APN-LB-UDSH dorëzojnë listën zgjedhore në Bujanoc
APN-LB-UDSH ka dorëzuar dokumentet në komisionin komunal zgjedhor në Bujanoc për pjesëmarrje në lokale më 2 qershor 2024.
Njoftimi i plotë në Facebook nga Alternativa për Ndryshim:
Në Komisionin Komunal Zgjedhor sot dorëzuam listën tonë të kandidatëve për këshilltarë të cilët janë garancë e fitores së 2 qershorit.
Si partnerë politik: APN, LB dhe UDSH kemi vendosur që lista jonë të emërtohet „Fronti për Ndryshim“
Lista është mbështetur nga nënshkrimet e qytetarëve, të cilëve u faleminderojmë pa masë.
Dy qershori nuk është larg, Ka ardhur koha!