Lakmitarët dhe pushtetmbajtësit
Tashmë po jetojmë një kohë, ku çdo gjë po merr kahje të duhur ku sensibilizimi i të qenurit shembull për breza të ardhshëm ka humbur vlerën sepse koha po tregon se ardhmëria e mbështetur ne interesa vetjake nuk po sjell të mira çka ka bërë që ta humbim edhe at pak fije shpresë me njerëz kompetent.Shkruan: Shefat Ademi
Duke i parë rrethanat politike në Ballkan tashmë po shohim çdo ditë ajo po turbullon ujin, që ne dita ditës pimë nga ai ujë turbullt duke mos ditë se çfarë shije ka. Asgjë nuk na shqetëson tekefundit secili ka pikpamjet e veta,por të ngopur nga falangat e të tjerëve jemi bërë të verbër saqë jemi duke i verbuar edhe të tjerët.
Wilson Çurçilli një mendimtarë anglez thoshte ”Politika është më e keqe se lufta, sepse në luftë vritesh vetëm njëherë”a thua mund ti bëjmë vetes një pyetje sa herë ne e vrasim veten duke qenë peng i politikës. Pushteti i fundit që u formua në Kosovë disi i ka zbe edhe banorët e Preshevës sepse të vinë në krye njerëz që deri dje ishin okupatorë të popullit të vet, kjo është absurditet i madh.
Tashmë në ditët në vazhdim do shohim çka dot ndodhë me qytetarët e Luginës dhe liderët tanë që pretendojnë ti drejtohen Prishtinës zyrtare e cila gjithmonë nuk është treguar reale ndaj popullatës së diskriminuar në këtë trevë. Delegacioni i liderëve preshevarë çdo vizitë që e kanë bë në Prishtinën zyrtare ka marrë premtime se e nesërmja do jetë fatlume për ne shqiptarët që jetojmë këtu.
Kryeministrat mund të vine dhe të shkojnë mirëpo jo çdonjëri ka kualitet të tregojë gatishmëri ta jap atë më të mirën,sikur rasti i kryeministrit të Republikës së Shqipërisë z.Edi Rama i cili e bombardoi armiqtë e shqiptarëve me vizitën e fundit në Beograd duke ju treguar se shqiptarët janë popull i lashtë i Ballkanit që gëzojnë të drejtat e veta dhe ngriti zërin për shqiptarët e Luginës që Shqipëria gjithmonë do mbrojë edhe pse gjenden në një shtet të hienave siç është Serbia, historia gjithmonë do ti kujtojë Edi Ramët.
Dëgjuam pas formimit të Qeverisë së Kosovës se dot vazhdojë dialogu me Serbinë, marrëdhëniet diplomatike mes dy shteteve do jene pikat kyçe të qeverisë, a thua pse nuk u përmend Lugina a thua do mbese gjithmonë peng mes dy politikave fqinjësore dhe Lugina të jetë pjesë e pazarllëqeve të tyre.
Mjaft më se e kuptuam gjithë këtë ideologji duke ardh pushtete të njëpasnjëshme,asgjë nuk shkoi si duhet sepse ne mbetëm pjesë e politikave ultranacinaliste.
Duke e ditur se edhe ne kemi organe kompetente ku mund ti drejtohemi,jemi bërë të verbër sepse gjatë pushteteve që kishte Prishtina neve nuk na u duk se ajo punoi diçka në të mirën tone por rezultoi e kundra çka bëri që gjatë vazhdimit të dialogut ndodhi një bumerang i madh ku u hoq lapidari i dëshmorëve që dhanë at më të shtrenjtën jetën çfarë të drejta gëzojmë ne a thua a do ketë një copë diell edhe për ne e nesërmja.
Rrethanat politike në Luginë kanë bë që ne të mbesim asnjanës, kemi Këshillin Kombëtarë kemi deputetë në parlamentin serb, mirëpo nuk po arrin ta fitojmë atë liri që ta ngrehim zërin te këta udhëheqës dhe ti themi se një ditë politika juaj të bëhet e unifikuar kur do të jeni më të fortë dhe tu drejtoheni ka Tirana dhe Prishtina e jo njëri në lindje e tjetri në perëndim, por të ecet me një destinacion ku puna juaj do të vlerësohet e ne mos ta hedhim votën për njerëz që nuk dinë seç është politika gjithëpërfshirëse.
Ngelim me shpresë që ti vishemi punës se koha nuk pret,them nuk pret që e nesërmja të agojë fatbardhë dhe mos të na gjej parazitë sepse kemi duruar dhe po durojmë prapë që të jemi me dyert e bashkuar drejt Europës.
Opinionet e autorit janë personale dhe nuk paraqesin mendimin e Portalit Informativ-TITULLI