Decenia e punës së RTV Spektri
Vështrime

Decenia e punës së RTV Spektri

10.Mar.2013 20:24
0
Besimi i shikuesve është kapitali ynë më i madh. Këtu ku jetojmë ne, nuk mendoj vetëm në Bujanoc, por në rreth më të gjerë, edhe situata politike dhe ekonomike janë të tilla që “kurrë nuk është momenti” për asgjë. Kur para një dekade, RTV Spektri filloi me punë, konfliktet në Luginë të Preshevës sapo kishin përfunduar (viti 2003). Shkruan: Nexhat Behluli; [caption id="attachment_46264" align="alignleft" width="314"]Nexhat Behluli-President i Kompanisë  Mediale  “SPEKTRI” Nexhat Behluli-President i Kompanisë Mediale “SPEKTRI”[/caption] Askush pos budallve nuk ka mundur të ju thotë se e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen...  Spektri edhe atëherë edhe tani ka qenë qindpërqind privat,  – në kushte të tilla ka vendosur të investojë mjete materiale, dituri dhe – ajo që është ndoshta më e rëndësishmja – nderin, në një stacion televiziv, i cili programin do ta emetonte ekskluzivisht në gjuhën shqipe. Ashtu pra më 7 mars 2003 filluam me punë. Kur e theksoj që programin e emetojmë “ekskluzivisht në gjuhën shqipe”, unë nuk krenohem me patriotizëm, edhe pse para dhjetë vitesh, në Serbi gjithsesi ka pasur  edhe punë më të lehta.  E kemi ditur që kjo do të na shpërblehet. E kemi ditur që qytetarëve të Bujanocit dhe rrethinës u nevojitet e vërteta, dhe që Televizioni nuk do të na dështojë, që kompania do të ketë sukses, nëse do të kishim informatat e sakta dhe të shpejta! Ka mund të jetë edhe kështu edhe ashtu, por ne e kemi bërë atë që është kërkuar nga ana jonë – në çdo moment kemi raportuar ndershmërisht dhe objektivisht! Jam i vetëdijshëm që ka nga ata që këtë e kundërshtojnë, pasi e vërteta jo të gjithëve iu shkon për shtati. Atëherë, si dhe përse gjatë gjithë këtyre viteve që kur ekzistojmë, bindshëm jemi stacioni televiziv më i shkueshmi ?” Çdo ndërmarrje afariste sot edhe këtu hasë në shumë sfida, rreziqe dhe vështirësi, kurse Televizioni përveç tjerash, i është ekspozuar edhe presioneve politike nga anë të ndryshme. Megjithatë, ne kemi arritur të mbijetojmë dhe çdo vit ta përfundojmë gjithnjë edhe më të fortë.   Kemi pasur probleme me organet shtetërore dhe me vetëqeverisjet lokale dhe partitë politike. Edhe me serbët edhe me shqiptarët. Na i kanë shkatërruar pajisjet, kërcënuar njerëzit, na kanë sulmuar –  na kanë nënçmuar, kanë tentuar të na korruptojnë dhe të na blejnë... Nuk ia kanë arritur të na ndalin. Kemi qenë edhe të këtillë edhe të atillë, gënjeshtarë, tradhtarë dhe të paguar, “televizion pa reputacion”... kurse në prag të çdo zgjedhjeve kanë vrapuar tek ne për të rezervuar terminet në televizionin tonë, pasi që e kanë ditur që jemi media me e shikuar dhe më me ndikim në Luginën e Preshevës. Që shqiptarët këtu na besojnë neve dhe na shikojnë vetëm neve! Ndërsa kapitali i një televizioni, një shtëpie informative është pikërisht – besimi i shikuesve të tij! Ne e gëzojmë besimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, edhe për atë vazhdojmë të funksionojmë! Për ata njerëz, të cilët politikanët i quajnë “njerëz të thjeshtë”, kur Spektri diçka thotë, atëherë ajo është Amin... Për ta Spektri është simbol. Për shkak të shqiptarëve të cilët nuk janë politikanë, për shkak të “shqiptarëve të thjeshtë” do ta ruajmë Spektrin! Personalisht  edhe fatin tim profesional e kam lidhur me këtë televizion. Suksesin e tij e nënkuptoj si sukses timin, kurse dështimi i tij gjithsesi do të jetë edhe dështimi im. Sikur të ndodhte fatkeqësi e Spektri të shuhej, mua më duhet ta braktisi Bujanocin –  atyre  që  u kam penguar duke  e  thënë të vërtetën, do të vërsuleshin të  më nxjerrin borxhin, pa Spektrin, ata janë të fortë! Por, unë i porosis – le të vazhdojnë të frikësohen akoma! Nuk do ta japim  të vërtetën! Nuk do ta japim Spektrin. Ecim përpara ... Këto janë vetëm dhjetë vitet e para!
“Kuvendi i urgjencave paradoksale ”
Për vijat e kuqe nuk ka dritë jeshile !!!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration