapidarin e dëshmorëve të UÇPMB-së, xhandarmëria serbe e hoqi nga Sheshi i Dëshmorëve, në qendër të Preshevës.
Të kota ishin lutjet e shqiptarëve në Beograd, Prishtinë e Tiranë, që mos ta prekin pllakën e përkujtimit për më të dashurit e tyre, të cilët e dhanë jetën për lirinë e vendit.
Pushteti aktual i Beogradit, nuk veproi ngjashëm edhe me Pllakën e Haqif Efendiut në Novi Pazar, të cilën e kishte vendosur Këshilli Nacional i Sanxhakut, në gusht të vitit të kaluar.
Nënkryetari i Serbisë, Vuçiq e kryeministri Daçiq, dërguan porosi të qarta për sanxhaklinjt, të hiqet pllaka dhe të gjendet një zgjidhje nga organet kompetente të Ministrisë së Drejtësisë, në frymën e ligjit dhe Kushtetutës serbe.
A do të pësoj Pllaka e Haqif Efendiut në Novi Pazar, fatin e Lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevës, mbetet të shihet në vijim. Një është e ditur, se atë demonstrim të forcës, të cilën Beogradi e tregoi në Luginë, nuk do ta provonte kurrë në Sanxhak. Pse? Jo, pse sanxhaklinjtë janë më patriotë e atdhedashës se shqiptarët e Luginës, por pse udhëheqja e tyre politike është më pragmatike, më vizionare.
Lidershipi i Luginës, është i ndarë dhe i përcarë pa fund. Atyre u mungon një strumbullarë rreth të cilit do të silleshin të gjithë. Ata kanë shumë parti politike, një Këshill Nacional dhe një deputet republikan. Të ndarë në pozitë e opozitë, ata herë thërrasin në ndihmë kryesinë e këshilltarëve shqiptarë, herë Grupin e Unitetit, herë kuvendet komunale veç e veç. Bashkëpunimi mes tyre, është jo i sinqertë dhe shpesh cinik. Mungesa e një bashkëpunimi të ndërsjelltë, shpesh i ka sjellë ata jo serioz si ndaj Beogradit, edhe ndaj Prishtinës. Ata, mjerisht, as sot nuk kanë ndonjë vizion të qartë se çka dëshirojnë për Luginën: Autonomi në kuadër të Serbisë, Bashkim me Kosvovën, Status Special, etj.
Për shumë iniciativa spektri politik i Luginë, gjatë takimeve me institrucinet në Prishtinë dhe Tiranë, ka marrë këshillimet, që ata vetë të vendosin sipas rrethanave ekzistuese. Në disa momente kjo u ka sjell edhe huti. Mirëpo, rasti i Lapidarit dhe porosia e faktorit politik në Kosovë dhe Shqipëri, që të mbrohet nga shqiptarët e Luginës, nuk dha rezultate të pritura.
Grupi i Unitet shqiptar në Luginë, doli i befasuar dhe i tradhtuar siç thonë ata, nga Beogradi, ngase ishin të gatshëm ta lëkundin Lapidarin me marrëveshje. Sa qesharake!. Zhvedosjen e Lapidarit si opsion, ata e kanë pasur shumë më herët, mirëpo ushqeheshin me iluzione se Beogradi nuk guxon ta destabilizoj Luginën. Manovrat politike të Grupit të Unitet, që i tradhtoi Serbia në prag të marrëveshjes, i përngjajnë shumë përrallës së Kësulkuqës.
Kokë për kokë
Lugina e Preshvës dhe Veriu i Kosovës, sa do që në zhargonin politik të Kosovës dhe Serbisë, merren si dy çështje të ndara, ato dalë nga dalë po hyjnë në një Pako, pak më ndryshe se ajo e Ahtisarit.
Opsioni i shkëmbimit të territoreve, është një ide e kahmotshme, në fillim e pakapshme, tabu, madje edhe iluzore. Por, me kalimin e kohës, gjërat po ecin në drejtim të një zgjidhjeje të kënaqëshme deri diku për të dy palët negociatore, për të dy shtete shqiptaro-serbe.
Një një intervistë për javoren “Zëri”, më 1993, dr. Ibrahim Rugova, pat thënë se nuk ka ndarje të Kosovës, por nuk përjashtohet mundësia e këmbimit të territoreve (Veriu i Kosovës; Leposaviq, Shtërpc, Zubin Potok - Luginë e Preshevës: Preshevë, Bujanoc dhe Mevegjë).
Ngjashëm mendojnë edhe intelektualë të kalibrit të dr. Rexhep Qosjes, dr. Mark Krasniqit, Adem Demaqit etj. Po edhe në Serbi, ka zëra që e propagandojnë një ide të tillë, si një zgjidhje e mundshme për t’i ulur pasionet, ëndërrat, iluzionet.
Perëndimorët vetë e kanë thënë se shqiptarët dhe serbët, po deshën mund të merren vesh edhe pa praninë e tyre, ata vetë vendosin për rregullimin e demakracionit të kufijve shtetëror, pavarësisht Kushtetutave dhe ligjeve ekzistuese, të cilat nuk janë as Kur’an e as Bibël, që të mos ndryshohen./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!