Progresi  Evropian ndan 24 milion euro për komunat e pazhvilluara në Serbi, përfiton edhe Lugina (foto)
Lokale

Progresi Evropian ndan 24 milion euro për komunat e pazhvilluara në Serbi, përfiton edhe Lugina (foto)

25.Jun.2014 18:08
0

Bashkimi Evropian, Qeveria zvicerane dhe Serbia do të ndajnë më së paku 24.6 milion euro gjatë tre viteve të ardhshme për të mbështetur zhvillimin e 34 qeverisjeve lokale në juglindje dhe jugperëndim të Serbisë.

Marrëveshja për ndarjen e grantit u nënshkrua sot nga Ministrja për Integrim Evropian,  Jadranka Joksimoviç, ambasadori i BE-së në Serbi, Majkëll Davenport, drejtor I Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Serbi, Isabel Perih dhe Bruce Mekaron drejtor Rajonal i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS) për Azinë, Evropën , Lindjën e Mesme dhe Oqeani.

"Së bashku me partnerët tanë, qeveritë e Serbisë dhe Zvicrës do të bëjë përpjekje shtesë për të siguruar mirëqenien në aspektin ekonomik. Vëmendje e veçantë do t'i jepet projekteve që kontribuojnë në tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të punës“, tha  ambasadori i BE-së Majkëll Davenport.

Ministrja për Integrimit Evropian, Jadranka Joksimoviq tha se forcimi i vetëqeverisjes lokale është një pjesë e rëndësishme e zhvillimit të përgjithshëm ekonomik të Serbisë.

„Do të mbështeten komunat specifike të pazhvilluara në mënyrë që të bëhen më konkurrues dhe më tërheqës për investimet e huaja, dhe për të zhvilluar një sistem të qeverisjes së mirë dhe të përgjegjshme“, deklaroi Joksimoviq.

Sipas informacioneve që ka siguruar TITULLI nga programi për partneritet evropian me komunat Programi Progresi Evropian, i cili filloi pas përfundimit të suksesshëm të programit EU PROGRES ka për qëllim të ndihmojë Qeverinë e Republikës së Serbisë në procesin e integrimit evropian dhe të përkrah zhvillimin socio-ekonomik të balancuar.

Për zbatimin e programit Progresi Evropian, BE-ja ka ndarë 19.600.000 €, Qeveria Zvicerane jep 4.860.000, ndërsa Qeveria e Serbisë përmes ministrive përkatëse dhe qeverive lokale do të sigurojë bashkëfinancim të projekteve individuale, ku  tetë milionë janë ndarë për projektet e infrastrukturës prioritare.

Drejtoresha e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Serbi, Isabel Perih, tha se qeveria zvicerane do të vazhdojë të mbështesë Serbinë në ndryshime pozitive, të tilla si promovimin e qeverisjes demokratike e efektive, barazinë gjinore dhe përfshirjen sociale të grupeve.

Programi “Progresi Evropian” është vlerësuar gjatë nënshkrimit të grantit se do të kontribuojë në krijimin e vendeve të reja me mundësi të barabarta për gratë dhe burrat, si dhe përfshirjen e grupeve të rrezikuara e të margjinalizuara në të gjitha aspektet e jetës shoqërore.

Vlen të theksohet se gjatë nënshkrimit ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi dhe ai komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa.

Në programin “Progresi Evropian” janë të përfshira 34 komuna të Serbisë në mesin të cilave edhe Bujanoci, Presheva e Medvegja./Titulli.com/

Era shkakton dëme edhe në Luginë (foto)
KKSH shënon 4 vjetorin e themelimit, marrin pjesë figura të larta nga jeta politike dhe institucionale (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration