Këshilli Kombëtar Shqiptar hap konkurs për ndihmë të njëhershme financiare për nxënësit shqiptarë në Luginë
Këshilli Kombëtar Shqiptar, përmes ndihmës financiare nga Qeveria e Kosovës dedikuar shqiptarëve të Luginës për vitin 20204 ka hapur konkurs për ndihmë të njëhershme financiare për nxënësit shqiptarë në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.
Këshilli Kombëtar Shqiptar thirrje për ndihmë të njëhershme financiare;
-nxënësit pa asnjë prind ose vetëm me një prind(prindi/ërit i/e të cilëve kanë vdekur)
- familjet me 3 ose më shumë fëmijë në procesin edukativo-arsimor ( enti parashkollorë, shkollat fillore dhe shkollat e mesme). Të gjitha detajet, formulari dhe dokumentat që kërkohen mund ti gjeni në këtë link: http://kksh.org/.../thirrje-per-ndihme-te-njehershme.../
Afati për aplikim është 01 Prill 2024 deri me 22 Prill 2024 ora 15:00.
Për çdo paqartësi apo pyetje mund të na kontaktoni në nr. tel +381631408945 ose/dhe në email-in kksh.grantet@gmail.com.
Shërbimi për informim i KKSH
01.04.2024