Vështrime
Lugina brengë e të gjithëve
Si mund të ndihemi rehat kur kjo qështje po merr përmasa tmerrësisht shqetësuese !?
Shkruan: Qazim Azizi
Shqiptarët / banorët nga Lugina, Preshevë, Bujanoc e Medvegjë si dhe ata të ikur nga dhuna serbe të vendosur në qytetet Gjilan, Prishtinë, F. Kosovë etj., kohëve të fundit përveç shqetësimit permanent të tyre lidhur me humbjen e njerzëve të shtëpive djegjes e shkatërrimit të pronave, për të cilat ata kishin shpresat se do ti kthenin me një marrëveshje normalizimi ndërshtetëror mes Kosovës dhe Serbisë, ata po përjetojnë një edhe një trishtim tjetër, atë të përqarjes së pakuptimtë të faktorit lokal e legjitim politik si dhe apelet e fundit kërcënuse dhe acaruese të kryepolicit serb, Daçiç dhe kryepolitikës së Serbisë lidhur me Lapidarin e UCPMB-së në Preshëvë.
Fillimisht, të themi “Ata” politikanët e luginës asnjëherë nuk janë bërë bashkë në Kosovë apo në Shqipëri” për të paraqitur dhe artikuluar qartë se qështja ka arritur kulmin apo thënë më thjeshtë situata është rënduar në ekstrem të padurimit, për të dal me një plan të unifikuar.
Momenti është ky, që të flasin zyrtarisht me një gojë; klasa politike e Tiranës e Prishtinës, ata të “Luginës” dhe të gjithë shqiptarët ku janë, nuk guxohet të lihet një popullatë e tërë e pambrojtur apo e papërkrahur përderisa nuk ka pëlcitur një konflikt në mes të popullit të irrituar dhe xhandarmërisë e policisë gjenocidale serbe.
Ndoshta është paradoksale, por momenti më i qëlluar për “të gjithë” do të ishte dashur që këtyre ditëve të ishin nën një Platformë të Përbashkët edhe pse ka mendime të ndryshme politike. Do të ishte koha më e përshtatshme që me fakte të bindet edhe faktori i brendshëm nacional dhe ndërkombëtar se nuk është e mundshme më tutje qëndrimi e bashkëpunimi me dhe nën pushtetin me këto sjellje dhe me regjim të këtillë e masa ushtarake të Serbisë.
Është duke u parë qartë se harta gjeopolitike ballkanike do të ndryshohet me ose pa dashje të dikuj, me ose pa luftë dhe kjo krejt përshkak se vetëm se nuk është zgjidhur drejt çështja shqiptare.
Gjersa serbët e Kosovës dhe Serbia ka krijuar një platformë unike për Bruxelle-in ata ndjehen të sigurtë në pjesën veriore të Kosovës një Status Special, e kjo po shihet me rastin e nënshkrimit tëmarrëveshjes së IBM nga pala kosovare, ku serbët lokal në dy anët e kufirit fituan gjthçka në favorin e tyre, kurse shqiptarët autokton asgjë.
Shqiptarët e Luginës, të cilët janë shumicë absolute në Preshevë e Bujanoc dhe në Malësinë e Bujanocit këndej kufirit në Kosovë përveç që kanë familjet, familjarët, miqtë e tyre, janë të katandisur duke pritur e maltretuar në kalimin e një “kufiri imagjinar” vetëm përshkak të një neglizhence totale nga ana e Prishtinës por edhe e Tiranës zyrtare. Si njëri nga ish banorët e asaj ane, lindur e rritur atje, me shtëpi dhe pronë të patundshme e cila për më shume se 35 vjet nuk shfrytëzohet vetëm se ishte pronë shqiptari dhe vetëm për faktin se regjimi serb kishte plane të vjetra për deportimin një nga një edhe të banorëve të tjerë edhe unë ndjej dhembje dhe irritim për këtë situatë ku gjenden sot familjarë e bashkëatdhetarë tjerë të mi .
Kjo që po ndodhë kohëve të fundit është përpjekja e shtetit serb për fazën përfundimtare të ndjekjes, asimilimit dhe të spastrimit etnik të shqiptarëve të fundit nga Shqipëria Veri-Lidore, dhe krejt kjo ndodhe në sy të bashkësisë ndërkombtare dhe dy shteteve me etnikum shqiptar Shqipëria dhe Kosova të cilat kanë përgjegjësi shtetërore e morale përt t’i dalë në mbrojtje të banorëve shqiptarë të këtij regjioni. /Titulli.com/
(Autori është nga Gjilani, qëndrimet e shprehura në këtë shkrim janë personale)
___________________________________________________________________________________________
http://youtu.be/hOcdxrmw904
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!