Cilat janë pritjet për zgjedhjet e ardhëshme parlamentare në Kosovë?
Vështrime

Cilat janë pritjet për zgjedhjet e ardhëshme parlamentare në Kosovë?

28.Apr.2014 13:32
0
Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë pritet të shpallen së shpejti, dmth. menjëherë pas miratimit të vendimit (Ligjit) për ndryshimin e emrit të FSK-së në FAK, që sa duket është kushtëzuar nga sigurimi i vendeve të rezervuara për minoritetet. Qëndrimet e partive politike lidhur me këtë të fundit, dmth me sigurimin e mandateve të garantuara, janë të ndara.   [caption id="attachment_90511" align="alignleft" width="200"]Shkruan: Nehat Hyseni;  Shkruan: Nehat Hyseni;[/caption] Ky qëndrim më tepër varet nga vlerësimi i partive politike për fitim sa më të madh të poenave politikë dhe nga lufta  për votat e qytetarëve, e më pak ka të bëjë me politikën e tyre koherente e parimore. Por, është e sigurtë se nuk mund të merret bekimi i minoriteteve, e sidomos jo i serbëve, poqese nuk u mundësohen vendet e garantuara edhe për mandatin e ardhshëm katërvjeçarë të deputetëve minoritarë. Lojrat politike janë intensifikuar kohëve të fundit, kurse fushata parazgjedhore ka marrë hov të madh, edhepse zgjedhjet akoma nuk janë shpallur dhe nuk dihet me saktësi se kur do të mbahen, në qershor apo në vjeshtë. Siqo që të jetë puna e caktimit të datës së mbajtjes së zgjedhjeve të ardhëshme parmentare, fushata zyrtare për të cilat do të zgjasë përgjysmë më pak nga zgjedhjet e mëparëshme, dmth zvogëlohet nga një muaj, sa ishte më parë, në vetëm dy javë. Por, ky shkurtim i kohës së fushatës zyrtare po "kompenzohet" me fushatën jozyrtare, e cila nuk ka kufizime ligjore. Prandaj, edhe kësaj radhe kryeministri i Kosovës po i shfrytëzon asetet qeveritare për fushatë, madje edhe në orarin e punës. Por, cilat janë pritjet? PDK e Hashim Thaçit kësaj radhe do të garoj pa Fatmir Limajn dhe Jakup Krasniqin. Madje, si ndodhë zakonisht me ndarjet e fraksioneve politike që marrin guximin të formojnë parti të re politike, siç është rasti me fraksionin e PDK-së, Nismën për Kosovën, fushata do të jetë e ashpër në pretendimin e marrjes së "hises" sa më të madhe nga "kulaçi i përbashkët" partiak. Prandaj edhe priten fërkime dhe tensione midis tyre, sidomos në raundin e parë të zgjedhjeve, ku do të qartësohen sadopak pozicionet e tyre. Natyrisht se pritet që PDK e Hashim Thaçit do të pësoj ulje dhe zvogëlim të elektoratit, meqë Nisma do të merr një pjesë të konsiderueshme të votuesve të deridjeshëm të PDK-së. Por, Hashim Thaçi është duke përdorur "municionin" e fundit në këtë betejë për vota, duke e shfrytëzuar armën shtetërore si kryetar qeverie, me qëllim të korruptimit të votës së lirë dhe blerjen e votave me premtimin për rritjen e rrogave të të gjithë punëtorëve të sektorit publik. Veprimi i këtillë është treguar i sukseshëm gjatë fushatës për zgjedhjet e kaluara, prandaj edhe po përdoret edhe tani. Se cilët do të jenë efektef reale, kjo mbetet të shihet pas zgjedhjeve. Ndërkaq, LDK pretendon se pas ndarjes dhe zvogëlimit të PDK-së, që nga zgjedhjet lokale të vitit të kaluar, edhepse pësoi humbjen më të madhe dhe grushtin më të rëndë në Prishtinë, se megjithatë ajo tani është partia më e madhe në Kosovë. Madje dëgjohen zëra aty-këtu, si puna e "duarve në xhepa" në zgjedhjet e fundit lokale, tani përhapen zëra për "fitore të sigurtë" të saj në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare! Shikuar nga prizmi i qytetarit të rëndomtë, LDK perceptohet si parti mjaftë anemike, me një qasje tejet burokratike  daj politikbërjes dhe raportit me publikun. Në vend që të përpiqen seriozisht dhe me devotshmëri e përkushtim serioz për ta bindur votuesin se pse duhet ta votojnë LDK-në, si opcion më i mirë në tregun politik aktual të Kosovës, ata duken shumë konfuz. Duke u përpjekur që ta bindin publikun se ata "e meritojnë" të votohen, duke u mbështetur në të jaluarën dhe duke e përmendur vend e pavend figurën emblematike të Presidentit Historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën. Stafi profesional i LDK-së paraqitet skajshmërisht anemik para publikut, shpeshëherë len përshtypjen e të frustruarit, e më pak të ekipit që duhet ta bindë publikun se me ata do të ndodhë kthesa e shumëpritur e skenës politike të Kosovës. Madje, nga një pjesë e "figurave të mëdha", që e mbajnë veten si “më të merituarit”, me një fodullëk dhe mendjemadhësi irrituese që e identifikojnë veten si "shtylla kryesore" të kësaj partie politike. Ata, sa duket, nuk e kanë idenë se janë bërë brengë e madhe për elektoratin "rugovist", sepse perceptohen si personalitete diametralisht të kundërt me figurën e Rugovës dhe me vizionin rugovian që bazohej në modesti, përulësi e qëndresë stoike në rrugëtimin për demokraci të mirëfilltë europiane në këtë truall gjithmonë të sfiduar e të sfilitur nga matrapazët politik dhe nga mendjemadhësia e papërgjegjësia deri në përbuzje e sovranit, dmth votuesit shqiptar në Kosovë. Lidershipi i LDK-së aktualisht len përshtypjen se është duke udhëtuar me kokëfortêsi të pashpjegueshme drejt bindjes së popullit se duhen dëgjuar këto "figura të mëdha" pasrugoviane, në vend që të ndodhë e kundërta. Pra, që ta kuptojnë se pikërisht ata duhen larguar nga skena politike që ia ka zënë frymën votuesit prorugovian. Paaftêsiadhe mosgadishmëria trishtuese e lidershipit për t'i identifikuar ato figura varrmihëse të LDK-së, mjerisht, është zhgënjyese, duke lënë përshtypjen se nuk janë të interesuar t’I fitojnë zgjedhjet dhe se dëshirojnë ta vazhdojnë avazin e vjetër, sipas të cilit më mire është të jenë ata në ata në krye, paçka se do mbeten përjetësisht në opozitë! Prandaj, se a do të realizohet bindja, sipas meje e gabuar e LDK-së nga pritja e "shkatërrimit nga mbrenda" e rivalit të tyre kryesor PDK-së, paraqet qëndrim tepër riskant dhe i  ngjanë më tepër "lotarisë" se sa realitetit politik. Sa i përket Vetëvendosjes, pritjet janë nga më të ndryshme. Të entuziazmuar nga fitorja e lehtë e komunës së Prishtinës, e papritur dhe befasuese edhe për ëndrrimtarët dhe fantazuesit më të mëdhenjë, ka bërë që të paraqiten prognoza e pritje nga më të ndryshmet. Madje nuk mungojnë edhe ato më megalomanet. AAK e ka të sigurtë se rritje nuk mund të ket. Ata presin që sa më pak të kenë rënie, duke u përpjekur ra bindin veten dhe elektoratin se "shkurorëzimi" me LDD-në e Nexhat Dacit, si dhe paraqitja e Nismës së Limajt e Krasniqit, nuk do t'i godas tepër. Ndërkaq, AKR e Behxhet Paclit dhe  Nisma e F. Limajt, sipas të gjitha gjasave do të luftojnë për ta kaluar "pragun" (5%) për të hyrë në Parlament. Kurse, LDD e N. Dacit dhe partitë e tjera më të vogla i kanë humbur moti kohë shpresat se mund të bëhen pjesë e Parlamentit të Kosovës të vetmuara, pa hyrë në koalicion me ndonjërën nga partitë më të mëdha politike të Kosovës. Mos të harrojmë se formimi i Gjykatës Speciale do të ket impakt të konsiderueshëm në "dizajnimin" e skenës së ardhëshme politike të Kosovës. Sepse, Prokurori i saj, ashtu si ishte Mauricio Salustro Prokuror i EULEKS-it, do të jetë Amerikan. Se a do të ket impakt të drejtëpërdrejt në zgjedhje, apo pas tyre, kjo mbetet të shihet . Por, ajo që dihet me siguri tani, është fakti se Gjykata Speciale do t'i godas kryesisht "krahun e luftës". Poqese efektet e saj nuk janë planifikuar të ken impakt në zgjedhje, atëherë, shumë shpejtë do të kemi zgjedhje të sërishme parlamentare. Urojmë që zgjedhjet e ardhëshme parlamentare të shënojnë kthesë në cilësinë e pushtetbërjes dhe mirëqeverisjes së Kosovës.
Flijimi i të paarsimuarve nuk bën të harrohet prej të shkolluarve
Kur Gruevski kërkon votën e shqiptarëve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration