Vështrime
Mbani premtimet e dhëna në fushatë
Shkruan: Kujtim Sadriu
Ashtu sikur se kam potencuar gjatë emisioneve televizive po ashtu edhe ndodhi, ku politikanët e Luginës së Preshevës harruan se çfarë premtuan dhe çfarë deklaruan në fushatë parazgjedhore.
Mbas 6 majit gjithçka heshti sikurse askush mos të kishte thënë asgjë dhe premtuar asgjë. Për disa politikan më të rëndësishme janë pushimet verore se sa çështja e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, përderisa Serbët punojnë pandërprerë për veriun e Kosovës që të marrin autonomi, ne po flemë dhe po presim që dikush të na kujtojë nga SHBA se çfarë duhet bërë dhe se duhet të ngrisim zërin dhe ti tërheqim vëmendja faktorit ndërkombëtarë e posaçërisht Brukselit se edhe në Preshevë ka Shqiptarë që janë të diskriminuar.
Për derisa ne po heshtim prapë insiston miku më i vjetër i shqiptarëve Joseph Dioguardi. Politikanët nuk po e bëjnë edhe atë më të voglën, të ja kujtojnë qeveris së Kosovës që të kërkojnë ta fusin në bisedime edhe fatin e shqiptarëve t’Luginës së Preshevës, ashtu sikurse serbët që kërkojnë pandërprerë për një gjë të tillë.
Por për këta më me rëndësi janë pushimet dhe postet për të cilët po luftojnë dhe po grinden që të i marrin, se sa fati i brezave tanë që do të vinë.
Ata nuk patën guximin së paku të mbështesin njeriun i cili njohu pavarësinë dhe sovranitetin e R. Kosovës, sikur se bëra unë me shumë shokë, i cili po ashtu edhe garantoi të drejtat e pakicave, e posaçërisht të Shqiptarëve, ata lan vota të kota, disa edhe bashkëpunuan me fashistët ku edhe ja mundësuan postet në Beograd që të mos ju lëkundet qeveria sikurse nuk e la të lëkundet edhe qeverinë e kaluar.
Disa individ na akuzuan se po bashkëpunoj me serbë për derisa ne lobonim për pavarësinë e Kosovës. Ndërsa ata thonin “Të gjithë ata çka kanë gjak shqiptari e dimë se çka dëshirojnë”
Tani ju bëj apel të punojnë për çka dëshirojmë dhe tani mos të bien në kundërshtim me vet veten, tani mos të lejojnë që atë gjak Shqiptari ta ushqejnë me para të Serbisë nga Beogradi dhe dinarë të qeveris së Serbisë se ai nuk mund të jetë gjak shqiptari por gjak i prishur dhe interesi, mosni ju lutem, bëhuni guximtarë dhe vetëm qëndroni në deklaratat e juaja të fushatës parazgjedhore dhe zbatoni shtyllën e referendumit që keni futur në programet tuaja partiake ku tani keni harrua fare duke vrapuar mbas posteve.
Andaj ju lutem mos luani me fatin e brezave që vinë, por bëhuni guximtarë, mos prisni që dikush të ua kujtoj nga SHBA-ja se çfarë duhet bërë dhe kur duhet bërë. Tani është momenti kur duhet vazhdimisht kërkuar edhe protestuar për drejtat tona në Luginë të Preshevës. Keni premtuar ndaj realizoni dhe mos krijoni borxh më shumë se sa keni.
Ky është mendim i imi personal e jo partiak.
Autori është drejtues i Partisë Liberal Demokratike, dega në Preshevë.
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!