Vështrime
E ke gabim zotëri kryeministër
Deklaratat e Juaja janë shqetësuese, provokuese dhe kërcënuese për popullatën shqiptare që jeton në Luginë. Qëndrimet e Juaja të fundit për heqjen e Lapidarit në Preshevë ,,ME VULLNET OSE ME FORCË,'' neve shqiptarëve na përkujton vitet më të vështira të kohës së kaluar, kur ne shqiptarët e kësaj ane kemi lënë trojet tona stërgjyshore nga represioni i asaj kohe.
Shkruan: Ismet Zeqiri
Deklaratat e Juaja i cilësoj se nuk janë aspak në përputhshmëri me frymën demokratike të Bashkimit Evropian. Shqiptarët e Luginës kanë të drejtë të plotë të përkujtojnë historinë e vet, kultivimin e identitetit të kulturës, të gjuhës dhe të vlerave Kombëtare, sepse ato nuk kundërshtohen as Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut.
Mosrrespektimi i këtyre të drejtave ne shqiptarëve na bën me dije qartë sinjalizimin negativ se sa larg është Serbia karshi integrimit Evropian ndërsa kushtëzimi i vazhdueshëm në bisedimet me Prishtinën lidhur zotëri Kryeministër me heqjen e Lapidarit nuk i shërben aspak fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit në rajon.
Më në fund dua të veçoj se ,,HEQJA E DHUNSHME E MONUMENTIT TË DËSHMORËVE NË PRESHEVË'' nuk mund te fshijë kujtesën Kombëtare të Shqiptarëve për U Ç P M B-në ndërsa mund të prodhojë krizë të re politike, edhe kështu në një rajon ku situata është mjaft e tensionuar.
Unë mendoj se duhet gjetur vullent politik dhe diplomatik për të tejkaluar me mjete paqësore edhe kështu këtë situatë të rëndë ekonomike, politike dhe të sigurisë.
(Autori është ndihmëskryetar i kryetarit të Medvegjës, qëndrimet e shprehura në këtë shkrim janë personale)
_____________________________________________________________________________________________
http://youtu.be/hOcdxrmw904
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!