Makina e bukur pa rrota
Vështrime

Makina e bukur pa rrota

10.Jan.2013 11:49
0
Vetëm kalimi i pragut duket të jetë i vështirë, ngase hapat tjerë do të jenë të lehtë. Vetëm vështirë t’i rreket djali mësimit, sepse çështja e vlerësimit dhe e të kuptuarit do të ishte e lehtë. Shkruan: Iljasa Salihu iljasa_salihu_1348223513[1] Kohët e fundit më ka pushtuar një plogështi dhe lodhje për të vrapuar maleve e fushave, përndryshe do të dilja i pari në garën maratonike. Në këtë strumbullar sillet mendësia e politikës shqiptare. Ajo që na pikëton të mirat që duhej t’i kishim dhe me brof, sikur i prekuri prej djallit, ia nis rrëfimit të pamundësisë së gjuajtjes në atë pikë. Ajo ndezi euforinë e qytetarëve, por stuhitë prej flakës i la në mëshirën e erës, erë e cila vetëm sa e përshkallëzoi zjarrin. Në prag të festimit të njëqindvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, të gjithë shqiptarët gjithandej ku gjendeshin u mbërthyen me një gëzof shqiptarie të paparë ndonjëherë, madje një galdim i tillë mungonte edhe në luftërat që rrodhën në këto hapësira të murrme. Sikur në çdo drejtim që kemi humbje dhe fitore, njashtu edhe kjo garë nuk shpëtoi pa të atillë që me ngazëllim të lartë ngritën medaljet përpjetë dhe pa të atillë që në pamundësi të prekjes së atyre dhuratave, pësuan shtrëngata nëpër gjokse, pasojë kjo që do t’i vërshonte edhe luginat më të gjëra. Ai që fitoi ishte kryeministri i Shqipërisë, deri diku ai i Kosovës dhe disa udhëheqës shqiptar të gjymtyrëve të Shqipërisë së Ismail Qemal Bej Vlorës. Ndërsa humbës të asaj zallahie ishin qytetarët që jetojnë jashtë Shqipërisë së Sali Berishës. Më datën 29 Nëntor të këtij vitit, ndërmarrjet që udhëhiqen prej shqiptarëve të Kumanovës, nuk mbajnë mend të ketë pasur ndonjëherë një harlisje kontrolli prej inspektorëve financiar, thuajse pikërisht atë ditë kishin vendosur t’i qaseshin sinqerisht luftimit të krimit ekonomik. Fjalët e atyre që shushatën këta qytetar, diku nëpër skaje të errëta u fashitën, ashtu siç fashitet zjarri në orët e vona të natës. Rrëshira e tërbimeve nuk mbaroi vetëm me dënimin e ndërmarrësve shqiptar për parregullsi financiare, por ajo vijoi të lëshojë shtat edhe në Luginën e Preshevës. Lapidari që mbante të shënuara me skërmitje të gjithë emrat e të rënëve shqiptar në luftën e vitit 2000/01, filloi t’ia thumbonte sytë vrasësve serb apo atyre që përkrahën vrasësit dhe shkeljet çnjerëzore. Kryeministri i Serbisë i dërgoi të fala të akullta përfaqësuesve politikë shqiptar për një veprim të ngutshëm, madje edhe provokues. Pa humbur kohë, zëdhënësi i dikurshëm i kasapit të Ballkanit, tha që ai lapidar ku përurohen kriminelët menjëherë të hiqet, ose përndryshe ai me shpurën e tij do ta hiqte, duke e bërë kështu atë epitaf neveritës për sytë e tyre copë e gri. Kundërpërgjigja e politikanëve shqiptar të asaj ane qe e shpejtë. Ata i thanë këtij satrapi të vogël, hiqe po ta mbajti! Hmm, deklaratë e guximshme, apo jo? Sigurisht që po! Po ku e morën atë guxim kaq të trimëruar se? Ende nuk dihet, por mos marrja e ndonjë rruge të dhunshme nga ana e mendësisë sllave, tregoi se kjo çështje nuk ishte pika e nxehtë e atij vargmali të kapur prej flakës gjithandej. Në rend dite ishte çështja e bisedimeve dhe ajo e Mitrovicës, ndaj dikush e shfrytëzoi rastin që të thotë edhe fjalë për të cilat dikur të shkonte koka, ndërsa sot, lëre që koka mbeti ajo që ishte, por edhe kolltuku fare nuk e ndërrojë butësinë dhe ngrohtësinë e tij. Në këtë mejdan burrash e grash, kryeministri i “gjithë” shqiptarëve nuk bëzajti fare, apo tani së fundmi tregoi shenja jete përmes një paraqitje të shkurtër. Ndërsa ai i Kosovës i dërgoi selame të ashpra këtij matufi, me të cilin njëkohësisht shtrëngonte duart në Bruksel. Përmes mediave sikur mburravecë ziheshin dhe posa takoheshin sy më sy, ledhatoheshin e zgërdhiheshin. Për ta arsyetuar pamundësinë e shtrirjes së mbretërisë së tij në pjesën veriore të Kosovës, ai gjente vullnet dhe forcë të bëhej edhe gardian i atyre shqiptarëve që ende gjenden jashtë kangjellave të Shqipërisë dhe të Kosovës, edhe pse fjala gardian t’i kujton rojet me trupa muskulor të burgjeve. Lapidari vazhdon t’i vret sytë e atyre që panevojshëm defilojnë me motorë e kamionë mes përmes Luginë së Preshevës, edhe përkundër rrebeshit të kritikave prej kryetarit dhe prej kryeministrit serb për këtë ngrehin të vockël. Përfaqësuesit politikë vazhdojnë të shihen të pa kompromis rreth kësaj çështjeje. Por ajo që mua më brengos është mendësia e ngushtimit të çështjes së vërtetë shqiptare. Ata në vend se të merren me jetësimin e Marrëveshjes së Konçulit, për të cilën edhe u lëshuan armët në tokë, ose të merren me ceremoninë mortore të saj, ata merren me gjëra që edhe praktikisht e zhvendosin vëmendjen prej kësaj marrëveshje, rëndësisë dhe pasojat e mosrealizimit të saj. Marrëveshja e Konçulit, mos zbardhja e vrasjes së Komandant Lleshit dhe vijimi i vuajtjes nëpër burgjet e Serbisë i të ashtuquajturve Grupi i Gjilanit, vërtetë venit çdo përpjekje të sinqertë për ta mbrojtur këtë lapidar, qoftë edhe me derdhje gjaku. Nuk mjafton të jetë vetëm e bukur makina që nuk ecën si pasojë e mungesës së rrotave. Ta pajisim me rrota dhe me goma të mira makinën e bukur, pastaj le të defilojmë lirshëm përqark krenarisë sonë, përndryshe do të dilnim qesharak edhe përpara pasqyrës sonë! (Autori është nga Kumanova, qëndrimet e shprehura në këtë shkrim janë personale) ___________________________________________________________________________________________ http://youtu.be/hOcdxrmw904
Lugina brengë e të gjithëve
E ke gabim zotëri kryeministër
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration