Mos dilni nga shtëpia pa mëngjes

Nga Redaksia 11.11.2017 09:57

Mëngjesi është një vakt që nuk duhet evituar. Madje për të duhet treguar shumë kujdes dhe rëndësi, pasi është sasia e parë e ushqimit që marrim në fillim të ditës.

Sipas një studimi të publikuar ne American Journal of Clinical Nutrition thuhet se nëse nuk konsumohet mëngjesi, atëherë rritet rreziku për atak kardiak dhe diabet.

Mëngjesi është si ari! Duhet të konsumojmë në mëngjes ato ushqime që kanë kaloritë dhe vlerat e duhura, dhe jo produkte të dëmshme. Nëse nuk hani mëngjes atëherë keni nivele më të larta insuline të cilat do të sjellin edhe rritje të kolesterolit të dëmshëm. Megjithatë ende ka diskutime se cili është mëngjesi ideal, ai anglez, amerikan, italian, gjerman..

Mëngjesi amerikan: Kryesisht konsumohet kafe, portokalladë, bukë, gjalp, ëmbëlsira, petulla, proshutë, djathë, vezë...

Mengjesi italian: Qumësht, kafe, bukë të thekur, marmalatë, kos, lëng i freskët portokalli. Kush nuk e preferon kafen, konsumon cajin. 

Mëngjesi anglez dhe gjerman: Vezë të skuqura, mustardë, briosh. Një mëngjes me shumë kalori dhe plot yndyrna. Niveli i kalorive në nje mengjes te tille është deri në 1000.

Dietologët nuk ndryshojnë mendim kur thonë se në tavolinë, jo vetëm në mëngjes, por edhe gjatë vakteve të tjera duhen vënë ushqime të shëndetshme, me kalori të kontrolluara, të fresketa. Mënyrën se si hani mëngjes e zgjidhni ju, por apeli është i vazhdueshëm: Mos dilni nga shtëpia pa futur dicka në gojë!

 

Nga Redaksia 11.11.2017 09:57
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Regjistrohu

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *
Pseudonimi publikohet së bashku me komentin e postuar.

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.