Ivanov nuk nënshkruan ligjin për Gjuhën Shqipe? Zbulohet plani për zvarritje

Nga Redaksia 14.01.2018 13:56

Presidenti Gjorgje Ivanov nuk do ta nënshkruajë ligjin për gjuhët, që rregullon përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe.

Një burim i afërt me kabinetin e presidentit Ivanov tha për INA se, është shumë e qartë se nuk do ta nënshkruajë dhe do të vendos veto për këtë ligj.
“Është mëse e qartë se presidenti Ivanov nuk do ta nënshkruajë ligjin për gjuhët. Ky vendim është i qartë dhe se të hënën presidenti do ta jap arsyetimin e tij”, theksuan burime të afërta me presidentin.
Kabineti i tij është mbyllur orëve të fundit dhe nuk ka dhënë asnjë qëndrim për mediat, gati disa ditë që kur ky ligj mori dritë jeshile nga 69 deputetë.
Nëse Ivanov vendos që të mos e miratojë ligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili i mundëson një shtrirje më të gjerë përdorimit zyrtarë të gjuhës shqipe, ky ligj në afat prej 30 ditëve nga dita e miratimit, përsëri kthehet në diskutim në Kuvend për t`u miratuar, por në atë rast mjafton të sigurojë shumicën e thjeshtë, pa pasur nevojë të firmoset dhe nga presidenti.
Kryeparlamentari Talat Xhaferri, por edhe partitë e maxhorancës kanë theksuar se presin që Ivanov ta nënshkruajë ligjin, që më pas të hyjë në fuqi.
Por se sa do të ndodhë zbatimi i tij, ekspertët dhe njohësit e zhvillimeve politike kanë shumë dilema.
“Mendoj se zbatimi i këtij ligji do të jetë shumë i vështirë për shumë arsye, për shkak të mungesës së kuadrit, mungesës së mjeteve dhe më e rëndësishmja, mungesës së vullnetit politik. Andaj, miratimin e këtij ligji nuk e shoh si përmbyllje të një kapitulli shumë të rëndësishëm të Marrëveshjes së Ohrit ose si frymë që buron nga ky dokument kornizë”, theksoi ditë më pare për Evropën e Lirë, profesoresha e çështjeve juridike, Mirjana Najçevska.
Se presidenti Ivanov nuk do ta miratojë këtë ligj ka dhënë sinjale edhe gjatë deklarimeve të fundit, sidomos në fjalimin e fundvitit të kaluar, kur nënvizoi se Ligji për përdorimin e gjuhëve është jo-kushtetues dhe e cenon unitaritetin e shtetit.

Nga Redaksia 14.01.2018 13:56
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.