Albin Tahiri i kënaqur me rezultatin debutues

Nga RedaksiaR 13.02.2018 14:12

"Ishte rezultat që e kam pritur”

Albin Tahiri ka debutuar në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018. Skitari ynë ka zënë vendin e 37-të nga 65 garues në disiplinën kombinim alpin. Gara e parë ishte ajo e lëshimit.

Qëllimi i tij ishte të mos diskualifikohej në debutim. 28-vjeçari pati kohën 2:23.40 sekonda pas dy garave. Albin Tahiri është shprehur i kënaqur me pozitën që ka zënë.

“Unë jam vërtetë i lumtur me garën e lëshimit, përkundër disa gabimeve që bëra. Sllallomi ishte shumë i vështirë, shumë me akull, por ia dola të arrijë në cak dhe zënia e vendit 37 ishte rezultat që e kam pritur”, ka thënë Tahiri pas garës, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës. Në garën e lëshimit, Albini doli i 56-ti me kohë 1:23.84 sekonda.

Trajneri i tij, Agim Pupovci, ishte i kënaqur me lëshimin, por jo edhe aq shumë me sllallom. “Sot ishte gara e parë e Albinit në kombinim alpin, ka qenë një garë shumë e fortë.

Terreni ishte i ngrirë prej katër ditësh, ku është punuar edhe me ingjeksion (mbushje me ujë). Në lëshim ka qenë shumë i mirë, rreth 4.60 sekonda larg vendit të parë, ku u plasua si i 55-ti, kurse në sllallom po ashtu ishte terreni shumë i vështirë, por pasi bëri dy gabime të forta, humbi shumë kohë dhe u plasua në vendin e 37-të prej 65 garuesve.

Me lëshim jam i kënaqur, por me sllallom po të mos ishin këto dy gabimet e mëdha, do të ishte plasmani më i mirë”, tha Pupovci. Pikërisht në lëshim do ta ketë garën e ardhshme, e cila mbahet të enjten (15 shkurt). Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzon paraqitjen e Albin Tahirit, duke e uruar për paraqitjet në garat e ardhshme.

Të ngjajshme Tahiri bëhet sportisti i parë kosovar që garon në Lojërat Olimpike Dimërore Albin Tahiri pritet të debutojë nesër në Lojërat Olimpike Dimërore Shtyhet gara e Albin Tahirit ​Albin Tahiri niset për në garën e parë Thaçi: Kosova në Olimpiadë, fitore e madhe për shtetin tonë Albin Tahiri shpreh emocionet për bartjen e flamurit të Kosovës 


Nga RedaksiaR 13.02.2018 14:12
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.