Vështrime
Lugina në ankth !
Dimër, ftohët po bënë këto ditë jashtë, a do bëhet edhe ditën kur e gjithë populli andej kufirit do të dal në mbrojtje të lapidarit të dëshmorëve të cilët derdhën gjakun për lëvizje të lirë në tokën e tyre ?! Sa do të jenë të mbrojtur rinia e Luginës tek sheshi i tyre në mes të Preshevës kush do ti mbroj ata ?!
Shkruan: Teuta Fazliu
Javën që lamë pas vizitova Luginën jetime, mu dukë sikur jam në qytet të huaj , kishin filluar të zbrazen edhe rrugët, e xhandarmëria nuk po ndalonte patrullimin anë e kënd Luginës, tani më edhe fëmijët kishin ndaluar lojërat e tyre para shtëpisë , ishte frika si në fillimin e luftës së Kosovës . Një ankth e ka kapluar Luginën, të gjithë janë të hutuar ,askush nuk dinte asgjë se çka do të ndodhë, më kujton kohën e marsit të 1999-së, u rikthye ndjenja e njëjtë e luftës , Lugina është në heshtje, ka hapur veshët dhe po pret lajme të mira!
Kryeministri i Serbisë Ivica Dacic ka bërë një ultimatum nëse nuk do ta largojnë lapidarin nuk do të takohet me Kryeministrin Thaçi në Bruksel , a thua kush do të fitojë nëse nuk do të shkojë në këto bisedime ,Kosova apo Serbia ! Dacici po luan me te gjithë liderët ! Lugina mori përgjigjen e fundit nga Ministri i Punëve të Brendshme të Qeverisë së Serbisë se lapidari do të largohet! Lugina është në mjegull sikur kurrë më parë, ultimatumi për heqjen e lapidarit po i afrohet.. .
Dacici nuk po dinë mirë se si të hakmerret karshi Kosovës, kanë filluar ti harxhohen të gjitha format se si ti ngulfas shqiptarët në vendin e tyre, nuk i ka lejuar asnjiher të marrin frymë lehtë në shtepit e tyre, gjithmonë është munduar për t’ia mohuar identitetin kombëtar shqiptarë , memorialët, flamurin kombëtar, besa edhe gjuha shqipe është duke u refuzuar që të aplikohet në organet shtetërore, e le më të bëhet integrimi i shqiptareve në institucionet shtetërore.
A është duke e provokuar Dacici popullin shqiptarë me fjalë nxitëse për një luftë të re në Luginë të Preshevës , përfaqësuesit e Luginës i kërkuan Beogradit zyrtare që ti jepet prioritet dialogut politik , më mirë të takohen në tavolinë se në mal !
Ka shumë ditë që mediat televizive, elektronike, analist po përcjellin zhvillimet e fundit në Luginë , por askush nuk po arrin të nxjerr një epilog, askush nuk ka ftuar qytetarët për qetësi , maturi. Zëvendës Kryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi doli me deklaratë dhe i’u drejtuar Dacicit që nuk ke te bëje me një grusht Shqiptarë të Luginës , por me shumë Shqiptarë, po Sali Berisha a do t’ia dale me respektimin e Kushtetutës për mbrojtjen e Shqiptarëve jashtë kufijve të saj,pse Sala po ndihet kaq i pa fuqishëm,ndoshta pse shqiptarët nuk i kanë fituar tenderët e tij në Serbi! Po partia më e madhe e dikurshme në Kosovë ku është ?! si duket po i intereson më shumë shkarkimi I Presidencës, se sa problemi kombëtar, e kjo e fundit as që është duke e ditur se çka po ndodhë ! e partia e Ramush Haradinaj Komandantit po ndihet shumë e pa fuqishme këtë rast !
Reciprociteti po e mbyt Beogradin zyrtarë , po serbët në Kosovë po gëzojnë të drejtat e tyre , është gjë e mirë për Beogradin , po Shqiptarët e Luginës kur do ti fitojnë këto të drejta ?! asgjë nuk po kërkohet këtu vetëm të rrespktohen të drejtat me konventën ndërkombëtare ashtu siç po zbatohen të drejtat e minoriteteve në Kosovë. Nuk e di deri kur duhet që Qeveritë tona shqiptare ta kuptojnë faktin se me Serbinë nuk ka kompromis, ngase edhe më herët e kanë pësuar të njëjtin zhgënjim, marrëveshjet e arritura me Qeverinë Serbe do mbeten gjithmonë në letër ashtu siç kanë mbetur deri më tani. Duhet ne, populli ta ngrisim zërin për mbështetje të vëllezërve dhe motrave tona në Luginë, apo të presim nga politikanët deri sa ata të zgjohen nga letargjia e gjatë dimërore!
(Autorja është Magjistre e Shkencave Politike - qëndrimet e shprehura në këtë shkrim janë personale )
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!