Dështon samiti i Sofjes për shkak të Kosovës?

Nga Redaksia 09.05.2018 08:48

Bashkimi Europian po përpiqet me finesë diplomatike të pengojë përplasjet për shkak të Kosovës në samitin e Ballkanit Perëndimor javën e ardhshme në Sofje. Vendet që nuk e kanë njohur Kosovën kërcënojnë me bojkot.

Grindja e vazhdueshme në disa vende të BE-së për statusin e Kosovës hedh hije në përgatitjet e samitit të Ballkanit të BE-së në Sofje më 17 Maj. Një javë para samitit të BE-së shenjat duken ende se janë për konfrontim.

Pesë vende të BE-së nuk e pranojnë njohjen e Kosovës. Greqia, Rumania, Sllovakia, Spanja dhe Qipro duan ta bëjnë këtë të qartë edhe në samitin e BE-së në Sofje. Sipas tyre asnjë simbol në këtë samit nuk duhet të interpretohet sikur pavarësia e Kosovës e shteti i Kosovës janë të pakontestuar.

Për të mundësuar zhvillimin e samitit siç është  planifikuar, BE përpiqet tani me finesa diplomatike. Kështu në deklaratën përfundimtare të takimit në Sofje nuk do të flitet për vendet e Ballkanit Perëndimor, por për partnerët e Ballkanit Perëndimor, njofton agjencia e lajmeve dpa, duke iu referuar qarqeve të BE.

Spanja nuk merr pjesë për shkak të Kosovës

Nga ana tjetër edhe vendet, ku do të ulen krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së, do të shenjohen me emrat e tyre dhe jo si zakonisht me emrat e vendeve. Me këto rregullime, organizatorët shpresojnë që të mos bojkotohet samiti i Ballkanit Perëndimor. Vetëm kreu i qeverisë spanjolle, Mariano Rajoy, megjithë lëshimet e bëra nuk do të marrë pjesë në samit, bëhet e ditur nga diplomatët e Brukselit. Në Madrid u tha së fundmi, se para sfondit të lëvizjeve seperatiste në Katalonjë, Rajoy nuk do që të dalë në fotografi me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Në samitin e Sofjes do të flitet për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor. Por nuk mendohet se BE do të ofrojë një kohë të saktë anëtarësimi. Kur Komisioni Europian në strategjinë e Ballkanit të prezantuar në shkurt ofroi si datë të mundshme anëtarësimi vitin 2025 për Serbinë dhe Malin e Zi, pati reagime kundërshtuese nga vendet anëtare. Kritikët thonë se Ballkani është ende shumë larg përmbushjes së kritereve që duhen për anëtarësim në BE./DW/

Nga Redaksia 09.05.2018 08:48
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.