Jep dorëheqje ministri serb i Financave

Nga Redaksia.B 08.05.2018 09:49

Qeveria e Serbisë ka konfirmuar se ministri i Financave, Dushan Vujoviq ka dhënë dorëheqje, duke thënë se këtë vendim e ka marrë për çështje personale.
Njoftimi vjen një ditë pasi e përditshmja Blic dhe televizioni N1 kanë raportuar se Vujoviq i ka shkruar kryeministres Ana Brbabiq, duke i ofruar detaje për vendimin e tij.

Televizioni N1 ka raportuar se kryeministrja serbe do të njoftojë më 8 maj Parlamentin serb për këtë dorëheqje.

“Katër vjet janë të mjaftueshme që një person ta dëshmojë veten në një pozitë publike”, ka shkruar në letrën e dorëheqjes së tij Vujoviq, ka raportuar N1.
Ndërkaq, një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka arritur në Beograd më 7 maj për të nisur bisedimet për një program të ri të mbështetjes për vendet e Ballkanit, për të shtyrë përpara reformat dhe për të nxitur rritjen ekonomike.

Ish-ekonomist i Bankës Botërore në Ukrainë dhe në selinë në Uashington, Vujoviq ishte emëruar në postin e ministrit të Financave më 2014 dhe ka qenë i përfshirë në bisedimet e Serbisë për një marrëveshje me FMN-në.
Ka kohë që flitet për mundësinë e riorganizimit të kabinetit të Brnabiq. Kryeministrja serbe ka thënë se “kushdo që nuk është në gjendje të japë të gjitha nga vetja”, do të shkarkohet nga kabineti i saj.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se do të ketë ndryshime në kabinetin qeverisës, por se për momentin, prioritet është zgjidhja e “nyjës së Kosovës”, duke iu referuar kështu përpjekjeve të Serbisë për të përmirësuar raportet me Kosovën, si pjesë e përpjekjeve drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Nga Redaksia.B 08.05.2018 09:49
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.