Kosova në Ditën Ndërkombëtare të Migrimit!
Vështrime

Kosova në Ditën Ndërkombëtare të Migrimit!

18.Dec.2014 11:15
0
Shoqëria kosovare aktualisht ndodhet përball një sfide të madhe pra, ikjes (migrimit) së qytetarëve nga vendi. Kjo sfidë (emigracionit) vjen pa dyshim si rezultat i gjendjes jo e mirë sociale, ekonomike dhe pse jo edhe asaj politike në vend. Mirëpo, para se të thellohemi në temën në fjalë, të shtjellojmë origjinën dhe rëndësinë e Ditës Ndërkombëtare të Migracionit.

Shkruan: Besim Gollopeni - sociolog, demograf

Gjatë viteve të ’90 – ta, me të parë se numri i migrantëve po rritet në njërën anë dhe pa drejtësitë dhe paragjykimet në bazë të përkatësive etnike, religjioze, racore etj., po thellohen në anën tjetër, Asambleja e Përgjithshme më 18 dhjetor 1990, ka miratuar Konventën Ndërkombëtare mbi Mbrojtjen e të Drejtave të Gjithë Punëtorëve Migrantë dhe anëtarëve të familjeve të tyre.

Ndërsa, më 4 dhjetor 2000, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, duke marrë parasysh numrin e madh dhe në rritje të migrantëve në botë, shpalli datën 18 dhjetor si Ditë Ndërkombëtare të Migrantëve. Kjo ditë është një mundësi për të njohur kontributet e bëra nga miliona migrantë në zhvillimin dhe mirëqenien e shumë vendeve të botës, për të promovuar respektimin e të drejtave të punëtorëve imigrantë dhe familjet e tyre, dhe për të nxjerrë në pah çështjet që janë të interes kyç për migrantët dhe komunitetet e tyre. 

Në çdo përvjetor, Kombet e Bashkuara ftojnë shtetet anëtare të OKB-së dhe organizatat ndërqeveritare dhe joqeveritare për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Migrantëve nëpërmjet shpërndarjes së informacionit mbi të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të migrantëve, si dhe nëpërmjet shkëmbimit të përvojave dhe hartimin e projekteve zhvillimore për të siguruar mbrojtjen e tyre.

Tema e emigracionit sot është temë globle, ngase më shumë se 230 milion njerëz në botë janë migrant. Por, se sa shënohet kjo ditë ndërkombëtare në Kosovë, kur dihet se Kosova ka një numër të madh të emigrantëve, kjo lenë shumë për të dëshiruar. Kjo temë e ndjeshme dhe brengosëse për shoqërinë kosovare dhe vendin në përgjithësi për kohën në të cilën jetojmë, së fundmi më shumë ka zënë vend në botën mediave kosovare, se sa në qarqet politike e akademike gjë që, në këtë të fundit do të duhej më shumë të ndodhte.   

Debati rreth emigracionit në Kosovë, sidomos në gjysmën e dytë të vitit 2014, me të drejtë është bërë temë tabu. Jo pse emigracioni në shoqërinë kosovare ka zanafillën tash mirëpo, thënë edhe më lartë për kohën në të cilën po jetojmë, qytetarët nuk kanë pritë që ky fenomen do përsëritet (emigracioni), i cili për nga përbërja kuantitative padyshim i ngjanë viteve të ’90 – ta. Për dallim nga vitet e ’90 – ta ku migrimet ishin individuale dhe të përkohshme në shumicën e rasteve, tash kemi të bëjmë me migrime familjare dhe të përhershme.

Sipas të gjitha vlerësimeve dhe analizave të bëra në Kosovë, del të jetë rreth një e treta e popullsisë së përgjithshme të Kosovës jashtë vendit (rreth 800.000 emigrant kosovar). Ndërsa, në raport me popullsinë rezidente në Kosovë, sipas regjistrimit të popullsisë (2011), 21.4% e popullsisë jeton jashtë vendit. Të bazuar në analizat e të dhënave nëpër kohë (1950 – 2013), mbi 30% e të gjitha migrimeve kanë ndodhur pas vitit 2000 dhe kjo është për tu shqetësuar. Sipas regjistrimit të popullsisë (2011), numri më i madhë i emigrantëve kosovar si destinacion kryesor ka Gjermanin (35.25%), Zvicërrn (22.94%), Italin (7.26%), Austrin (5.61%), Suedin (5.14%), SHBA-të (3.53%), etj.

E thënë edhe më lartë, migrimet kosovare kanë zanafillën qysh herët mirëpo, ato (migrimet) u intensifikuan me përkeqësimin e situatës politike në vend gjatë viteve 1981 respektivisht 1989 e këndej. Vitet e ’90-ta do të mbahen mend gjatë në memorien kolektive kosovare, si vitet e emigracionit. Shumë qytetar e veçmas të rinj të gjinisë mashkullore, në këtë  periudhë, duke jetuar mes ankthit dhe frikës se çka i pret e nesërmja familjet e tyre dhe vendin në përgjithësi, për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme politike dhe socio-ekonomike, në mënyrë ilegale ja mësyn rrugës së kurbetit me shpresë se një ditë do të kthehen në vendlindje dhe kështu ndodhi tek një pjesë e emigrantëve pas çlirimit të vendit (’99).

Mirëpo, një pjesë e madhe e atyre që u kthyen në vendlindje, për shumë arsye nuk e gjetën vetën në tregun e punës dhe si rrjedhojë përsëri kanë marrë rrugën e kurbetit, e që kjo e fundit me gjasë duket të jetë e përhershme (migracion i përhershëm).   

Në vitet e fundit, rreth 36,000 persona kanë hyrë në tregun e punës çdo vit, ndër­sa rreth 10.000 kanë dalë në pension; në të njëjtën kohë, rreth 13,000 persona janë larguar nga Koso­va për të punuar, studiuar ose thjeshtë për të jetuar jashtë vendit (Raporti i ZHNJ 2014).

Të shumtë janë ata emigrant kosovar të cilët duke mos parë perspektivë në Kosovë (rreth 45% shkalla e papunësisë dhe rreth 15% varfëri ekstreme), kanë marrë familjet e tyre (emigruan për bashkim familjar, martesa etj.) me vete në njërën anë, dhe në anën tjetër, janë edhe ata të rinj të moshës 18-35 vjeçar të cilët nuk po gjejnë perspektivë (punësim) në vend pra, si alternativë po e shohin emigracionin për në vende të zhvilluar në kërkim të një jetë më të mirë. Një goditje emigracionit ka mund ti jap padyshim edhe situata e krijuar politike në vend gjatë gjysmës së dytë të vitit 2014.

Përball një situate të pavolitshme sociale dhe ekonomike, kur ja shtojmë edhe atë politike çfarë ka ngjarë gjatë këtij viti (2014), njeriu lehtë mund të humb besimin se në një të ardhme të afërt mund të bëhet mire dhe si rezultat i asaj që u tha, merr një vendim të vështirë (shet pasurinë, fëmijë e të rritur, në borë e në shi, nëpër pyje e lumenj, nëpër stacione e burgje, në të bardhë e në të zezë, ia mësyn kurbetit – emigrojnë) atë të emigracionit pa pasur një siguri të plotë se do të gjejnë zgjidhje.

Megjithatë, sado që ky fenomen është i dëmshëm për vendin, për situatën politike në të cilën ndodhet, në asnjë mënyrë as si shoqëri dhe as si institucione nuk kemi të drejtë morale që të paragjykojmë këtë kategori shoqërore, e cila për rrethana dhe arsye të shumta ka zgjedhur rrugën e emigracionit mirëpo, parasëgjithash do të duhej që të gjithë nga pak të bëjmë të pamundurën të mundur, të krijojmë sa më parë politika kompatibile për kategori të veçanta shoqërore dhe gjithë shoqërinë, të hapim vende të reja të punës, subvencione etj., në mënyrë që ky proces të stabilizohet. 

 

Opinionet e autorit janë personale  dhe nuk paraqesin mendimin e Portalit Informativ-TITULLI

Lakmitarët dhe pushtetmbajtësit
Nje drite e shpreses nga Fondi Humanitare per Kosoven Lindore "“ FHKL
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration