Vështrime
Salustro me qentë e tij në Serbi
Shumë herë është bërë e ditur në media se MaurizioSalustro shoqërohej me disa qen gjersa jetoj në Kosovë, e jo rrallë herë ka rrezikuar banorët e lagjes ku ai banonte.
Shkruan: Hilmi Gashi
E kemi ende te freskët kujtesën kur prehe e rrezikut të qeneve të tij ishte edhe një vajzë tetë-vjeçare në parkun “Tauk-Bahqe’ të Prishtinës, kur një qen i kryeprokurorit të EULEX-it kishte sulmuar me fatalitet, rast ky për të cilin thuhet se është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor dhe që më pastaj asnjëherë nuk janë bërë të ditur rrethana e fakte të tjera.
Lajmi u kamuflua në një heshtje absolute nga EULEX-i, po ashtu edhe nga Policia e Kosovës, e cila i nënshtrohet EULEX-it sa herë që ky mision kërkon diçka të tillë.
Po ashtu nuk u komentua fakti se ai, edhe pse prokuror me përvojë dhe ndjekës i krimit, kishte ikur nga vendi, ku qeni i tij kishte sulmuar një fëmijë tetëvjeçarë, pa i ofruar ndihmë fëmijës së stresuar nga kafshimi i qenit, pa i kërkuar falje prindit, apo familjarit dhe pa u interesuar për pasojat e fëmijës nga kafshimet, që i ka shkaktuar qeni i tij.
Madje burime të lajmeve patën bërë të ditur se policët kanë qenë shumë të zemëruar me sjelljet e prokurorit Salustro, për të cilin thonë se edhe i ka fyer. Dëshmitarët thonin se qeni i prokurorit nuk kishte maskë dhe as nuk ishte i lidhur, derisa Salustro ofendonte qytetarët. Kjo nuk ishte e para herë kur qentë e tij, zyrtarit me imunitet në Kosovë, kishin sulmuar banorët e lagjes.
Rreth dy muaj para këtij rasti, njëri nga fqinjët e tij kishte paraqitur në polici një rast të sulmit nga qentë e prokurorit. Kohë edhe më përpara se kjo, edhe një vajzë tjetër ishte sulmuar nga qentë e tij... Eh pra, Salustro dhe qentë e tij vazhduan për vite me radhë të sulmonin në të dy anët.
Në njërën anë sulmoheshin qytetarë civilë, ndërsa në anën tjetër sulmoheshin figura të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga padroni i tyre. Për çdo qytetar me dinjitet, padyshim se ka qenë kjo fyerja me e madhe për kombin dhe shtetin. Rrodhi si rrodhi gjendja, ai tashmë mori rrugën me qentë e tij për në Serbi.
Ish-prokurori italian, Salustro ka çka t’i kallëzojë prokurorit serb për krimet e luftës BrunoVekaric për 15 vjetët që kaloi në Kosovë. Njëherë si gjyqtar i UNMIK-ut e më vonë si prokuror i EULEX-it, nëpër duart e tij kanë kaluar shumë emra dhe raste. Por periudha që Salustro kaloi si prokuror duhet të jetë më joshëse për zëvendësprokurorin e Serbisë për krime lufte.
Dosido, nuk brengosëm për qentë e tij, e as për padronin... brengosëm për atë pse lejuam të jemi të sulmuar. Kjo dhemb shumë! Shkuarja e tij atje, padyshim që ngre aq shumë dilema sa me të parën të bën ta mallkosh. E si të mos e mallkosh kur gjithçka shkoi mbrapsht në aspektin e vënies se një drejtësie të padrejtësi.
Që nga paslufta UCK vazhdon të goditet hera herës për shkeljen e ligjeve të ndërkombëtare, dhe kjo ngjan sikur të mos kemi sy e vetëdije se çka në të vërtetë janë krimet e luftës. S’do koment që kjo është politike.Dua ta them qysh në fillim: Të lexosh vetëm një libër të shkruar drejtë për luftën në Kosovë, në mbarim të tij nuk je më ai që kishe qenë disa orë më parë.
Derisa lexoja librin "Histori të tmerrit - 1999", shumë herë m'u desh të ndalem, të vështroj jashtë nga dritarja, për t'u bindur se bota reale ekziston vërtet, se njerëzit vazhdojnë të ecin normalisht, se ata bisedojnë si përherë, se ata nuk e kanë humbur buzëqeshjen, se bëjnë ende plane për jetën...
Megjithatë, pas këtij libri, kurrsesi s'mund të jesh më ai që ke qenë. Sepse në botë, këtu, mu në zemër të Evropës, ka ndodhur diçka e kobshme, e paparë, hollësitë e së cilës njerëzit duhet t'i mësojnë me urgjencë, për të ditur si ta mbrojnë atë bisedë, ato plane, atë ecje të përditshme, gjithçka që mban në këmbë atë që quhet jetë njerëzore.
Para syve të të gjithëve u shpalos e vërteta e një populli të tërë, që, kokulur, i poshtëruar, u përzu dhunshëm nga trojet e veta. Një eksod masiv i organizuar prej forcave militare serbe, për ta spastruar Kosovën nga vendasit e vet.
Gjurmët e krimit të përgjakur ishin ngado. Për më tepër, të lexosh tani, afër pesëmbëdhjetë vjet pas luftës, rrëfimet e grave dhe vajzave të mbijetuara, që e provuan mbi kurriz të tyre këtë fat të zi, të pakundshoq, është një hata tjetër. Fotografitë mbase flasin më shumë se fjalët.
Thjeshtë, ngelesh pa gojë. Askush në botë nuk do dijë, nuk do mund të flasë për ta se çfarë iu kanë parë sytë. "Kam parë kaq shumë tmerre sa nuk dua të kem më sy", thotë një nënë shqiptare kur takon zonjën Clinton në kampet e Bllacës.
Ndjek rrëfimet e tyre faqe pas faqeje. E ndërpres leximin. Marr frymë përsëri, për të vazhduar. Nuk është e lehtë të vazhdosh një libër të tillë.Dhe tmerri vazhdon e nuk ndalet.
Janë kaq të shumta dëshmitë, janë kaq të padurueshme. "M'i vranë të pesë djemtë!" thotë Zojë Preni nga Korenica. "Ku po don me ta pre djalin?", i thonë kriminelët Trashe Sokolit nga Meja. 377 persona të likuiduar brenda një dite të vetme, një çasti. Dhe numri i viktimave shkon kështu me radhë, me radhë, pa u ndalur, pa u tutur nga asgjë.
Epo, c’përshtypje mund t’i bëjnë këto prokurorit Maurizio, të cilin tashme në Serbi sigurisht se hera herës do ta thërrasin edhe si “GospodineSalustrovic”.
Në saje të punës dhe angazhimit të tij të përkushtuar për ta diskredituar luftën e UÇK-së, viktimën, për aq sa veproi në Kosovë, nuk mund të quhet edhe aq “gjahtar” i suksesshëm për të cilin dukej se ishte në gjendje të jepte gjithçka pos qeneve të tij.
Parimet e përgjithshme të Kodit të Etikës dhe Sjelljes Profesionale për Prokurorë, sipas të cilavenjë prokuror duhet t’i kryen detyrat me paanshmëri dhe kujdes, dhe duhet të shmang çdo sjellje apo situatë që mund të vërë në pikëpyetje integritetin apopaanshmërinë e prokurorit, atëherë kjo tashmë nuk do fjalë që këto parime kanë qenë shkelur nga prokuroi Salustroqysh nga fillimi.
Kjo len të nënkuptohet se motiv shtesë për punën e tij të palodhshme, paska qenë sigurisht përkrahja morale dhe financiare nga shteti Serb. Sido që të jetë, Kosova do ta përballoj edhe njëherë stuhinë e pareshtur nga jashtë për të mos u njollosur faqja e bardhë e luftës së drejtë të UCK-së dhe ish-ushtarëve të saj të pashoq.
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!