Nje drite e shpreses nga Fondi Humanitare per Kosoven Lindore "“ FHKL
Vështrime

Nje drite e shpreses nga Fondi Humanitare per Kosoven Lindore "“ FHKL

01.Jan.2015 19:04
0
Diaspora shqipetare, gjate gjithe historise se vete te hereshme, por edhe te kesaj me te re, ka qene boshti kryesore qe ka levizur gjitha proceset me te rendesisheme per popullin shqiptare ne hapesirat e veta gjeografike.

Shkruan: Fitim Hajrullahu

Nje storie e sukeseshme qe eshte nisur nga diaspora, ne keto vitet e fundit eshte Fondi humanitare per Kosoven Lindore - FHKL. Paraqitja e ketij fondi, eshte nje sihariqe shume i mirepritur, dhe tashme eshte nje forum me shume peshe per qytetaret e margjinalizuar dhe te harruar te Kosoves Lindore apo te Lugines se Presheves.

Aksioni i 100 shtepive i FHKL, ka qene nje lajm shume i madh. Njeriu kur nuk ka kulm mbi koke, veshtire qe munde te mendoj te qendroj ne nje vend, sado qe do ta deshironte ate vend. Andaj puna e ketyre heronjeve te kohes, te FHKL ne krye me z.Xhelal Memetin, eshte shume e madhe dhe me nje rendesi te vecant per qytetaret e Lugines…

Qytetaret e ketyre trevave, te lodhure nga premtimet politike dhe veprimet te nje aneshme dhe korruptive te politikaneve vendore, cdo dite e me shume po ikin nga Lugina e Presheves.

Dritat e alarmit, qe moti jane ndezur, Lugina pa qytetaret e saje shqipetare, valle ne inerese te kujt don te jete ? Por kete rrezike edhe kete alarm, me se miri e kuptuan ata te cilet filluan te ju japin shprese qytetareve te kesaj ane e ky eshte F H K L dhe diaspora shqipetare.

Por ky fond, pervec se interesohet per shtresat me te varfera qe jane ne nje gjendje shume te veshtire sociale e ekonomike, e qe per fat te keqe ne kete treve jane mbi 70%, e ajo qe si faze e dyte paralajmerohet nga ky fond "Zhvillimi ekonomike - Perkrahja dhe stimulimi i ekonomise dhe nderrmarjeve ekonomike" eshte shume e rendesisheme dhe vendimtare per ti shtuar optimizmin si edhe per ta parandaluar largimin e qytetareve e sidomos te rinjeve nga Lugina e Presheves.

Qeveria Shqiptare e cila si asnje here me pare, eshte per fate te mire, seriozishte e interesuar qe ta ndihmoje kete krahine ,te mbetur keq ne rrethanat aktuale politike te kohes, andaj ajo e identifikoi kete forum F.H.K.L. si shume dinamik dhe serioz edhe me te drejte po i ofron mbeshtetje dhe support shumedimenzional.

Perkrahja qe pritet ne fushen ekonomike nga ky fond (e besojme qe do te jete nje model ndryshe i perkrahjes nga ata te gjerimetanishem) shpresojme se do te ndikoj ne zbutjen e papunesise dhe te rinjeve do ti ofrohet nje perspektive per te zhvilluar aktivitete ekonomike ketu ne Lugine.

Nje veti qe e dallon kete fond dhe kryetarin e saje z.Xhelal Memeti eshte se gjate gjithe kohes e aktiviteteve te shumta kane qene transparent me qytetaret dhe mediat. Kjo eshte me se e dukshme, vetem se ata te cilet nuk duan nuk mund ta verejne. Transparenca eshte celesi i suksesit.

Besojme se intelektualet edhe shoqeria civile duhet ta perkrahin cdo iniciative qe eshte progresive e ne dobi te qytetareve te Lugines. Andaj duhet te perkrahet kjo iniciative dhe presim me padurim qe sa me shpejte te filloje se zbatuari ky projekt ekonomik madhor.

Pervec sfidave e veshteresive qe do te ballafaqohen, e duke besuar ne aftesite dhe punen e gjeritanishme i deshirojme suksese ketije fondi.

 

Opinionet e autorit janë personale  dhe nuk paraqesin mendimin e Portalit Informativ-TITULLI

Kosova në Ditën Ndërkombëtare të Migrimit!
"Prima Porta"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration