Kur Gruevski kërkon votën e shqiptarëve
Vështrime

Kur Gruevski kërkon votën e shqiptarëve

25.Apr.2014 23:13
0
Ditë më parë kryeministri i Maqedonisë Nikola Grujevski, i cili njëherit është edhe kryetar i partisë VMRO - DPMNE, përmes një spoti e kërkoi votën nga elektorati shqiptar me pretekst se ai “paska” kontribuar në të mirë të qytetarëve e sidomos të atyre shqiptarë. Shkruan: Kujtim Sadriu    Kur i analizon njeriu  fjalët e Grujevskit hollësisht na del se, ai, ka bërë mirë për shqiptarët nga ana e tij, se e mira e tij ndaj shqiptarëve është kur ai burgos, torturon, diskriminon, manipulon, rrah e çka jo tjetër të gjitha këto në të vërtetë janë gjëra të mira për VMRO – DPMNE, duke i kënaqur apetitet e tyre me nacionalizmin dhe ekstremizmin e tyre. Por, këto në asnjë mënyrë nuk janë në të mirë të shqiptarëve. Tmerri më i madh na vjen nga partitë shqiptare, që ju ka hyrë në palcë urrejtja si në Maqedoni ashtu edhe në Luginë e çdo kund. Kritika e pa ndashme të liderit të PDSH-së ndaj Grujevskit, në fund hedhi poshtë edhe politikën e këtij subjekti politik bashkë me atë të BDI-së. Shtohet pyetja se nëse Nikola “Pashiq” Grujevski si e quanin në Parlament deputët e PDSH—së ka bërë çka është më zi ndaj popullit shqiptar, si është e mundur që tani VMRO-DPMNE të jetë partneri më i mirë për PDSH-në! Vet fakti tregon se është duke u bërë luftë për pushtet e jo shtet e hiç më pak për të mirën e shqiptarëve në Maqedoni, të cilët janë aty dem baba dem e nuk kanë shtetësi në shtetin ku jetojnë. Ndaj, më mirë do të ishte që s’paku kësaj here t’i lënë interesat personale dy subjektet politike në fjalë, duke nxjerr hakun Nikolla “Pashiq”  Grujevskit për diskriminimin masiv ndaj shqiptarëve, duke nxjerr hakun e atyre nënave të mbuluara me shami, që burgosnin zvarrë në mënyrë brutale, duke nxjerr hakun fjalorit urrejtës ndaj shqiptarëve. Ky burrë me spotin e tij drejtuar shqiptarëve, nuk është drejtuar në atë qëllim për t’i nderuar, por është drejtuar pikërisht për t’na injoruar, ky, të thotë mendja se kësi burri të mirë nuk mund ta gjesh kund! A i mendojnë këto partitë shqiptare se pikërisht ky kryeministër nga frika e albanofobisë bëri marrëveshje me Milosheviqin e vogël Ivica Daçiq, bëri marrëveshje për të lënë të lirë të hyjë xhandarmëria serbe në territorin e Maqedonisë për të burgosur shqiptarë. E ky është Grujevski nëse ju mendoni se ky është partneri ideal atëherë të dashur bashkëkombës mos u deklaroni shqiptarë të Maqedonisë. Ndaj partitë shqiptare në këtë moment duhet të kenë një bashkëpunim të mirë me LSDM, duke kërkuar nga ta kryeministrin shqiptar, Ministrinë e Brendshme e të Drejtësisë dhe duke mbështetur kandidatin e saj për president. E duke punuar vërtet për ndërtimin e një demokracie të vërtetë, për gjithë qytetarët e Maqedonisë pavarësisht cilës kombësi dhe religjion i përkasin. E duke mposhtur shkërdhatëdemokracinë e Nikola “Pashiq” Grujevskit, siç e quante deputeti i PDSH-së, i cili tani pretendon të bëj koalicion me të. Nuk thuhet kot se në politikë çdo gjë është e mundshme!   Autori është kryetar i këshilli të Partis Liberale Demokratike në Preshevë.
Cilat janë pritjet për zgjedhjet e ardhëshme parlamentare në Kosovë?
Salustro me qentë e tij në Serbi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration