Tjetër ofertë e çmendur e PSG-së drejt Barcelonës

Nga Redaksia 09.07.2018 09:45

Vetëm pas një sezoni dhe ai nuk ishte i plotë për shkak të lëndimit, duket se skuadra franceze Paris Saint-Germain, është duke u përgatitur që edhe mund ta “humbas” brazilianin Neymar drejt Realit të Madridit.

Për këtë, PSG ka bërë gati një ofertë interesante diku tjetër, për ta mbajtur Neymar në Francë.

Sipas raportimeve të gazetës spanjolle, “Mundo Deportivo”, klubi parisien po e kërkon mesfushorin e Barcelonës, Philippe Coutinho, për të cilin klubi francez ka ofruar 270 milionë euro.

Kontrata e Coutinho në “Camp Nou”, i cili u transferua janarin e këtij viti nga Liverpool, ka një klauzolë lirimi prej 400 milionë euro, por klubi francez ia ka dërguar ofertën njërit prej agjentëve të mesfushorit brazilian, për ta testuar situatën.

Në të vërtetë, Neymar, i cili u bashkua me klubin nga “Parc des Princes” verën e kaluar, është shok i ngushtë me Coutinhon dhe PSG planifikon t’i ribashkojë me një ofertë ekstravagante për të mbajtur brazilianin në klub. /Insporti.com

Nga Redaksia 09.07.2018 09:45
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.